LIVE UPDATES
Ekonomi

Kontabilistët: Është i paqartë fiskalizimi nga kasa për faturat me shumë artikuj; Faza e tretë të nisë me grupe biznese

8 Korrik 2021, 05:03 Nga DOSJA
Kontabilistët: Është i paqartë fiskalizimi nga kasa për

TIRANË– Nga 1 shtatori 2021 parashikohet të nisë faza e tretë e fiskalizimit për bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë me konsumatorin. Kontabilisti Sotiraq Dhamo paralajmëron vështirësi për fiskalizimin edhe për sipërmarrjet e vogla. Problematika do të krijohet te bizneset që tregtojnë disa artikuj ushqimore (që mbajnë mall në magazinë) dhe zgjedhin të lëshojnë fatura të fiskalizuara nëpërmjet pajisjeve fiskale.

Dhamo rekomandon që për bizneset siç janë minimarketet është me lehtë përdorimi i programeve softëare, pasi mundëson menaxhim më të lehtë të magazinës. Për bizneset e vogla të shërbimit, siç janë parukeritë, berberët apo dyqanet ushqimore të lagjeve më e favorshme është përdorimi i kasës së përshtatur për fiskalizimin.

“Me përdorimin e programeve software bizneset e vogla kanë mundësi të kontrollojnë lëvizjen e mallit në magazinë. Pra ndjekjen e inventarit do ta kenë më të thjeshtë ta ndjekin në këtë mënyra sesa me faturimin e vjetër nëpërmjet letrave. P.sh minimarketet e kanë të domosdoshme përdorimin e software për menaxhimin e inventarit.

Problemi me kasat është që nëse është një faturë me 70 artikull biznesi është i detyruar të fiskalizojë një për të gjithë artikujt (pra t’i shkruajë një për një të gjithë artikujt) dhe duhet të ketë gjendje të tyre në magazinë, pasi nuk ka sesi të bëjë daljen e tyre nga magazina. Janë shumë problematika dhe transaksione specifike që nuk u është dhënë zgjidhje nëpërmjet ligjit.

Ndërsa bizneset e vogla të shërbimit, siç janë parukeritë, berberët apo dyqanet e vogla ushqimore të lagjes mund të lëshojnë faturat elektronike nëpërmjet kasave”, thotë Dhamo. Për zgjidhjen e problemeve dhe paqartësive që po lindin kontabilisti Sotiraq Dhamo rekomandon se duhej që fillimisht fiskalizimi të zbatohej vetëm për një grup biznesesh.

“Aktualisht të gjitha bizneset janë bërë pilot, pasi atyre u është thënë që zbatojeni këtë proces të ri, pasi nuk do të keni penalitete. Rekomandoj se mënyra e duhur do të ishte të zgjidhej një grup biznesesh pilot, ku të shihej çfarë problemesh do të krijoheshin dhe t’u jepej zgjidhje atyre dhe gjithë bizneseve të tjera”.

Faza e dytë nisi me probleme

Faza e dytë e fiskalizimit, që nisi në 1 korrik për transaksionet pa para në dorë midis taksapaguesve (B2B), po shoqërohet me shumë problematika. Pezullimi i gjobave deri në fund të vitit ka bërë që shumë subjekte të lëshojnë fatura të pafiskalizuara, me pretendimin që nuk ka gjoba. Teksa shumë biznese, nga 34 mijë subjektet që duhet të përfshiheshin në fazën e dytë, nuk e kanë kryer ende fiskalizimin, subjektet që kanë filluar ta zbatojnë atë, janë të paqarta nëse duhet të pranojnë faturat me blloqe, pasi tremben se nuk do t’u njihen si shpenzime të zbritshme, apo nuk do u njihet TVSh e rimbursueshme.

Drejtoria e tatimeve ka bërë të ditur se deri tani 22 mijë subjekte janë pajisur me certifikatë elektronike, që është hapi i parë për fillimin e procesit të fiskalizimit, pasi mundëson kryerjen e nënshkrimit elektronik. Në total, janë 34 mijë subjekte që do të përfshihen në fazën e dytë.

Ndërsa në total, në procesin e fiskalizimit pritet të përfshihen 100 mijë subjekte, 70% e të cilëve do të duhet të përdorin fiskalizimin duke filluar nga 1 shtatori. Ministrja e Financave Anila Denaj tha në Kuvend se nga 1 janari do të gjobiten të gjitha subjektet që nuk do të zbatojnë fiskalizimin (lëshimin e faturave në mënyrë elektronike).

Printimi i faturës së fiskalizuar

Me ligjin e fiskalizimit sipas kontabilistit Armand Mala fatura që printohet, qoftë edhe me një artikull të jetë, printohet në tre faqe. Kjo sipas tij jo vetëm shton vështirësisë e biznesit, por e bën gati të pamundur ruajtjen e faturave që nevojiten për pasqyrat fiskale.

“Në njërën faqe printohen të dhënat e shitësit e blerësit, ne njërën faqe fusha me të dhënat e artikullit dhe në njërën nënshkrimi elektronik. Kjo është një hangari për biznesin. Argumenti i administratës tatimore është se do të jetë elektronike, por biznesi sërish i printon faturat dhe i mban në dosje për çdo rast. Në fund të vitit mund t’i çojë diku në një zyrë kontabiliteti për hartim pasqyrash, apo diku për auditim” thotë Mala.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi ne shqiperi fiskalizimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj