LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Të dua shpirt”/ Si nisi lidhja e Rike Roçit me kampionin e kickbox-it, Krist Prengës, çifti në prag të fejesës (DEDI

25 Janar 2020, 11:30 Nga DOSJA

Si nisi historia e njohjes së modeles së “Big Brother” me Krist Prengën? Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, ka konfirmuar lidhjen e saj me boksierin shqiptar, Kristian Prenga. Ishte vetë Rike, që me anë të një postimi në “Instagram” zbuloi gjithçka rreth lidhjes që çifti ishte përjekur ta mbante të fshehtë.

Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen e 29-të partnerit të saj, tashmë kampion bote në kickbox. Rike u shpreh se boksieri është njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur. Ndërsa shton në urimin e saj: “Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë! Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin!”

Ndërsa postimin ajo e shoqëroi me një foto të të dyve, ku Kristi shihet i ulur mbi makinë duke përqafuar Riken. Ndërkohë “Panorama Plus” ju sjell edhe një foto tjetër të çiftit, që ata e kanë shkrepur gjatë pushimeve dimërore ku kanë qenë për ski, që është dhe një nga pasionet e Rikes, vajzës nga Durrësi që jeton në Itali.

Para Vitit të Ri ata ishin çift në programin “Shiko kush luan”. Edhe pse nuk ranë në sy se ishin në lidhje, Rike e vendosur në krah të tij e qëlloi me tortë në fytyrë, duke lënë të nënkuptohej se mes tyre ekzistonte një lidhje intime. Burime pranë çiftit kanë treguar se janë njohur në Milano, qytetin ku jeton Rike dhe që nga ajo kohë Prenga e viziton shpesh atë qytet të Italisë.

Flitet se marrëdhënia e tyre është shumë serioze dhe ata po bëjnë plane për fejesë brenda këtij viti. Kristian Prenga është shpallur zyrtarisht kampion bote në kickbox, pas një ndeshjeje të zhvilluar në Kanada. Prenga bëri që të këndohej himni shqiptar pas fitores bindëse ndaj kundërshtarit të tij. Ndeshja u zhvillua në Ontario të Kanadasë, në orën 02:30 pas mesnate.

Sfida u organizua nga “Global Legacy Boxing”, drejtuar nga legjenda e boksit kanadez, Les Woods. I lindur më 24.01.1991 në Orosh të Shqipërisë, ai bëri karrierë si boksier nga viti 2016- 2018. Në vitin 2019, me realizimin e filmit “Falco” të Bes Kallakut, ai ishte aty pjesë e filmit si aktor me karakterin e anestezistit. Kjo është historia e dytë serioze e Rike Roçit, pasi i dha fund lidhjes 10-vjeçare me një muzikant italian.

Pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, ajo mori famë të shpejtë në gjithë Italinë, si tifozja seksi e “Euro 2016”. Pas fotove me dekoltenë bombastike që bënë xhiron e botës, Rike mori shumë ftesa për të qenë e ftuar në emisionet më të ndjekura të Italisë, ku flitej për sportin. Sa i përket karrierës në Itali, ajo tashmë i ka hyrë kinemasë, pasi u përzgjodh në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin.

Vitin e kaluar ishte duke punuar me regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët e zgjodhën për projektet e tyre. Pak kohë më parë, ajo tërhoqi gjithmonë vëmendjen me format e saj trupore dhe pamjen gjithashtu. Roçi shpeshherë publikon foto provokative në rrjetet e saj sociale, të cilat nuk kalojnë pa u vënë re nga ndjekësit e saj.

Së fundmi, Rike publikoi një foto, e veshur me pantallona dhe një bluzë të shkurtër, por ajo që i çuditi të gjithë ishte pozicioni i dorës së saj. Kjo foto u konsiderua shumë provokuese, por Rike u sqarua më vonë në “Instagram” duke thënë se vendosja e dorës në pozicionin intim ishte si një diss për njerëzit e këqij. Nuk dihet se për kë e kishte konkretisht, por një gjë është e sigurt, që Rike dukej shumë provokuese.

Duket se Roçi është rikthyer fuqishëm me postime nga pushimet e saj luksoze, periudhë që e shfrytëzon edhe për poza seksi. Së fundi u pa të argëtohej me ish-bashkëshorten e futbollistit shqiptar që luan me Zvicrën, Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmanin.

Vitin e kaluar, e njohur si tifozja shqiptare më seksi, Rike i hyri karrierës së ëndërruar, kinemasë. Ish-banorja e “Big Brother 3” tregoi se ka nisur studimet, pasi ishte përzgjedhur në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin.

Për “Panorama Plus”, Rike Roçi konfirmoi faktin që është duke bërë realitet ëndrrën e saj më të madhe, filmin, ndërsa po studion në Akademinë e Kinemasë së Romës.

“Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus, në angazhimet e mia të përditshme, tashmë hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme”, tha ajo. Po ku ka arritur deri tani dhe me kë po bashkëpunon për të hyrë në tregun e filmit italian si aktore?

“Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme ‘Gomorra’, ‘Suburra’ etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, sqaroi Rike për “Panorama Plus”. Ndërkohë që nuk ka lënë pas dore as modelimin, pasi ka pozuar për markën “Guess”, një arritje e konsiderueshme për një vajzë shqiptare. Le të shohim se si do të avancojë lidhja e saj romantike me sportistin e njohur shtatlartë, Krist Prenga. /Panoramaplus.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz krist prenga rike roci krist prenga rike roci

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 24 Janar 2020, 20:19

TIRANË– Këngëtarja e njohur Jonida  Maliqi ka qenë sëfundmi një prej emrave më të përfolur në mediat rozë për shkak të videos së saj me Flori Mumajesin dhe...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën