LIVE UPDATES
Bota

Kosova me rregulla të reja, ndjekje penale për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë

5 Prill 2019, 18:25 Nga DOSJA
Kosova me rregulla të reja, ndjekje penale për zyrtarët që

KOSOVË- Rreth katër mijë e 700 zyrtarë të lartë që punojnë në institucionet e Kosovës, janë të obliguar që çdo vit të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Por, jo të gjithë i respektojnë afatet dhe ligjin për deklarimin e pasurisë.

Vetëm gjatë vitit 2018, Agjencia Kundër Korrupsion ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 390 raste. Nga këto raste, sipas AKK-së, në Zyrën e kryeprokurorit të Shtetit janë përcjellë 105 kallëzime penale.

Edhe këtë vit, sipas zyrtarëve të Agjencisë Kundër Korrupsion, rreth katër mijë e 700 zyrtarë të lartë publikë e kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë, mirëpo ende nuk dihet saktë numri i atyre që kanë shmangur deklarimin e pasurisë së tyre.

Drejtori i Departamentit për parandalim të korrupsionit në Agjencinë e Kosovës Kundër Korrupsionit, Afrim Atashi, thotë për Radio Evropa e Lirë se AKK-ja është në fazën e verifikimit të listave.

“Deklarimin e pasurisë e kanë pasur për obligim rreth 4 mijë e 700 zyrtarë të lartë publikë. Njëherë e kemi verifikimin e listave se kush e ka deklaruar e kush s’e ka deklaruar, (për)ata që nuk kanë arsyetime ligjore, bazë ligjore, që s’e kanë deklaruar në afatin e paraparë, sigurisht se duhet të bëhen kallëzime penale për të gjithë ata që s’e kanë deklaruar pasurinë, sepse është vepër penale mosdeklarimi i pasurisë në kohën e paraparë ligjore”, thotë Atashi.

Për personat që kanë deklaruar pasurinë, Agjencia Kundër Korrupsion, pritet të bëjë publikimin e formularëve në muajin qershor. Rreth 20 për qind e zyrtarëve publikë që e kanë deklaruar pasurinë, do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë për të vërtetuar saktësinë e asaj që kanë deklaruar ata në formularë.

Drejtori i Departamentit për parandalim të korrupsionit në AKK, Afrim Atashi, shpjegon se në rast të mospërputhjes së të dhënave në formularë, atëherë zyrtarët do të dërgohen në Prokurori.

“Ata persona që kanë mospërputhshmëri edhe kanë deklaruar rrejshëm, ne i verifikojmë përmes institucioneve. Të gjithë ata që kanë mospërputhshmëri, sigurisht se agjencia e ka të drejtën që të bëjë kallëzime penale në prokuroritë kompetente”, shpjegon Atashi.

Në fund të muajit mars, gjatë prezantimit të raportit për vitin 2018, drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, deklaroi se për shkak të mosdeklarimit të pasurisë në Prokurori të Shtetit, për t’u ndjekur penalisht kanë përfunduar shumë zyrtarë të lartë institucionalë, duke përfshirë deputetë, zëvendësministra si dhe emra të tjerë publikë. Mirëpo, deri më tani, asnjë nga emrat nuk është bërë publik.

Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës dyshon në vërtetësinë e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, sidomos të atyre politikë. Spahija thotë se Prokuroria e Shtetit do të duhej që të hetonte më tepër aspektin financiar të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

“Ideale do të ishte sikur Prokuroria ta hetonte më tepër aspektin financiar të zyrtarëve të lartë shtetërorë, pra pasurimin e tyre e agjencia me ekspertizën që ka, do të mund t’i jepte ndihmë Prokurorisë së Shtetit në këto raste. Pra, hetimin financiar që e bën agjencia, ta bëjë edhe për Prokurorinë në rast se Prokuroria dyshon për veprime kriminale”, shprehet Spahija.

Qëllimi kryesor i procesit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion është që të identifikohen rastet e krijimit të pasurive të jashtëligjshme nga zyrtarët e lartë publikë në Kosovë.

Kosova vazhdimisht është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare për nivelin e lartë të korrupsionit dhe mosefikasitetin e sistemit të drejtësisë. Niveli i lartë i korrupsionit shihet si pengesë në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Marrë nga REL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni agjencinë kundër korrupsionit deklarami i pasurise rregullat e reja te kosoves zyrtaret e kosoves agjencinë kundër korrupsionit deklarami i pasurise rregullat e reja te kosoves zyrtaret e kosoves

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen