Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Krerët e PD/ Ankesat për listat, Minarolli: I janë shtuar pjesëmarrësit e referendumit
17 Prill 2022, 14:32Nga DOSJA
TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ervin Minarolli ka sqaruar ish-kandidatin për kreun e degës së PD-së në Kukës, Irel Elezi, i cili hodhi akuza për listat. Në një reagim zyrtar të shpërndarë nga PD, Minarolli shkruan se emrat e tjerë janë shtuar në listë janë të shtuar pas referendumit të 18 dhjetorit për shkarkimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha.
“Lidhur me disa pretendime për listat e votuesve në zgjedhjet për kryetar në disa degë të PD, sqaroj si më poshtë: Listat zgjedhore të vëna në dispozicion të Komisioneve zgjedhore të degëve, janë listat e vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD. Kësaj liste i janë shtuar edhe pjesëmarrësit në referendumin e datës 18 dhjetor 2021 në të cilin votuan të gjithë anëtarët ndër vite që dispononin kartat e anëtarësimit të Partisë Demokratike. Ftohen të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën të sjellin përfaqësuesit për verifikimin e listave origjinale në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike dhe auditimin e procesit të votimit në degë. Komisioni i Organizimit dhe i Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike do të garantojë transparencën e plotë të procesit zgjedhor,”-tha Minarolli.
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka zbuluar emrat e drejtuesve të 9 degëve, disa në Tiranë ...
TIRANË– Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike në degën e Kukësit, ka zgjedhur të mos marrë pjesë në votimet që po zhvillohen sot në shenjë soli...
TIRANË– Ditën e sotme besimtarët katolikë festojnë Pashkët dhe lindjen e Krishtit. Sot, për herë të parë pas 2 vitesh pandemi, në Katedralen e Shën P...
KUKËS– Irel Elezi është tërhequr nga gara për të marë drejtimin e kreut të Partisë Demokratike në Kukës. Sipas tij, i gjithë procesi është i manipulu...
PATOS– Ditën e sotme ka nisur procesi i zgjedhjeve për kreun e degës së Partisë Demokratike në Patos. Votimi është hapur në orën -9:00 dhe do të viojë der...
TIRANË- Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet për grupseksionet ku Gentian Kasalla është zgjedhur si kryetar i grupseksionit 13 të lagjes ‘5 Maji&...