Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
“Krishtlindjet do t’i festojmë të bashkuar”, Kryeministri britanik jep shpresë: Në nëntor i kthehemi normalitetit
17 Korrik 2020, 14:06Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Britania e Madhe sikurse edhe shumë vende të tjerë në Europë por dhe në mbarë botën, është goditur rëndë nga koronavirusi.
Mes kësaj situate që duket se do edhe disa kohë të qetësohet, kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur këtë të premte, se pret që vendi i tij t’i rikthehet në masë të madhe normalitetit nga mesi i muajit nëntor të këtij viti.
Teksa Britania numëron mbi 294,000 të infektuar dhe 45,000 viktima, sot është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi në botë.
Duke folur në Londër në një konferencë për shtyp, kryeministri Johnson tha se ka besimin që Periudha e Krishtlindjeve, në dhjetor, do t’i gjejë familjet sërish të bashkuara.
“Kjo nuk është një periudhë e rëndësishme vetëm për familjet, por edhe për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe miliona njerëz që punojnë në sektorë me të ardhura modeste. Ne shpresojmë për më të mirën, por përgatitemi për më të keqen.”- tha Johnson.
Ndër të tjera Johnson shtoi se plani i tij mbetet i kushtëzuar dhe se sekreti i vërtetë i “luftës” kundër pandemisë mbetet “veprimi kolektiv i popullit britanik”.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në mbarë globin, ndërsa numërohen mbi 590 mijë viktima. Deri më tani Britania e Madhe është është e treta në botë për numrin e vdekjeve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
KOSOVË– Autoritetet përkatëse në Kosovë, ditën e sotme kanë raportuar edhe bilancin e Covid-19, e mesa duket situata e pandemisë nuk është aspak e mirë.Në...
ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë. Tashmë kur gjendja është qetësuar disi sërish qytetarët janë...
INDONEZI– Një tërmet i fortë ka tronditur ditën e sotme brigjet e Papua Guinea e Re. Siç shkruajnë mediat britanike tërmeti ishte me magnitudë 6.9 të ...
SHBA– Shtetet e bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit janë përballur me një situatë të vështirë për pandminë.Sikurse raportojnë dhe mediat e huaja të paktën...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,696,467 të infektuar dhe janë ...
SHBA– Flet vullnetari i cili ka provuar ndër të parët vaksinën kundër COVID-19. Ian Haydon, ka thënë për CNN se ka patur disa efekte anësore pasi mori një...