Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Korridoret humanitare! Rusia dhe Ukraina bien në marrëveshje, nis evakuimi i banorëve
8 Mars 2022, 08:15Nga DOSJA
UKRAINË– Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se civilët do të nisin të largohen nga qyteti i rrethuar, Sumi, pas një marrëveshjeje me ushtrinë ruse për hapjen e një “korridori humanitar”.
“Është rënë dakord që kolona e parë të niset në orën 10:00 (sipas kohës lokale), nga qyteti Sumi. Popullsia lokale do të niset me automjete personale”, tha Vereshchuk në një deklaratë televizive.
Sumi, i cili ndodhet pranë kufirit me Rusinë, rreth 350 kilometra në lindje të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, është bërë cak i bombardimeve intensive ruse.
Së paku nëntë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga një sulm ajror në qytet, thanë të martën shërbimet ukrainase të shpëtimit. Dmytro Zhyvytskyi, udhëheqës i administratës rajonale të Sumit, tha në një deklaratë të postuar në Facebook se katër ushtarë ukrainas janë vrarë gjithashtu. Ai e përshkroi situatën si “luftë të pabarabartë me ushtrinë ruse”./REL
KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret ku u bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthe...
PARIS- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pritet të zhvillojnë sot një telefonatë të përbashkët me presidentin e Ki...
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se rekrutët dhe rezervistët nuk po marrin pjesë në operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe nuk do t...
UKRAINË– Kanë kaluar gati dy javë që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës dhe ka pak shenja për një fund të menjëhershëm të gjakderdhjes. ...
UKRAINË– Ukraina për të 13-ën ditë radhazi është duke luftuar kundër agresionit rus, e numri i civilëve të vrarë nga sulmet ajrore dita-ditës po rrit...
UKRAINË– Përleshje të ashpra janë zhvilluar mes trupave ruse dhe atyre ukrainase mbrëmjen e kaluar, në disa qytete të vendit. Sipas CNN, shpërthime t...
UKRAINË– Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka postuar një tjetër video nga vendstrehimi i tij në Kiev, duke zbuluar kështu në këtë mënyrë edhe...
SHBA– Banka Botërore miratoi një financim emergjent prej 723 milionë dollarësh, për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës që të paguajë pagat dhe pensionet e se...