Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË-KQZ nisi me testimin e teknologjisë në zgjedhje. Ky testim është kryer ne prezencën e përfaqësuesve të partive politike, atyre të OSBE dhe përfaqësuesve të ambasadave, KQZ demostroi përdorimin e pajisjeve për identifikimin elektronik të zgjedhësve.
Fillimisht kryhet kolaudimi e më pas vuloset. Janë komisionerët e qendrës së votimit që heqin vulat e mandej nisin përdorimin.
Pas ndezjes së pajisjes vendoset numri qendrës së votimit. Kryetari dhe sekretari verifikojnë numrin e qendrës së votimit dhe atë të votuesve. Më pas merret vendimi për hapjen e qendrës së votimit.
Hapet pajisja dhe printohet proces verbali me numrin e votuesve që në start është zero. Më pas skanohet karta dhe del informacioni votuesit.Pajisja shfaq foto e votuesit të dhënat. Votuesi vendos shenjën e gishtit e më pas nga pajisja printohet proces verbali që e mban komisioni e më pas votuesi i drejtohet kutisë së votimit.Nëse një votues paraqitet për herë të dyte për te votuar momentin kur futet karta e identitetit pajisja lëshon një alarm.
Në rastet kur karta e identitetit është e dëmtuar dhe nuk e lexon pajisja atëherë numri futet manualisht.
Gjatë fjalës së tij kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara.
“Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje koha e shkurtër për te identifikuar votuesin. Një minutë e pak sekonda. Pajisja e verifikon qartë votimin me kartë të falsifikuar apo tentativën për të votuar dy herë, është pjesë e kësaj qendre votimi apo jo. Ai që tenton ta bëjë votimin dy herë, apo me kartë të falsifikuar identifikohet lehtësisht.Demonstrimi i sotëm ishte paraprak për të shuar kuriozitetin dhe ishte një mundësi se kjo pajisje funksionon. Për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, me shumë mundësi do të jetë qendra e votimit në njësinë nr 8 në Tiranë” tha Celibashi.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Petrit Gjorgji quhet mjeku që është dhunuar sot në QSUT nga një 24-vjeçar pasi kishte pretendime në kurimin që po i jepej të afërmit të tij....
TIRANË– Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19 mjeku i njohur Petro Shamo, i cili ka mbajtur për disa kohë dhe postin e shefit të spitalit In...
TIRANË– Policia e Tiranës arrestoi një 24-vjeçar pasi ka dhunuar mjekun në QSUT. Burimet bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në spitalin Infe...
TIRANË– Një 24-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi ka dhunuar mjekun e QSUT-së, Petrit Gjorgji. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ...
BRITANI– Rreth 2.3 tonë kokainë me vlerë 184 milion paund është gjetur e fshehur në një kamion me kuti bananesh që vinin nga Kolumbia. Policia britanike dha det...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë lajm mbi raportin paraprak të ODHIR i cili do t...
TIRANË– Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë vendin tonë edhe përgjatë fundjavës dhe fillimit të javës që vjen.Moti parashikohet kry...
ITALI– Tre shqiptarë, midis moshave 25 dhe 30 vjeç janë përleshur me njëri-tjetrin duke mbetur edhe të tre të plagosur, për një maskë anti-Covid.Ng...
ITALI– Vdekja e Pjerin Lleshajt, një 38-vjeçar shqiptar që humbi jetë pas infektimit nga Covid-19k ka hapur debat në mediat italiane. Lleshaj, shqi...