Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Lapaj lexon kërkesat:Qeveria ka afat që të shqyrtojë kërkesat dhe ta dalë me paketë të dytë
15 Mars 2022, 17:04Nga DOSJA
TIRANË- Aktivisti Adriatik Lapaj ka lexuar kërkesat që i kanë drejtuar qeverisë për uljen e çmimeve si dhe marrjen e masave për të përballuar krizën. Gjatë fjalës së tij, Lapaj pasi lexoi kërkesat, tha se qeveria Rama ka kohë deri të shtunën për të marrë masa dhe të dalë me një paketë të dytë. Ndryshe sipas tij ata do të dalin në një marshim kombëtar më të madh.
“Përmbledhje në Pika: Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit. Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë Përcaktimi dhe ngrirja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve. Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës dhe përcaktim i minimumit jetik. Hetim e mbikqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve. Deri të shtunën i lëmë afat qeverisë që të shqyrtojë kërkesat për të dalë me një paketë të dytë,” tha Lapaj.
TIRANË-Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë lajmin e Reuters se jahti i manjatit rus, Roman Abramovich, ndodhet në ujërat e territorit shqiptar. Në një komun...
TIRANË- Aktivisti Migen Qiraxhi ka deklaruar se ata janë të solidarizuar me të gjithë qytetarët në Ukrainë, për shkak të luftës nga Rusia. Gjatë protestës ...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e vendimit për mosshkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra si kryetar i shtetit. Sot, Gjykata Kush...
TIRANË- Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale u janë bashkuar protestës ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se studentët kërkojnë uljen e çmimeve...
TIRANË- Qytetarë të Tiranës kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore si dhe të karburantit. Me pankarta ...
TIRANË – Marson Murataj, njëri prej personave të arrestuar për zbulimin e 119 kg kokainë në kontejnerin e bananave në Vaqarr është rikthyer në burg. Vendim...