LIVE UPDATES
Politike

Koronavirusi në Shqipëri, Spahia: Rama po ndjek strategji skandaloze, po mbjell terror tek njerëzit

4 Prill 2020, 20:34 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, Spahia: Rama po ndjek strategji skandaloze,

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia është shprehur se kryeministri Edi Rama po ndjek një strategji skandaloze në lidhje me përballimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri. Në një status në Facebook, Spahia shkruan se Rama po mbjell terro dhe se pandemia nuk përballohet me izolim e me polici. Sipas Spahisë, Rama dhe ministrat duhet të tregojnë se çfarë masash janë marrë në lidhje me mbrojtjen e stafit mjekësor dhe se duhet treguar transparencë. Spahia bën apel për shtimin e testimeve.

Reagimi i plotë

E pabesueshme kur edhe gati një muaj pas shfaqjes së rastit të parë me COVID-19, “strategjia” e kësaj qeverie është vetëm izolimi! Gjithologu i Surrelit dhe kukullat e tij, vazhdojnë të mbjellin terror, të kërcënojnë me ndëshkime, të anatemojnë qytetarë e të nxjerrin policinë e ushtrinë në rrugë. Vetëm kaq fatkeqësisht! Kaq është puna e tyre për t’u përballur me epideminë! Dikush duhet t’u shpjegojë kuptimin e fjalëve ”virus” e “pandemi”, se mbase fillojnë e iluminohen, se nuk kontrollohet vetëm përmes izolimit. Karantinimi pa masat e tjera, nuk ka peshën e duhur në përballjen me virusin! Qytetarët në përgjithësi po bëjnë pjesën e tyre, po cfarë dreqin po bën qeveria? Këtë nuk na e thotë as gjithologu e as marionetat e veta, që luajnë rolin e ministres, apo të specialistëve të shëndetit publik! Si mund t’u lihet përgjegjësia vetëm qytetarëve në këtë situatë? Kjo është sa skandaloze aq edhe qesharake. Pasi asnjëri prej tyre nuk u përgjigjet denoncimeve e pyetjeve që do qetësonin qytetarët, se shteti i tyre po sillet apo jo njëlloj si në vendet e tjera:

– Cfarë masash shëndetësore janë marrë? A po ndryshojnë ato, në përputhje me numrat në rritje? Perse kjo mungese e plote transparence?

– Përse nuk respektohet protokolli edhe për personelin shëndetësor kur janë identifikuar të prekur? Rastet nga Shkodra jane shtuar vrullshem, por nga ana e strukturave qeveritare ka patur vetëm heshtje!

– Përse nuk rriten testimet, sic po e kërkon në mënyrë të përsëritur edhe OBSH në Tiranë?

– Perse nuk testohen stafet mjekesore dhe shtresa te tjera me risk te larte?

– Sa teste kryhen në ditë sepse sipas denoncimeve që na vijnë, shifra është më e ulët se e pretenduara 100?

– Sa është shifra reale e të infektuarve? Po e viktimave?

– Sa është shifra e të karantinuarve për shkak të dyshimeve për Koronavirus?

– Përse në spital shtrohen pacientët që shkojnë në gradë të fundit?

– Përse Shqiperia ka perqindjen me te larte te vdekshmerise krahasuar edhe me rajonin, si dhe numrin me te ulet te testimeve?

– Cila është pjesa e përgjegjësisë së autoriteteve për rritjen e papritur të rasteve në Shkodër? 12 raste pozitive nga 15 testime dje, 9 raste pozitive nga 17 testime të reja sot, dhe akoma asnje shtim te testimeve. Nderkohe qe me kete fluks te prekurish do te duhej qe urgjentisht vetem ne Shkoder te beheshin mbi 1000 testime. Kaq budallenj i dini njerëzit, sa të besojnë se është vetëm faji i tyre, kur denoncimet nga Shkodra p.sh. kanë qenë të vazhdueshme por fatkeqesisht te gjitha kane rene ne vesh te shurdher?- A e dini se sot secili qytetar, edhe pa qenë mjek, arrin të informohet përmes TV e internetit se si po përballen vendet e tjera me Koronavirusin? Pra krahas moralit për sjelljen e qytetarëve, gjithologu duhet të thotë se përse nuk vepron sipas protokolleve të OBSH, e eksperiencave të vendeve të tjera, nga ato më të fuqishmet e deri tek vendet e rajonit.

Ky reagim vjen në një kohë kur Shqipëria është izoluar prej tre javësh. Në vendin tonë. Ndërsa numri i të infektuarve shkon në 333. Një 67-vjeçar ka vdekur sot pas 13 ditëve i shtruar në spitalin Infektiv duke e çuar numrin e viktimave në 18 në Shqipëri. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Gjithashtu edhe doktor ‘Luli’, Dhimitër Kraja ka mundur virusin dhe sot është futur në shtëpinë e tij ku do të vetëkarantinohet për 14 ditë. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi bardh spahia edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet