LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ju të hani m***”/ Kushëriri tregon ç’e shtyu Roland Pulën të ekzekutonte vëllezërit Bardhi: Fjalët e viktimave e

7 Qershor 2020, 16:40 Nga DOSJA
“Ju të hani m***”/ Kushëriri tregon ç’e shtyu

TIRANË– Kushëriri i Roland Pulës, Kostandin Pula, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tronditëse.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kostandin Pula ka zgjedhur të sqarojë të gjithë zanafillën e sherreve mes dy familjeve teksa shton se ata janë treguar shumë moskokëçarës ndaj familjes së tyre. Pula shkruan se Elton Bardhi, vëllai tjetër i dy viktimave u ka plagosur rëndë kushëririn dhe se për këtë ngjarje nuk kanë denjuar aspak që të kërkonin ndjesë deri në momentin që fajtori u arrestua.

Sipas Kostandin Pulës, kush i njeh si familje e di mirë se çfarë njerëzish janë që nga koha e gjyshit të tij Frrok Pula, por që për çdo ngjarje kriminale që ndodhte në Krujë, autoritetet shkonin në dyert e tyre.

Postimi i plotë

Sqarim publik: Në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë, ku djali i xhaxhait tim Roland Pula, qëlloi me armë dy vëllezërit Bardhi, pas një sherri të çastit, me ta. Dua të sqaroj opinionin publik se: Patëm vendosur të mos shprehemi publikisht në lidhje me këtë çështje, në respekt të viktimave. Por po shohim që disa media e portale, si: Neës24, Panorama, etj, nuk janë të informuara qartësisht në lidhje me dinamikën e ngjarjeve. Ne nuk kemi patur asnjëherë ngatërresa tokash e pronash me familjen Bardhi. Ne, në vitin 2005 kemi patur një incident me këtë familje, ku Elton Bardhi qëlloi pas shpine me thikë djalin e Xhaxhait tonë Besnik Pula. (Besniku nuk është xhaxha i Rolandit, por djali i xhaxhait).

Pas këtij atentati, ne e nisëm Besnikun me urgjencë drejt Turqisë për mjekim pasi thika i kishte depërtuar nga qafa përmes mushkërive, në aortë, deri afër zemrës. Dhe mjekët shqiptarë nuk e merrnin dot përsipër një operacion aq të rrezikshëm. Ndërkohë, Rolandi (në atë kohë 16 vjeç), ka gjetur një armë dhe ka shkuar e qëlluar mbi banesën e familjes Bardhi, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Rolandi u arrestua menjëherë nga policia e fushëkrujës, ku edhe pse ishte vetëm 16 vjeç u dhunua barbarisht ku iu thyen brinjët në komisariatin e fushëkrujës.

Pas ngjarjes, familja Bardhi as nuk denjoi të interesohet për shëndetin e djalit të xhaxhait tonë, e aq më tepër të shprehet për lirimin e Rolandit, arëherë 16 vjeç. Disa muaj më vonë, Elton Bardhi arrestohet nga policia dhe u dënua me 5 vite burgim, për “plagosje të rëndë me dashje”. Disa muaj para se Elton Bardhi të lirohej, familja e tij na sjell njerëz për pajtim. Ky veprim u konsiderua si fyes për ne, pasi në 5 vite ata asnjëherë nuk ishin interesuar për shëndetin e djalit të xhaxhait tonë Besnikut. Madje dua të them se atë e shpëtoi Perëndia, se për familjen Bardhi ai ishte i vdekur.

Ngjarja mbeti pezull: as nuk u pajtuam, por as nuk kishim ndërmend të hamerreshim më. Pasi të gjithë u martuam dhe krijuam familjet tona, dhe e konsideronim atë ngjarje, si ngatërresë të rinjsh. Gjatë këtyre 15 viteve, Rolandi dhe djemtë e xhaxhait tim kanë qenë në qendër të operacioneve policore. Sa herë që në zonat e Krujës e Fushëkrujës ndodhte një ngjarje, të parët që arrestoheshin kanë qenë Rolandi me të vëllezërit dhe djemtë e xhaxhait tjetër. Kam lexuar nëpër portale se Rolandi ka shkuar në Itali për të vjedhur, se i ka vënë eksplozivin hekurudhës, dhe se ka bërë grabitje. Të gjitha këto janë të pavërteta! Sepse sa herë që në ato zona ndodhte një ngjarje, (siç e thashë më lart), të parët që merreshin në pyetje ishin kushurinjtë e mi. Dhe shumë nga këto ngjarje, ua kanë sajuar në komisariatin e policisë së FushëKrujës. Dua gjithashtu të sqaroj se: nga mediat dhe portalet, janë përmendur emrat e të vdekurve tanë, si gjyshi im Frrok Pula. Kush na njeh e di mirë historinë familjes sonë. Dhe e di se sa burrë ka qenë gjyshi ynë. Dhe po ashtu e di se ai ka 8 vite që ka vdekur.

Edhe kërcënimi i pretenduar nga gazetarët e gazetës Panorama, se Rolandi i ka kërcënuar vëllezërit nuk është i vërtetë. Sepse Rolandi ka qenë në lokalin afër banesës së tyre, dhe jo ata pranë shtëpisë sonë. Dhe për më tepër, ne e dinim se të katërt vëllezërit Bardhi ndodhen jashtë shtetit, dhe nuk janë fare në Shqipëri. Policët e dështuar të komisariatit të fushëkrujës, po u japin qëllimisht informacione të sajuara gazetarëve, për prishjen e imazhit të familjes sonë. Me këtë nuk dua të justifikoj veprimin e Rolandit, përkundrazi. Kjo ngjarje ishte një fatkeqësi madhe për të dyja familjet tona. Të dyja familjet tona dje dhe sot kanë pasur mort. Sa i përket ngjarjes së para dy ditëve: Ne akoma nuk kemi mundur ta kontaktojmë Rolandin, ta pyesim si ka qenë situata, përse degradoi deri në vrasje. Disa persona, dëshmitarë në vend na kanë thënë se Rolandi është provokuar në lokal nga vëllezërit Bardhi, duke i thënë: “Ku jeni ju trimat? Ju të hani … sepse keni 15 vjet që nuk na keni bërë dot gjë”. Dhe pikërisht kjo fjali ka bërë që Rolandi të dalë të gjejë një armë dhe i ka qëlluar.

Megjithatë, unë kam besim se drejtësia do të ndodhë dhe se gjërat do të sqarohen shumë shpejt. Nëse Rolandi ka qëlluar vërtet mbi vëllezërit Bardhi, ai do të marrë dënimin që meriton. Ne nuk pranojmë që për shkak të kësaj ngjarje të na bëhet gjyqi publik nga gazetarë që as nuk kanë denjuar të na pyesin për ngjarjen. Por i sajojnë gjërat nga tryezat e tyre të punës. Gjithashtu u bëj thirrje mediave të qëndrojnë larg kësaj ngjarjeje, të përcjellin vetëm informacionet rreth ngjarjes, dhe jo të na bëjnë biografinë e familjes. Sepse kjo është një shkelje e hapur e etikës. Mbetem në dispozicion tuaj për çdo sqarim tjetër.

Dy viktimat, Xhontil dhe Gramoz Bardhi u përcollën një ditë më parë për në banesën e fundit. Vrasje e dyfishtë ndodhi rreth orës 22:25 të mbrëmjes në Krujë. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi u qëlluan për vdekje nga Roland Pula në lokalin e fshatit Gramëz. Të rinjtë humbën jetën rrugës për në spital. Gjithçka erdhi pas një konflikti në një lokal mes dy viktimave dhe vëllait të Pulës. Ndërkohë paraprakisht është raportuar se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë prishja e pazareve për vjedhjet. Pula është ende në kërkim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz bardhi kostandin pula roland pula xhontil bardhi gramoz bardhi kostandin pula roland pula xhontil bardhi

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Qershor 2020, 16:21

TIRANË–Maturantët do të zhvillojnë nesër provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Në rang kombëtar, janë rreth 32 mijë maturantë, që do të testojnë njohurit...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion