"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama pret Thaçin në Tiranë/ Presidenti i Kosovës nuk i ndahet idesë së ndryshimit të kufijve
8 Maj 2019, 15:36Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka takuar ditën e sotme Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në vendin tonë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti Hashim Thaçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në këtë takim është folur për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri.
“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, Ilda Topalli, e cila u shkarkua nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sapo ai...
Ndërsa negociatat për anëtarësim në BE sipas deklaratës së Merkel, nuk do të hapen as në qershor, mediat kanë rikthyer në vëmendje 29 qershorin e 2018, kur Krye...
Ndërsa negociatat për anëtarësim në BE sipas deklaratës së Merkel, nuk do të hapen as në qershor, mediat kanë rikthyer në vëmendje 29 qershorin e 2018, kur Krye...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me demokratët e Korçës, ka folur rreth arrestimeve nga policia të banorëve të Astirit dhe ish-...
TIRANË- I sapozgjedhur nënkryetar i Kuvendit, Myslym Murrizi ka deklaruar se nuk është aty për të zëvendësuar Edi Palokën.“Nuk mund ta them që kam zëvendës...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dënuar dhunën e ushtruar ditën e djeshme mbi protestuesit e Astirit, teksa ka dekalaruar se at...
TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pritur në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, i cili ndodhet në Tiranë, në kuadër të Samitit të Brdo-Briju...