Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MEMALIAJ- Kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vizituar ditën e sotme fshatin Memaliaj në Tepelenë. Kryemadhi nga Memaliaj ka prezantuar kandidatët për deputet në Gjirokastër dhe Tepelenë Alberta Malaj, Vangjel Tavo, Myrvete Asqeri dhe Freskida Çako.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e zonës, Kryemadhi u njoh me disa nga problemet që këta të fundit kanë. Monika fajësoi qeverinë për braktisjen që banorët u kanë bërë fshatit në Memaliaj si dhe në zona të tjera. Ndërkohë që në lidhje me planin e opozitës pas 25 prillit, Kryemadhi tha se do të ndihmojnë banorët që të ngrejnë turizmin në këtë zonë si dhe të ndihmojnë banorët me fuqëzimin e buqësisë.
Fjala e Kryemadhit:
Unë Berti dua të të falenderoj shumë, por nëpërmjet Bertit edhe të gjithë ju që jeni këtu. Ajo çka dua të theksoj dhe që kemi pasur sot në takime me njerëzit, tjetër çfarë kemi parë ne media, tjetër është çfarë hedhim në rrjetet sociale dhe tjetër është komunikimi njerëzor që kemi patur, është e tmerrshme ajo që diskutojmë, që këtu tashmë nuk ka më zyra rajonale, por nuk ka as shërbimet më elementare për qytetarët. Strategjia që është ndjekur është për ta rrënuar dhe shpopulluar jo vetëm Memaliajn, por të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Dhe kjo nuk është vetëm për Gjirokastrën, por edhe për shumë zona të tjera, që kanë identifikimin me historinë dhe trashëgiminë kulturore dhe historike shqiptare.
Është ajo që tha edhe Berti pak më para, për minierat. Unë mbaj mend në fëmijërinë time, kur kam qenë në klasë të parë ose të dytë, diskutohej qymyri i Memaliajt, se ishte më i mirë se qymyri i Valiasit, i Tiranës. Ndërkohë që minierat e qymyrgurit janë miniera që edhe sot e kësaj dite, edhe pse mund të kenë kosto të larta për sa i përket pagesave të punëtorëve, vazhdojnë dhe janë në fokus të zhvillimit të industrisë.
Ndërkohë që nga ana tjetër mund të flasim për pjesën tjetër, për fasonët, nuk është thjesht tek teoria e tyre për të pasur një pagë minimale, por ne dje diskutuam në një tryezë që patëm në Berat me grupet e interesit dhe çështja e fasonëve nuk është thjesht fasoneri, i është rikthyer Italia kësaj industrie. Sepse njerëzit do të vazhdojnë do të vishen, do të konsumojnë dhe nuk ka pse ne të mos kemi mundësinë për të krijuar hapësira për të filluar me një pagë minimale dhe duke e rritur më pas në mënyrë natyrale për të pasur punësim të njerëzve.
Çfarë po ndodh sot në Tiranë? Po ndodh që kemi një mbipopullim, por kemi një fluks të madh të rinjsh, të rejash e familjesh, që ngrihen marrin apartamente me qira, ku në fakt punojnë gjithë muajin e gjithë familja dhe paguajnë qiranë, dritat, uji, paguajnë për ushqim dhe ngelin me zero lekë në fund. Kur ndërkohë ne mund të kemi një strategji zhvillimi të zonës. E diskutuam edhe për Përmetin, për Tepelenën, Memaliajn, për të mos folur më për Dropullin dhe zonën e Gjirokastrës, të cilat janë zona që mund të krijojmë jo vetëm mundësi për turizmin, por edhe për blegtorinë. Mund të krijojmë baxho dhe fabrikat e qumështit. Ne sot importojmë qumësht nga Kroacia, Bosnja, Maqedonia sepse kanë subvencion. Sot një nga fushat më të subvencionuara në BE është bujqësia, sepse është edhe një nga profesionet më të vështira, por është edhe ajo që ne kemi konsumin tonë të përditshëm. Pa bujqësi dhe pa blegtori do të jetë e pamundur për të pasur një popull të shëndetshëm. Do kemi një popull të uritur ose të pa ushqyer mirë, i cili do të ketë të pamundur të përballojë sëmundjet, epidemitë apo edhe shumë gjëra të tjera. Kur ndërkohë ne e dimë shumë mirë se e gjithë zona e Tepelenës shquhet për cilësinë e mishit të gjedhëve, apo edhe nënprodukteve të tjera të tij.
Shqipëria është një vend i vogël që nuk konkurron dot me turizëm të madh elitar as Italinë, as Francën, as Spanjën, as Greqinë dhe as Turqinë. Ne mund të konkurrojmë me turizëm bio, mund të konkurrojmë me bujtina të bukura të cilat ofrojnë shërbim të pastër, ushqim të mrekullueshëm, ofrojnë shërbim familjar, ofrojnë mikpritjen, atë për të cilën shqiptarët janë karakterizuar gjithmonë. Dhe unë them që mungesa e strategjisë së qeverisjes, ku pjesë e kësaj jemi dhe ne pak nga pak, ku herë pas here i kemi mbyllur sytë përballë atij centralizimi që kërkoi të bënte Rilindja dhe që në fakt e realizoi në mënyrë të paligjshme. Sepse sot ne flasim për një post policie për Memaliajn. Edhe pse shqiptarët paguajnë taksa pafund, edhe pse këtu banorët e Memaliajt para se të marrin letrat për ndihmën ekonomike paguajnë taksat njëherë që të marrin ndihmën ekonomike. Janë disa gjëra që ne duhet të kthejmë vëmendjen.
Muzeu, qoftë për Ali Pashën në Tepelenë, apo edhe minatorët në Memaliaj, nuk është detyrim politik. Është detyrë kombëtare, sepse është histori. Përparim Spahiu, që ka bërë propozimin për statusin e minatorit që në parlamentin e 2013 edhe të 2017, që përfitojnë edhe minatorët e Memaliajt, por nuk e pranuan dhe nuk e futi asnjëherë Rilindja, sepse me votat e LSI-së në atë kohë 2013-2017 nuk bëhej shumica për ta miratuar statusin. Dhe përderisa nuk e pranuan asnjëherë, ne ndoqëm metodologjinë tjetër të iniciativës personale të deputetit Spahiu, ku ne e vumë përballë Rilindjen për të parë se sa socialistët e asaj kohe ishin të angazhuar për të miratuar statusin e minatorit. Jo vetëm që nuk e miratuan, por e hodhën poshtë. E para gjë që fillon para se të shkojmë tek Muzeu, ne duhet të merremi me statusin e minatorit, të cilët janë një ndihmesë e drejtpërdrejtë për familjet e Memaliajt. Vërtetë sot minatorë ne nuk kemi në minierën e Memaliajt, se është e mbyllur, por janë gjitha ata burra, ata kryefamiljarë, të cilët kanë punuar dhe janë fëmijët e tyre që e ndjejnë veten të lidhur. Statusi i minatorit është më i drejtpërdrejtë në xhepin e familjeve dhe ekonominë e Memaliajt, por ndërkohë muzeu i minatorit është i rëndësishëm për memorien e fëmijëve të tyre.
Nuk është vetëm historia e Ali Pashës ajo që na identifikon për Tepelenën, por janë edhe shumë vlera e virtyte të tjera të burrave dhe grave të Memaliaj, të Tepelenës, që i kanë dhënë pafundësisht historisë së Shqipërisë, historisë së gjithë Jugut, por mbi të gjitha edhe neve krenari kombëtare, që sot e kësaj dite vazhdojmë mburremi me Ali Pashën, me Tepelenën, me Memaliajn, e shumë gjëra të tjera. Këtë mburrje që ne e marrim politikisht ta kthejmë në angazhimin tonë politik këtu. Ajo që tha Berti për 2 mandate, asnjë gjë nuk është e çuditshme. Edhe Cinque Stelle në Itali me 3% e nisi, por shkoi në 35%. Dhe unë jam e bindur që unë e shikoj frymën. E kemi nisur me një frymë të jashtëzakonshme, që ne e ndjejmë në takime me qytetarët, e ndjejmë haptaz, e shikojmë me njerëzit e thjeshtë, me administratën, edhe pse janë nën presion. E shikojmë me atë çfarë ndodh me strukturat e Policisë së Shtetit që mbahen nën presion apo me administratën, qoftë kjo e bashkisë apo e institucioneve. Por ajo që është akoma më e rëndësishme është që njerëzit të kuptojnë që ky makth dhe ky tranzicion duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Strategjia që është ndjekur, ka qenë një strategji antikombëtare, antishqiptare, shkatërrimi i identitetit tonë. Sepse një kombi po i shkatërrove origjinën, po i shkatërrove historinë, familjen, themelet e shtëpisë, i ke shkatërruar të gjithë emrin. Prandaj edhe unë jam e bindur që ne sot nuk diskutojmë votën e 25 prillit. Ne sot diskutojmë angazhimet tona pas 25 prillit, sepse nuk e diskutoj fitoren në qarkun e Gjirokastrës të së gjithë opozitës së bashkuar. Por diskutoj më shumë angazhimet tona, që të çojmë deri në fund detyrimet tona ndaj njerëzve, sidomos ndaj të rinjve dhe të rejave dhe aq më shumë grave dhe vajzave, sepse e ndjejmë të domosdoshëm fuqizimin e tyre.
Për sa i përket hidrocentralit të Kalivaçit, kjo është një gjë që duhet zgjidhur njëherë e përgjithmonë, për mos prekjen e lumit të Vjosës. Sepse është një resurs që i krijon hapësira pafund zhvillimit të turizmit në të gjithë qarkun. Cili është fizibiliteti, fiton më shumë Shqipëria me të apo ne na duhet të fitojnë më shumë qytetarët tanë? Kjo është një gjë që në fakt unë sot angazhohem që do ta lexojmë e ta diskutojmë të gjithë bashkë, në mënyrë të tillë që të jemi të drejtpërdrejtë me njerëzit, të jemi të hapur dhe të saktë në atë që ne angazhohemi dhe marrim përsipër.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës ditën e sotme në Elbasan ka biseduar me të rinjtë e këtij qyteti. Gjatë bisedës të rinjtë k...
TIRANË– Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të zhvillohet ditën e nesërme, ashtu siç edhe ka ndodhur që prej nisjes së këtij sesio...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kujtuar 4 vjetorin e largimit të tij nga detyra. Në rrjetin e tij social në Instagram, ai ka shpërndarë n...
TIRANË– Instituti i Studimeve Politike ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur paraditen e sotme në Elbasan, duke përcjellë një apel për të gjithë liderë...
ELBASAN– Kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur një takim gjatë paradites së sotme në Elbasan me kandidatet për deputete dhe gra përfaqësuese të qytetit. Bas...
TIRANË– Në Ditën e Verës, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ditën e Verës ta kalojë në Durrës. Ai ka ndarë në rrjetet sociale një foto me një mesazh.“Dur...
TIRANË– Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e martë, datë 16.03.2021, ora 10:00. Ky njoftim u dha nga faqja e Kuvendit,...
PËRMET– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qënë prezente ditën e sotme në Përmet, aty ku ka prezantuar kandidatin Elt...
TIRANË– Ambasad0rja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka zfjedhur të urojë në gjuhën shqipe festën e Ditës së Verës.Në nje postim në ‘Twitter̶...