“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Zgjedhjet në PD-në e Kukësit, tërhiqet njëri prej kandidatëve: Procesi i manipuluar
17 Prill 2022, 09:57Nga DOSJA
KUKËS– Irel Elezi është tërhequr nga gara për të marë drejtimin e kreut të Partisë Demokratike në Kukës. Sipas tij, i gjithë procesi është i manipuluar, ndërsa shtoi se emri i tij është vendosur në listë vetëm diten e djeshme, ndërsa ka dalluar edhe emra që më parë nuk ishin pjesë e anëtarësisë së PD-së, e ë tjerë që mungonin.
“Jam vendosur në listen e kandidatëve ditën e djeshme. Pas verifikimit që i kam bërë listes kam parË që në listen e zgjedhësve janë mbi 200 emra te rinj dhe shumë demokrat që kanë kontribut 30-vjeçar në PD e nuk janë në listën e sjellur nga Tirana. Kam kërkuar sipas normave dhe statutit të partisë regjistrin e anëtarësimit të këtyre emrave te rinj. Kam kërkuar heqjen e emrit tim nga gara, vetëm atëherë më kanë kërkuar sqarim. Kërkesa ime është marrë parasysh vetëm pasi jam tërhequr nga gara. E konsideroj procesin të manipuluar. Ju bej thirrje të gjithe demokratëve se aty ku vëreni shkelje, paligjshmeri reagoni dhe mos pranoni te votoni. Kam të drejtë mendoj që procesi është i manipuluar,”-tha ai për mediat.
Pas tërheqjes së Irel Elezit në garë është vetëm Admir Sinamati, ndërsa Halit Muçmata nga Komisioni i Rithemelimit tha se procesi po vijon pa probleme edhe pse një nga kandidatët u tërhoq.
PATOS– Ditën e sotme ka nisur procesi i zgjedhjeve për kreun e degës së Partisë Demokratike në Patos. Votimi është hapur në orën -9:00 dhe do të viojë der...
TIRANË- Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet për grupseksionet ku Gentian Kasalla është zgjedhur si kryetar i grupseksionit 13 të lagjes ‘5 Maji&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët katolik në ditën e Pashkëve.Me anë të një postimi në Facebook Rama ka shpërndarë një foto të vezëve të Pa...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka folur për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe sjelljen e tij gjatë kohës ...