Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Kriza në vend, Mogherini: Nuk negocioj mes partive, punë e politikës së brendshme
8 Maj 2019, 17:15Nga DOSJA
TIRANË– Shefja e Politikës së Jashtme Federica Mogherini ka komentuar edhe mospërfshirjen e saj për zgjedhjen e krizës politike në Shqipëri. Pyetjes Mogherini i është përgjigjur se negociata të tilla mes partive politike ajo nuk bën në asnjë vend.
Pyetja: Keni ardhur për Ditën e Europës, ju nuk keni asnjë plan për ndërhyrjen mes palëve politike por në vitin 2017 e keni bërë në kur situata nuk ishte kaq e rëndë. Pse nuk ka nga BE një iniciativë të tillë. Jeni besimplotë që zgjedhja do të gjendet apo të zhgënjyer nga palët që prodhojnë kriza të tilla?
Mogherini: Unë asnjëherë nuk hyj në negocime mes partive politike, këtë e bën politika e brendshme. Ky është roli të cilit unë i përmbahem. Nuk kam bërë negociata në 2017 dhe nuk e kam bërë as në vendet e tjera.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp këtë pasdite bashkë me Frederica Mogherinin, folën lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë, zgjedhjet lokale të qershorit, si dhe taksën ndaj mallrave serbe. Rama tha se vendi ynë e meritonte që vjet çeljen e negociateve, por tashmë presim KE për të marrë një vendim të merituar. Ndërsa, shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini përgëzoi shqiptarët për tre sukseset e arritura, dhe vlerësoi hapat e reformës në drejtësi. Mogherini foli për krizën politike ku tha se kjo duhet të zgjidhet midis palëve, pasi nuk mund të bëj rolin e negociatores.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini në një konferencë për shtyp, bashkë me kryeministrin Edi Rama, ka folur lidhur me hapje...
TIRANË– Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së,Federica Mogherini e pyetur nga gazetarët për çështjen e dialogut Serbi-Kosovë tha se është e gatshme...
TIRANË– Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë për të diskutuar lidhur me emrat e kandidatëve të majtë që do të garojnë për 61 bashkitë në zgjedhjet e qers...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp bashkë me Frederica Mogherinin ka folur lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë.“Gjykimi dhe vend...
TIRANË- Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini në një konferencë për shtyp, bashkë me kryeministrin Edi Rama, ka folur lidhur me hapje...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe shefja e Politikës së Jashtme, Frederica Mogherinin kanë zhvilluar një konferencë për shtyp ku kryefjalë ka qënë ç...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka takuar ditën e sotme Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në vendin tonë në kuadër të Samitit të Brd...