LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike, Meta mesazh nga Strasburgu: Vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë, mjerimi ka pllakosur vendin

18 Shtator 2019, 15:41 Nga DOSJA
Kriza politike, Meta mesazh nga Strasburgu: Vlerat e demokracisë po shemben

STRASBURG– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë.

Edhe pse ndodhet në Strasburg, në kuadrin e një vizite zyrtare, Meta u përcolli sindikalistëve pjesëmarrës në këtë Kongres mesazhin e tij lidhur me krizën në të cilën ndodhej vendi ynë.

Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë.Në atdheun tone të dashur mjerimi ka pllakosur vendin. Investimet po shterojnë dita ditës. Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre. Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik. Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë”, tha Meta.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:

“Është një kënaqësi e veçantë për mua, si President i Republikës t’ju falënderoj sot për ftesën në Kongresin e 7-tëtë Sindikatës tuaj të nderuar!
Në pamundësi për të qenë pranë jush në këtë moment të rëndësishëm të aktivitetit tuaj, do të desha t’ju uroj përzemërsisht nëpërmjet këtij mesazhi: Suksese e punë të mbarë kongresit!

Së pari falënderoj për solidaritetin dhe pjesëmarrjen e saj të shquar Znj. Sharran Burroë!

Prezenca e Sekretares së Përgjithshme të Konfederatës Botërore të Sindikatave është një inkurajim i madh në betejat e punonjësve shqiptarë për një jetë më të mirë dhe në luftën e tyre kundër oligarkëve që kanë ngulur kthetrat në ekonominë e vendit.

Ajo i bën nder jo vetëm Kongresit, por mbarë lëvizjes sindikaliste dhe aspiratës për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe të demokracisë në Shqipëri

Të dashur miq,

Në fillim si qytetar e politikan dhe tashmë si President i Republikëse kam ndjekur me vëmendje rrugëtimin tuaj në mbrojtje të kauzës tuaj sindikaliste!

Kam qenë dhe ndihem edhe sot bashkëluftëtari juaj në betejat për një Shqipëri më të mire dhe një shoqëri më të drejtë!

Në vitet ‘90-tëne u ngritëm së bashku kundër diktaturës dhe regjimit totalitar për një Shqipëri demokratike dhe ekonomi të tregut të lirë, ku të respektoheshin të drejtat dhe liritë, garantohej mirëqenia e punonjësve si dhe e gjithë qytetarëve.

Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite.

Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre.

Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre.

Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik.

Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë!

Në atdheun tone të dashur mjerimi ka pllakosur vendin. Investimet po shterojnë dita ditës.

Borxhi publik po paralizon ekonominë. PPP –te po vrasin të sotmen, por edhe të nesërmen e financave publike.Nuk bëhet fjalë për rregullat e punës dhe të tregut. Paga minimale nuk mund të ushqejë as në 1/3 e muajit familjet e varfra. Kontrasti shoqëror po pasuron një grup oligarkësh dhe po varfëron çdo ditë punonjësit e të gjitha shtresave.

Shoqëria shqiptare po humbet perspektivën e saj, dhe bijtë e shqiptarëve largohen prej vendit amë në kërkim të një jete më të mirë.

Në këtë situatë ne duhet të mendojmë të gjithë së bashku për një frymë dhe model të ri politik të vendit. Për një shoqëri më sociale, të drejtë e të barabartë, për një rishpërndarje më të drejtë të të mirave materiale, sidhe përiniciativa frutdhënëse në biznese e punësim.

Së pari ne duhet të kthejmë zgjedhjet e lira në këtë vend. Të mos lejojmë të flasin në emër të shtresave në nevojë ata që po pasurohen në kurriz të varfërisë së përgjithshme dhe së bashku me botën e krimit po vjelin çdo ditë të ardhurat e përbashkëta.

Të dashur sindikaliste,

Aktiviteti juaj për rreth 30 vjeçar përbën një aset të ri për shoqërinë shqiptare në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, kulturën e re të punës dhe forcimin e demokracisë tonë të brishtë.

Koha kërkon prej jush dhe gjithë shoqërisë civilekrijimin e një sjellje të re, e një raporti të ri me pushtetin në dobi të punonjësve, e një reagimi të fuqishëm ndaj politikave sunduese si dhe një marrëdhënieve të re shoqërore në tregun e punës.

Betejat e mëdha kërkojnë edhe solidaritet të fuqishëm.

Ju nuk jeni vetëm në këtë mision. Ju keni meritën që e mbështetët programin në arritjet më të mira bashkëkohore të sindikalizmit evropian dhe në konventat dhe legjislacionin më të përparuar ndërkombëtar.

Prandaj keni sot mes jush Znj. Burroë, e cila është një zë i fuqishëm në politikat ekonomiko-sociale dhe një nga personalitetet më të rëndësishëm te sindikalizmit botëror.

Keni ndihmën e pakursyer të sindikatave simotra që janë me ju edhe në këtë kongres.

Të dashur sindikalistë,

Duke përfunduar do të theksoja se Demokracia jep frytet e vërteta kur ajo bëhet pronë e individëve atdhetarë, e drejtuesve të ndershëm politikë dhe qytetarëve aktivë.

Ne të gjithë kemi nevojë për kurajën tuaj qytetare, për një shoqëri të hapur, transparente dhe barazi shoqërore! Shtetit,Demokracisë dhe interesave të mbarë punonjësve i duhet një sindikatë luftarake, e shëndetshme e cila ofronrekomandime për mirë qeverisje por edhe reagime kundër padrejtësisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kongresi i bashkimit te sindikatave te pavarura ilir meta kongresi i bashkimit te sindikatave te pavarura

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet