Aksident me shtatë të plagosur në Rrugën e Kombit, dy makina bëhen "copash", tre persona tek “Trauma”
Makinat bëhen "copash" në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur, 3 prej tyre drejt Spitalit të Traumës (VIDEO) 3 Qersho...
Makinat bëhen "copash" në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur, 3 prej tyre drejt Spitalit të Traumës (VIDEO) 3 Qersho...
Helmimi në Bulqizë/ Policia: 30 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore, vijojmë hetimet në bashkë...
Qëlloi me thikë në kokë Sulon, kush është autori? Policia në ndjekje të “Radarit”, peshkatar...
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, sa përfitoi Duro nga tenderi i rikonstruksionit të disa qendrave shënde...
TIRANË- 26 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, për drejtim mjeti pa leje drejtimi si dhe kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Mësohet se 82 persona u janë hequr lejet e drejtimit, për tejkalim shpejtësie, drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe për qarkullim në sens të kundërt. Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2123 drejtues mjetesh për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit Fundjava/Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues. Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive duke përdorur gjithë bazën logjistike, si dhe duke kombinuar shërbimet me ato të Patrullave të Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 2123 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 16 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
• Janë pezulluar 82 leje drejtimi, nga të cilat 51 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.
• Janë vendosur 279 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 76 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia e Shtetit, nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike kanë fluks të shtuar, ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara.
Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Serxhio Çima, 25 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar drejt Shqipërisë pasi akuzohet se ka marrë pjesë në a...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj nuk duroi dot kur lexoi komentin e një studenti të mjekësisë, saqë i kushtoi një status të tërë...
TIRANË– Avokati i familjes Durdaj, Dorjan Matlija ka deklaruar se tashmë duhet të vijojë puna për gjykimin e ish-ministrit Fatmir Mediu, pasi Apeli i...
SHKODËR- Spitali i Shkodrës ka mohuar se Radi Idrizi , i cili është shpallur në kërkim pasi ishte pjesë e organizate kriminale, është i punësuar në spital....
SHKODËR- 8 persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër për pjesëmarrje në grup kriminal, armëmbajtje pa leje si dhe shitje dhe kultivim i lëndëve narko...
TIRANË– 27 vite nga vrasja e dy ushtarëve shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini në Peshkëpi, Prokuroria e Posaçme ka pushuar hetimin pasi nuk...
FIER- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Peshtan të Fierit. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur “kodra e Likovunit” dhe ka përfshirë ullishte...
TIRANË– Në lojë tani janë të huajt. Para disa ditësh në stadiumin “Selman Stërmasi” kanë qenë të pranishëm disa drejtues të bashkisë dhe projektues t...
TIRANË– SPAK ka zbarkuar ditën e sotme në Kadastrën e Vlorës për të vijuar hetimet për disa dosje që ende nuk janë mbyllur. Një prej çështjeve...
SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër i ka dhënë të drejtë degës së Partisë Demokratike në Vaune Dejës e cila ka akuzuar kryebashkiakun, Mark Babani p...