LIVE UPDATES
Ekonomi

Kostot e importit dhe ikja e prodhuesve shqiptarë drejt Maqedonisë; Pse u rritën çmimet e vajit me 60% në një vit

12 Prill 2021, 05:14 Nga DOSJA
Kostot e importit dhe ikja e prodhuesve shqiptarë drejt Maqedonisë;

TIRANË– Çmimet e vajit për gatim panë një shtrenjtim të shpejtë në fillim të këtij viti, teksa shitësit me pakicë lajmërojnë rritje të mëtejshme gjatë vitit 2021.

Pikat e pakicës morën furnizimet e reja me 220-250 lekë për litër. Në harkun kohor të një viti, çmimi i një litri vaj është rritur me rreth 60%, duke shkuar në 250 lekë nga 157 lekë në shkurt të vitit të kaluar, në 190 lekë në janar 2021. Sipas operatorëve kryesorë të tregut, shkak për këtë rritje është bërë mungesa e prodhimit të lulediellit në vendet kryesore prodhuese, si Rusia, Ukraina, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.

Mungesa e lëndës së parë ka rritur çmimet për importin e vajit të gatshëm dhe kostot për importet e grexhos për fabrikat që prodhojnë në Shqipëri. Vaji i lulediellit është përbërësi kryesor i shportës për familjet e varfra. Rritja e çmimit të tij do të përkeqësojë aftësinë blerëse dhe konsumin te këto shtresa. Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve lajmërojnë se furnizimet me vaj luledielli, në gjysmën e parë të vitit 2021, do të kufizohen për shkak të rendimenteve të dobëta të lulediellit nga prodhuesit e Detit të Zi. Rajoni u prek nga kushtet e thata gjatë sezonit të rritjes, duke rezultuar në rendimente më të ulëta sesa pritjet e tregut.

Deficiti i furnizimit do të vazhdojë gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, i cili po reflektohet në nivelin e çmimeve. Furnizimi i kufizuar do të përkeqësohet nga vendimi i Rusisë për të rritur taksat e eksportit për farat e lulediellit në 30% nga 9 janari deri më 30 qershor.

“Çmimi në bursë i vajit të përpunuar ushqimor është rritur 35-40%, pasi korrjet e lulediellit kanë qenë shumë të ulëta. Nga jashtë, vaji aktualisht vjen me çmim 1400 dollarë për ton, duke shtuar edhe 20% koston e TVSH-së, çmimi final është i shtrenjtë. Në këtë rast, shteti duhet të ulë TVSH-në e produkteve të shportës” – tha Bajram Dine, përfaqësuesi i kompanisë Fjol.

Sipas të dhënave të INSTAT, importet u rritën 26,4% më shumë se në 2019. Rritja erdhi tërësisht nga importi i vajit të lulediellit të përpunuar dhe ambalazhuar, pasi në Shqipëri nuk ekziston më industria e prodhimit.

Operatorët kryesorë janë kthyer në tregtarë të vajit të importit. Kompanitë pohuan se prej kohësh, në fabrikat e tyre vetëm sa paketohet vaji i përpunuar që vjen nga jashtë. Është më e leverdishme të importojnë vaj të botiluar ose të përpunuar dhe të bëjnë vetëm ambalazhimin. Sipas bilanceve të deklaruara në QKB, të tjera kompani me qarkullime të larta vjetore kanë falimentuar. Vështirësitë janë të shumta edhe për sipërmarrësit që vite më parë investuan për rafineritë e përpunimit të vajit grexho.

Pamundësia financiare për të përballuar kostot i ka kthyer rafinuesit shqiptarë të vajit ushqimor në tregtarë importi. Tarifat e larta të vajit grexho, që importohet nga vendet e BE-së, kanë detyruar operatorët e përpunimit të fikin rafineritë dhe t’i transferojnë në Maqedoninë e Veriut.

Operatorët kryesorë janë kthyer në tregtarë të vajit të importit. Kompanitë pohuan se prej kohësh, në fabrikat e tyre vetëm sa paketohet vaji i përpunuar që vjen nga jashtë. Është më e leverdishme të importojnë vaj të botiluar ose të përpunuar dhe të bëjnë vetëm ambalazhimin.

Vendet kryesore nga importohet vaji janë: Bullgaria, Hungaria, Serbia dhe Ukraina. Prej 30 vjetësh, kompania “Bomira” importon vaj grexho (të parafinuar) nga Bullgaria, ndërsa përpunimin e bën në rafinerinë e Maqedonisë së Veriut. Vaji importohet i përpunuar nga shteti fqinj dhe më pas paketohet në shishe në fabrikën e “Bomira”-s. Kompania ka filiale të shitjes në qytetet kryesore të Shqipërisë si: Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë etj.

Administratori i “Bomira”-s, Ylli Aliaj, thotë se për vajin në Shqipëri ka dy çmime referencë taksimi, për produkte që vijnë nga Europa dhe vendet jo anëtare. Për këtë arsye, prej vitesh ai importon vaj grexho nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, por e rafinon në Maqedoninë e Veriut. “Nëse vaji i papërpunuar importohet nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, siç është Bullgaria, vaji që hyn në Shqipëri taksohet më shumë, për shkak të tarifës me BE-në. Fakti që në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë prodhues vaji, por vetëm rafineri përpunimi, tarifa doganore e importit është më e lirë”.

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi cmimi i vajit ne vend cmimi i vajit ne vend

Sondazh

Poll
Ekonomi 11 Prill 2021, 05:48

TIRANË – Statistikat e ecurisë ekonomike për vitin 2020 habitën shumëkënd. Pas një tkurrjeje prej -5.5% për 9-mujorin, ekonomia bëri një kthesë të papritur...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë