LIVE UPDATES
Aktualitet

KPA hap shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Bujar Memia

15 Mars 2022, 18:15 Nga DOSJA
KPA hap shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Bujar Memia

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA rrëzoi të martën dy kërkesa paraprake të prokurorit të Krujës, Bujar Memia që synonin pezullimin e procesit dhe vendosi hapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me ankimin e tij ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP që e shkarkoi nga detyra. Për rreth gjashtë orë e gjysmë, Memia dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, Fatmir Braka dhe Anteo Papa parashtruan shkaqet e ankimit lidhur me aspektin procedural dhe pjesërisht për themelin e çështjes. Kolegji vendosi të shtyjë seancën për të vijuar dëgjimin e pretendimeve të palëve një ditë tjetër.

Në dy seancat parardhëse të zhvilluara në datat 17 dhe 18 shkurt, Memia paraqiti kërkesa të tjera paraprake, duke pretenduar se KPA nuk ishte gjykata kompetente për shqyrtimin e rastit të tij, si dhe kërkoi plotësimin e dokumenteve nga KLP dhe ILD. Edhe këto kërkesa u rrëzuan nga KPA.

Bujar Memia u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 31 mars 2021 me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të qëndrimit të tij pasiv ndaj vendimeve të gjykatës për lirimin me kusht të dënuarve për vepra të rënda penale, Ilir Paja dhe Hekuran Billa. Ky i fundit u ekzekutua pak kohë pas lirimit, më 11 qershor 2020.

Nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Fatmir Braka, ish-prokurori Memia kërkoi konstatimin e pavlefshmërisë absolute të pjesshme të vendimit të Kolegjit të marrë gjatë shqyrtimit paraprak në dhomë këshillimi, për kalimin e çështjes në seancë publike. Sipas Memisë, vendimi duhej të konstatohej absolutisht i pavlefshëm lidhur me pjesën e përbërjes së trupit gjykues. Avokati Braka argumentoi bazuar në legjislacionin për Gjykatën Kushtetuese. Ai vërejti se KPA ka vetëm 7 anëtarë dhe nuk mundet të formojë shumicën e thjeshtë prej 5 anëtarësh që përcaktohet për vendimarrjet e Gjykatës Kushtetuese që përbëhet nga 9 anëtarë.

Po ashtu, u pretendua se KPA po shqyrton themelin e çështjes, pasi vendimi i KLP-së për shkarkimin e Memisë nuk ishte i formës së prerë dhe për rrjedhojë trupa duhej të përbëhej nga 5 gjyqtarë, ashtu si në rastet e rivlerësimit dhe jo me 6 anëtarët që ka Kolegji. Përfaqësuesit e KLP-së dhe të ILD-së e kundërshtuan këtë kërkesë. Sipas KLP-së, akti i shkarkimit të Memisë është administrativ dhe se ligjvënësi ka parashikuar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese. Përfaqësuesit e ILD-së konstatuan se procesi nuk kishte të bënte me rivlerësimin, por ishte disiplinor. Avokati Braka deklaroi se Memia ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e një togfjalëshi në legjislacionin për vetingun e magjistratëve dhe të institucioneve të rivlerësimit kalimtar që, sipas tij ishte antikushtetues. Bazuar në këtë argument, Memia kërkoi pezullimin e gjykimit deri në vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Pasi u tërhoq, KPA vendosi të mos i pranojë të dyja kërkesat e Memisë dhe pasi hapi shqyrtimin gjyqësor, u kërkoi palëve të paraqisnin parashtrimet. Për rreth katër orë, avokati Anteo Papa dhe ish-prokurori Bujar Memia paraqitën një pjesë të shkaqeve të ngritura në ankim.

Ata e cilësuan vendimin e KLP-së të marrë në cënim të procesit të rregullt ligjor. Sipas Memisë, KLP nuk kishte analizuar mënyrën se si e kishte filluar hetimin disiplinor Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si dhe provat e shpjegimet që kishte paraqitur gjatë procesit. Duke e cilësuar të paligjshëm gjithë procesin administrativ për hetimin disiplinor të zhvilluar ndaj tij, avokati Papa dhe Memia u shprehën se vendimi për shkarkimin ishte marrë në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me jurispudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se i kishte shkaktuar diskriminim.

Gjatë seancës të martën ata parashtruan qëndrimin e tyre edhe lidhur me dy prej katër çështjeve të verifikuara nga ILD, për të cilat Memia u ngarkua me përgjegjësi gjatë hetimit disiplinor. Ai theksoi se nuk ishte palë në këto procese dhe se në një rast nuk i ishte njoftuar vendimarrja e gjykatës. Po ashtu, Memia pretendoi se në asnjë rast nuk ishte kryer hetim i plotë për aktet e institucioneve ku gjykata dhe ai ishin bazuar për të vlerësuar gjendjen e të dënuarve të liruar. Sipas Memisë, në asnjë rast nuk kishte pasur penalizime të punonjësve të IEVP-ve apo të Shërbimit të Provës, të cilët kishin hartuar ktet mbi të cilat ishte bazuar lirimi të dënuarve.

Rreth orës 16:30, Kolegji vendosi të ndërpresë seancën dhe e shyu për më datë 7 prill, në orën 09:00. Kryesuesja Albana Shtylla solli në vëmendje se trupa gjykuese dhe të gjitha palët ishin njohur me parashtrimet e njëra-tjetrës dhe u kërkoi që në seancën e radhës të jenë më të përmbledhur, për shkak të ekonomisë gjyqësore.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bujar memia bujar memia

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët