Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai e konsideron reformimin e prokurimit publik si një ndër pikat më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një konferencë për “Transformimin e prokurimit publik”, ku mori pjesë edhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe e disa kryetarë komunash. Kurti tha se korrupsioni ka qenë i përqendruar rreth qeverive të kaluara, ndërsa tha se për reformimin e prokurimit publik duhet njerëz profesionalë e me integritet moral.
“Për qeverinë tonë të re, reformimi i prokurimit publik është ndër pikat më të rëndësishme në luftimin e korrupsionit dhe parandalimin e keqpërdorimit të parasë publike. Prokurimi publik duhet të jetë i mirë planifikuar, i mirë menaxhuar me mekanizma të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies dhe me zyrtarë profesionalë me integtritet moral. Ne e dimë se vlerësimet e përvitshme të organizatave të ndryshme thonë se korrupsioni, ashtu si pushteti politik dhe financiar ka qenë i përqendruar rreth qeverisë dhe se fushat më të korruptuara janë konsideruar prokurimi publik, ndërmarrjet shtetërore dhe bizneset private”, tha ndër të tjera në fjalën e tij në këtë konferencë, kryeministri Albin Kurti.
Sipas kryeministrit kosovar, korrupsioni tani nuk mund të lidhet me nivelin e lartë politik, ndërsa premtoi se nëse dëshmohet e kundërta, do të merrte masa menjëherë.
“Korrupsioni nuk mundet më pas 14 shkurtit të jetë i lidhur me nivelin e lartë politik sepse ne kemi zgjedhur një qeveri me njerëz profesionistë, të mirëedukuar dhe me integritet të lartë moral. Nëse e kundërta dëshmohet, ju garantoj këtu që masat do të jenë të menjëhershme sepse toleranca ndaj korrupsionit në këtë qeveri është zero”, deklaroi Kurti.
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA – Numri i gazetarëve të burgosur në mbarë botën shënoi rekord të ri në vitin 2021, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.Në raportin e publikuar...
GJERMANI – Prindërit e Olaf Scholz ndoqën nga ballkoni VIP i Bundestagut teksa i biri u betua si kancelar i Gjermanisë. I ati i kancelarit, Gerhard Scholz...
FRANCË – Dy persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi me thikë “të frymëzuar nga xhihadistët” janë vënë nën prangat e Policisë fran...
AUSTRALI – Nëna e një gruaje të re afgane, e cila u vra nga burri i saj, është akuzuar se e detyroi vajzën e saj në një martesë me zor për një pagesë prej...
NJU JORK – Një ngjarje aspak e këndshme është shënuar një Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është djegur pema e Krishtlindjeve, ngjarje që...
SHBA – Zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA kanë nisur të ngrenë “furtuna” që tani teksa çdo kandidat i përfolur po kalon në pasiguri kundre...
ZELANDË E RE – Zelanda e Re ka njoftuar se do ta ndalojë duhanin për gjeneratën e ardhshme, në mënyrë që ata që janë 14 vjeç e poshtë sot të m...
SHBA – Gjigandi teknologjik, Apple, ka vendosur që këtë vit të ndërpresë prodhimin e iPhonëve të rinj, gjë të cilën e ka bërë ndër vite rregullisht, edhe ...
DANIMARKË – Në mënyrë që të parandalojë përhapjen e shpejtë të variantit të ri të COVID-19, Omicron, Danimarka ka marrë një vendim për të vendosur ku...
GREQI – Duke iu referuar rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve, Ministria e Shëndetësisë së Greqisë njoftoi se, vlefshmëria e certifikatave të vaksinimi...