LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi me biznesin fason në Berat: Betejën për ju e kemi nisur që në 2013, mungon vëmendja e shtetit

13 Mars 2021, 13:29 Nga DOSJA
Kryemadhi me biznesin fason në Berat: Betejën për ju e kemi nisur

BERAT- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me bizneset fason në Berat.

Kryemadhi ka thënë se kjo industri shpesh etiketohet si skllavopronari, por sipas saj është krejt e kundërta sepse ato ngrihen pa asnjë ndihmë nga shteti, por megjithatë u mungon vëmendja e shtetit. 

Ajo thekson se LSI e ka filluar betejën për bizneset fason që në 2013, teksa shton se kjo industri ka plot nevoja të paplotësuara. Ajo thotë se industria fason, ka nevojë për inxhinierë mekanikë, ka nevojë për teknikë, ka nevojë për elektricistë, ka nevojë për psikologë, për mjekë, për psikologë, për rrobaqepës, për stilistë, për inxhinierë tekstili, për magazinierë, për roje,

FJALA NGA MONIKA KRYEMADHI

Falënderimi im kryesor sot do të shkojë për Esmeraldën, ose për Aldën, që ka pranuar që të jetë pjesë e ekipit tonë fitues në Qarkun e Beratit. Unë e di shumë mirë që shumë forca politike do të ishin të gatshme ti ofronin Aldës mundësinë që ti përfaqësonte ata, por ne e duam Aldën në ekipin tonë fitues, jo se ne e duam atë për atë që përfaqëson, por që bashkë me Aldën dhe me të gjithë djemtë dhe vajzat e LSI-së të realizojmë atë që kemi nisur për sektorin fason, që për hir të së vërtetës, të gjithë njerëzit janë skeptikë.

E kemi diskutuar me ta. Është një betejë që ne e kemi nisur që në Parlamentin e kaluar të 2013-s, ku kalvari i problemeve të industrisë fasone në situatë shumë të vështirë ekonomike, ishte Kodi Doganor, për të cilin ne kemi imponuar dhe kemi detyruar votën tonë për të ridimensionuar edhe njëherë Kodin Doganor, edhe pse nuk e zbatuan asnjëherë në favor.

Dua ta nis pak tek ajo fjala që tha Alda që, na kanë etiketuar si skllavopronare, si skllavëri moderne. Në fakt të gjithë e kemi këtë lloj koncepti, për shkak të asaj politike dhe propagande që herë pas herë u bëhet njerëzve duke krijuar një industri të tillë ku paguhen me paga shumë të ulëta, që nuk kanë kushte dhe mundësi.

Por në fakt ndodh diçka tjetër. Unë dje kam qenë në Dibër, kemi qenë në Maqëllarë, kemi qenë në një kompani që prodhonte timonë dhe sedilje për mjetet bujqësore, e fillonte procesin që nga fillimi e deri në detajimin e produktit përfundimtar dhe paga neto ishte 450 mijë lekë të vjetra, në Bllatë të Maqellarës në Peshkopi. Dhe sigurisht që ata ishin dy vëllezër që kishin punuar 15 vjet në Itali, kishin realizuar kontratat vetë, kishin krijuar çdo proces vetë, kishin blerë tokën, kishin marrë magazinat, kishin ndërtuar kapanonin, edhe pse ndihma nga shteti ishte ZERO. E megjithatë ata bënin çdo gjë për të mbajtur fuqinë punëtore, edhe kur dilnin me humbje, sepse i kishin specializuar, i kishin kualifikuar vetë. Kjo ishte një lloj sakrifice le të themi, sikurse e thatë edhe ju më parë, që periudha e pandemisë ka krijuar një lloj pandemie ekonomike brenda ekonomisë suaj, ku qindra punëtorë u mbyllën brenda mureve të shtëpisë, por pavarësisht mbylljes, ju keni qenë të detyruar ti paguanit pagat e tyre, edhe  pse pagat e luftës nuk i morët kurrë.

Dhe asnjëherë nuk iu hodh vëmendja, por përkundrazi iu shtua një barrë akoma më e madhe, ku u rrit kosto e mirëmbajtjes së hapjes së fabrikave tuaja apo e Unë kam qenë edhe në Fier, dhe atje kam parë se si një fasoneri e tillë, moderne me aparatura të jashtëzakonshme prodhonin veshjet anti-covid për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kishin një kontratë që nga baza materiale që vinte, me qepje, me zinxhirë e deri sa dorëzoheshin e paketoheshin, e më pas çoheshin drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe kosto e tyre nuk krahasohet me atë që flasin ne këtu për kostot, që blihen në tenderët e qeverisë shqiptare, apo edhe në farmacitë tona, që mund të marrin biznese të caktuara.

Për të kaluar më pas tek maskat, që unë kur kam qenë herën e kaluar, Alda më ka dhënë disa maska dhe kur pashë që prodhonte për ‘Izabelën’ më iku mendja fare, që është një firmë shumë e mirë për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare. Në Shqipëri janë qepur dhe janë prodhuar produktet më famoze, duke filluar nga ‘Dolce&Gabana’, ‘Ferrari’ etj, por që sot janë të pamundur për shkak të mungesës së pandemisë, që ka bllokuar lëvizjen e gjithçkaje, por nga ana tjetër edhe e fuqisë punëtore, që çdo ditë e më shumë në këto kushte bëhet më e vështirë për tu kualifikuar.

Unë me Gjergjin njihemi që fëmijë, por lidhja jonë nuk ka qenë politike, por ka pasur të bëjë gjithmonë me mundësimin dhe krijimin e vendeve të punës dhe të hapësirave për njerëzit. Në fund të ditës të gjithë mendojmë se si të krijojmë hapësira dhe mundësi më shumë për të rinjtë dhe të rejat tona.

Normal që industria fason ka nevojë për inxhinierë mekanikë, ka nevojë për teknikë, ka nevojë për elektricistë, ka nevojë për psikologë, për mjekë, për psikologë, për rrobaqepës, për stilistë, për inxhinierë tekstili, për magazinierë, për roje, pra kanë pafundësisht nevoja, dhe gjëja kryesore është që hapësirat për të krijuar punë të mirë paguar dhe cilësore vjen duke krijuar një infrastrukturë komode, sa më lehtësuese, jo vetëm për industrinë tuaj, por edhe për të gjithë zinxhirin e ekonomisë shqiptare.dhe të shumë objekteve të tjera.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve