LIVE UPDATES
Aktualitet

Dështon lufta anti-kanabis/Nano: Kapëm 92 mijë bimë, asnjë kg drogë s’shkoi në Itali

10 Dhjetor 2021, 10:16 Nga DOSJA
Dështon lufta anti-kanabis/Nano: Kapëm 92 mijë bimë,

TIRANË- Dështon Policia e Shtetit! Përgjatë vitit 2021 ka pasur rritje të plantacioneve të kanabisit në Shqipëri! Sot, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka folur lidhur me bashkëpunimin me autoritetet italiane në luftën kundër kultivimit të kabanisit.  kundër kultivimit të kanabisit. Por shifrat kanë treguar se lufta nuk ka qenë efektive! Sipas të dhënave të publikuara sot, në 2021 janë identifikuar 1119 plantacione me kanabis si dhe janë asgjësuar 92 mijë bimë si dhe shumë grupe kriminale janë kapur në flagrancë. Ndërsa një vit më parë, në raportin e fundvitit, janë kapur dhe sekuestruar plot 58.423 rrënjë bimë narkotike. Mesa duket as monitorimet nga ajri të Policisë shqiptare dhe Guarda Di Finanza nuk kanë qenë aq efikase. Ndërkohë që Nano theksoi se bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti. Ndër të tjera Nano theksoi se 165 zyrtarë vendorë, administratorë të njësive administrative, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre pasi kanë “mbyllur sytë” para kultivimit të lëndëve narkotike.

“Më konkretisht, gjatë këtij viti kemi evidentuar 848 vepra penale për kultivimin e bimëve narkotike, nga të cilat 736 janë raste kultivimi dhe 112 procedime proaktive. Janë implikuar në këtë veprimtari kriminale 668 shtetas nga të cilët 400 janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë. Janë identifikuar dhe asgjësuar 164.775 bimë narkotike, nga të cilat 20.997 në kubikë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2020. U evidentuan 577 vepra penale, nga të cilat 505 ishin raste të kultivimit dhe 109 procedime proaktive. U implikuan 468 shtetas në veprimtari kriminale nga të cilët 284 janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë. U identifikuan dhe asgjësuan 137.216 bimë narkotike, nga të cilat 18.828 në kubikë,”-tha Nano, teksa lexonte shifrat e sukseve të arritura këtë vit nga vendi ynë.

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri duket e po pëson një ndryshim nga ana e trafikantëve nga viti në vit, ndërsa vihet re dhe një zhvendosje e parcelave me kanabis. Gjenerali i repartit të tretë të Guardia di Finanzas, Giuseppe Arbore, tha gjatë konferencës së përbashkët italo-shqiptare në Tiranë, se tashmë trafikantët po ndryshojnë strategji. Sipas tij ata mbjellin në parcela të vogla dhe të thella në zona që nuk mund të identifikohen më lehtësisht nga policia. Sipas përfaqësuesve të Guardia di Finanzias në Shqipëri, ka ndryshuar edhe harta e kultivimit të kanabisit. Duket se nga jugu i vendit, ajo është zhvendosur në zonat qendrore dhe të Veriut.

Nga ana tjetër, pas konferencës për shtyp, Nano qëndroi edhe për të komunikuar me mediat e pranishme, duke folur për testin e drogës dhe çështje të tjera në lidhje me Policinë e Shtetit. Ai tha se kërkonte një Polici të pastër nga përdoruesit e lëndëve narkotike, ndërsa shtoi se testimi nuk ka përfunduar, duke siguruar se nuk do të kishte padrejtësi ndaj askujt. Ndërkohë që foli edhe për largimin e të shumëkërkuarve në Dubai, ngjarjet kriminale në vend, dhe çështje të tjera.

(e.h.k.m/dosja.al)

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Bossat’ ikin në Dubai, Gledis Nano: Do e zgjidhim!Kuvendi nesër? Jemi në gatishmëri

Lufta kundër kanabisit, kreu i Guardia di Finanza: Identifikuam 1119 plantacione

Konferenca kundër drogës, ambasadori Bucci: Do vijojmë bashkëpunimin me Ramën

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano konferenca shqiperi-itali konferenca shqiperi-itali 10 dhjetor 2021 gledis nano konferenca shqiperi-itali konferenca shqiperi-itali 10 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj