Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Reshjet e dëborës bllokojnë rrugën! Bypass-i i Rrugës së Arbrit kalohet me zinxhirë
10 Dhjetor 2021, 12:37Nga DOSJA
DIBËR– Dibra është përfshirë nga reshje dëbore ditën e sotme, duke vështirësuar qarkullimin e automjete në bypass-in e Rrugës së Arbrit. Bëhet me dije se kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhir, ndërsa kanë nisur punën për pastrimin e rrugës borëpastruese. Në njoftimin për të gjithë drejtuesit e mjeteve bëhet e ditur se çdo mjet duhet të jetë i pajisur me pajisjet dimërore dhe me zinxhirë.
NJOFTIMI:
“Byppas-i, i rrugës së Arbërit, është përfshirë nga reshje dëbore duke sjell vështirësi në qarkullim për drejtuesit e automjeteve. Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, ndodhen në shërbim në të gjithë aksin e këtij byppas-i, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme. Policia e Dibrës, u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet”
TIRANË – Në konferencën e përbashkët Shqipëri-Itali mbi goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ka folur edh...
TIRANË – Në konferencën e përbashkët me Policinë e Shtetit për luftën kundër kultivimit të kanabisit, kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuse...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron qytetarët në Jug të vendit për rrezikun si pasojë e reshjeve që pritet që të jenë intensive nga mbrëmj...
DURRËS– Moti është përkeqësuar në qytetin e Durrësit, duke mbushur qytetin me ujë. Paraditen e sotme ka pasur reshje të shumta dhe në formë breshëri....
DURRËS – Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, ku dy persona kanë mbetur të ...