Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
22 Shkurt 2021, 08:08Nga DOSJA
KOSOVË- Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Ndërhyrjet në zgjedhjet e 14 shkurtit në partitë boshnjake, ku të cilat morën vota edhe në zonët ku nuk ka banorë të këtij komuniteti, janë konsideruar si të papranueshme dhe anti Kushtetuese nga Avdullah Hoti.
Ndërkohë që brenda partisë së LDK-së, situata nuk është shumë e qetë për shkak se mos mbledhjes së këshillit të partisë për të vendosur një kryetar. Për manipulimet e votave ka reaguar edhe PLE ku i ka kërkuar KQZ-së që t’i anulojë votat e saj.
Në një thirrje të përbashkët, dy shtetet kryesore të BE-së, Gjermania dhe Franca kanë kërkuar formimin e shpejtë të Qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e presidentit në Kosovë. Ai më tej ka theksuar se Gjermania dhe Franca, do të mbështesin vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur rinumërimin e 500 vendvotime. Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka treguar se procesi i numërimit të votave nga diaspora dhe ato me kusht mund të nisë pas një jave, pasi të mbaroj rinumërimi i votave. Sipas tij, aktualisht janë duke u marrë me procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë vendi. Nga ana tjetër LVV-ja po synon të krijojë qeverinë e vetme dhe është duke pritur rezultatin që do të dalë pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.
Çfarë ndodhi në 14 shkurt?
Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.
Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.
Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.
(I.A.k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Këshilltari i sigurimit kombëtar të Joe Biden, Jake Sullivan, tha të Dielën se SHBA-të kishin filluar të komunikonin me Iranin mbi ndalimin e shteta...
ZVICËR- Zvicra është ende e paqartë se çfarë do të bëjë me vaksinat anti-Covid të AstraZenecës. Reuters shkruan se në fillim të këtij muaji Zvicra k...
TUNIZI- Një doktor në Tunizi në spitalet Covid ka luajhtur me violinë për të lumturuar pacientët e shtruar në spital. I veshur me veshjet mbrojtëse Mohamed Sala...
GJERMANI– “Qoftë në filozofi, në letërsi, pikturë dhe muzikë, në shkencë, mjekësi, në biznes, hebrenjtë i kanë dhënë formë historisë sonë dhe e kanë...
Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rihapin shkollat publike në të gjithë vendin në mes të pandemisë së koronavirusit. Shtëpia e Bardhë tha të dielën se shpreson...
Jacqueline F. ra pre e një lajmi të rremë në Instagram në vitin 2019. Oficerët e policisë keqtrajtuan dhe varën protestuesit në stacionet e metrosë në Kili, sip...
Bëri mijëra kilometra që të vijë në Prizren dhe të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.Orhan Galushi ka 35 vjet që është larguar nga vendlindja dhe jeton në Holan...
Turma të mëdha marshuan të dielën në Mianmar për të dënuar grushtin e shtetit të organizuar nga komandantët ushtarakë më 1 shkurt. Protestat e së dielës pasojnë...
BRITANI E MADHE-Personat që janë të sëmurë me HIV në Angli do të vaksinohen kundër Covid-19, pa i treguar mjekut të përgjithshëm sëmundjen që vuajnë në mënyrë q...