LIVE UPDATES
Bota

Kosova i jep Medaljen Presidenciale Beau Biden, djalit të ndjerë të presidentit amerikan Biden

2 Gusht 2021, 07:59 Nga DOSJA
Kosova i jep Medaljen Presidenciale Beau Biden, djalit të ndjerë

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nderoi të dielën në mbrëmje me Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit, Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili në vitin 2015 ndërroi jetë nga kanceri. Beau Biden, pas përfundimit të luftës në vitin 2001 ka shërbyer në Kosovë për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës. Gjatë ceremonisë së dhënies së Medaljes Presidenciale, presidenti amerikan me një video-mesazh ju drejtua qytetarëve të Kosovës.

Vjosa Osmani: “Trashëgimia dhe veprimet e Beau Biden vazhdojnë të jetojnë në Kosovë”

Presidentja Vjosa Osmani, me rastin e dhënies së Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, tha se  trashëgimia dhe veprimet e Beau Biden vazhdojnë të jetojnë në Kosovë. “Siç është edhe shprehja ‘njerëzit e mirë janë si qiriu’. Njerëzit më të mirë e bëjnë këtë pa e ditur. Unë besoj, se matja e vërtetë e një personi të mirë është ndikimi i përjetshëm që lë pas. Kjo nënkupton para së gjithash njerëzit që ju i frymëzoni, zemrat që i prekni dhe jetët që i ndryshoni pa qenë krejtësisht të vetëdijshëm për këtë. I ndjeri Beau Biden ishte pikërisht i tillë. Ai është qiriu që u ka dhënë dritë kaq shumë njerëzve”, tha Vjosa Osmani, duke iu drejtuar dhe konfirmuar presidentit amerikan marrëdhëniet  e mira ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, sipas së cilës “kalojnë përtej çdo partneriteti që mund të shihet në mbarë botën”.

“Zoti President, më lejoni t’jua them juve dhe gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara: Kosova është edhe shtëpia juaj. Burrave e grave të vendit tuaj, anëtarëve të stafit tuaj, stafit diplomatik dhe gjithë njerëzve të Amerikës, të cilët dëshirojnë ta vizitojnë këtë vend, u themi se do t’i shohim gjithmonë sikur të ishin njëri prej nesh. Institucionet tona dhe më e rëndësishmja, secili qytetar yni, do t’i mirëpresë ata përherë krahëhapur”, u shpreh presidentja Osmani.

Joe Biden: “Nder i madh ta vlerësosh trashëgiminë e djalit tonë Beau”

Gjatë ceremonisë së dhënies së Medaljes Presidenciale për Beau Biden, Presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden iu drejtua me një video mesazh qytetarëve të Kosovës. “Kosova është në zemrat e gjithë familjes Biden”, tha presindeti amerikan i prekur. “Ne thjesht duam të themi se kjo është e pabesueshme, dhe unë dua ta falënderoj Republikën e Kosovës për këtë medalje. Është një nder i madh, është një nder i madh ta vlerësosh trashëgiminë e djalit tonë Beau dhe babait të tij. Punën në Kosovë, Beau e kishte të përzemërt, ai u dashurua me vendin. Ne jemi përgjithmonë mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës me të cilët Beau u dashurua”, tha presidenti Biden.

Biden: “Ka ende më shumë punë për t’u bërë, nuk kam nevojë t’ju them”

Presidenti i SHBA-së e vlerësoi përparimin në Kosovë, por sipas tij, ka mbetur ka mbetur ende për t’u bërë. “Unë kam qenë atje disa herë dhe kam parë njerëzit që punojnë pa u lodhur, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur, në të cilën Beau besonte për popullin e Kosovës. Ka ende më shumë punë për t’u bërë, nuk kam nevojë t’ju them. Më shumë punë për ta luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare. Për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me kombet fqinje, dhe për të forcuar zhvillimin ekonomik. Unë angazhohem për ju, dhe Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri I palëkundur I Kosovës në këtë drejtim “, u shpreh presidenti amerikan Joe Biden përmes video mesazhit.

Edhe një rrugë në qytetin e Ferizajt, në afërsi të kampit ushtarak amerikan Bondstel e mban emrin e të birit të ndjerë të presidentit amerikan, Biden I cili në inagurimin e kësaj rruge ishte personalisht me familjen e tij në Kosovë në cilësinë e zëvendëspresidentit amerikan. Kosova më herët ka nderuar edhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretaren amerikane Medeline Allbright, duke ju ngritur shtatore në Prishtinë për kontributin e tyre me ndërhyrjen e NATO-s, në ҫlirimin e Kosovës dhe largimin e forcave serbe të sigurisë në vitin 1999. Këtë vit pas ndërhyrjes së NATO-os, forca serbe të sigurisë u larguan nga Kosova dhe në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj e mbështetur nga vendet demokratike.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora joe biden kosova nderon beau biden vjosa osmani joe biden kosova nderon beau biden vjosa osmani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet