Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
Shpërthimi në Gërdec/ SPAK rinis hetimet, javën tjetër nis marrja në pyetje
10 Dhjetor 2021, 11:32Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Prokuroria e Posaçme, SPAK do të rinisë javën që vjen me pyetjet për hetimet për dosjen ‘Gërdeci’. Familjarëve të viktimave por edhe personat e dëmtuar nga shpërthimi kanë marrë fletëthirrjen nga Prokuroria. Ndërkohë që në pyetje do të merren edhe zyrtarë të lartë, ku një prej tyre është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Por ky i fundit ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të GJKKO për të rikthyer çështjen në hetim, pasi sipas tij dosja është hetuar njëherë, duke e cilësuar vendimin ndaj tij si anti-kushtetutes. SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ishin prindërit e 7-vjeçarit, Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, të cilët i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut. Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehej se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.
DURRËS– Reshjet intensive të shiut kanë dëmtuar rëndë një nga akset rrugore të Ishmit në bashkinë e Durrësit. Për shkak të dëmeve në aksin Lalëz-Dra&...
DIBËR– Dibra është përfshirë nga reshje dëbore ditën e sotme, duke vështirësuar qarkullimin e automjete në bypass-in e Rrugës së Arbrit. Bëhet me dij...
TIRANË – Në konferencën e përbashkët Shqipëri-Itali mbi goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ka folur edh...
TIRANË – Në konferencën e përbashkët me Policinë e Shtetit për luftën kundër kultivimit të kanabisit, kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuse...