LIVE UPDATES
Politike

Basha takim me të rinjtë në Elbasan: Kemi plane për studentët, ndaj na duhet ndihma juaj në 25 prill 

14 Mars 2021, 16:19 Nga DOSJA

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës ditën e sotme në Elbasan ka biseduar me të rinjtë e këtij qyteti. Gjatë bisedës të rinjtë kanë ngritur disa problematika që hasin. Ndër problematikat kryesore që të rinjtë thanë, është mungesa e punësimit dhe pasiguria në të cilën jetojnë. Ndër të tjera, studentët gjithashtu shprehën pakënaqësi për cilësinë e arsimit, në universitete.  

PJESË NGA BISEDA: 

Arlin Jaupi: Unë jam lindur dhe jam rritur në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet kur dikur mund të them që kam lexuar për Elbasanin trashëgimisë, por sot po jetojmë në Elbasanin e varfërisë! Jam krenar për Elbasanin e dashurisë, por sot jetojmë në Elbasanin e frikës! Dhe diçka duhet bërë! Besoj që kush më tepër sesa të rinjtë, janë ata të cilët siç e thatë dhe ju do ta sjellin ndryshimin dhe të rinjtë duhet të jenë ata të cilët duhet të vendosin dhe duhet ta shohin të ardhmen këtu, të jetojnë këtu, të zhvillojnë jetën e tyre këtu dhe për një të nesërme më të mirë, duke krijuar familjet e tyre këtu dhe duke parë Shqipërinë si shtëpinë e tyre, duke shpresuar që pas 25 prillit gjithçka do të marrë një rrjedhë normale dhe njerëzit do ta shikojnë të ardhmen e tyre këtu.

Anduela Lufta: Po. Aktualisht jam pa punë por shpresojmë që ky vend të bëhet, sepse po të flasim për arsimin kemi shumë mungesa. Duke qenë që shumë nxënës, shumë studentë kanë hasur vështirësi dhe gjatë këtyre 2 viteve, me mësimin online apo me shumë peripeci të ndryshme, ndiej nevojën të them që kemi nevojë për më shumë mbështetje, kemi nevojë për ndryshim dhe vetëm rinia mund ta bëjë këtë. Në të shkencave ekzakte nuk duam të flasim shumë, por me kaq besoj se i themi të gjitha.

Megi: Dëshiroja shumë që të vazhdoja masterin por duke qenë se mësimi online, të paktën në këndvështrimin tim, nuk është në ato stad që duhet të jetë, vendosa që të tërhiqem. Për të mos folur pastaj në tërësi për mangësitë që ka arsimi, vendosa që të paktën kjo do të ishte një mënyrë më e mirë për mua. Dhe besoj se të gjithë janë koshiente për situatën në të cilën ndodhemi. Unë jam qytetare e Elbasanit, një prej qyteteve më të vjetra në Shqipëri, baza e arsimit, kulturës dhe të shohim gjendjen në të cilën jemi duke nisur nga arsimi. Nuk dua të flas për çështjen kriminalistike sepse është një temë tjetër më e gjerë, nuk mendoj se më përket mua por ta shoh vendin tim në këtë gjendje për shkak të një keq menaxhimi të theksuar, mua më vjen shumë keq.

Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se 25 prillit është dita e cila do të largojë trishtimin e çdo të riu për vend. Ai u zotua se qeveria e pas 25 prillit, me programin për arsimin, parashikon të shtojë orët e praktikës mësimore në çdo universitet dhe për çdo degë që mos të jetë mësim thjesht teorik. Së dyti, 1 në çdo 3 studentë, më të mirët, pasi të mbarojnë studimet do ti ofrohet një vit stazh i paguar nga shteti që të fillojnë të integrohen me tregun e punës dhe kjo do të mundësojë, siç mundëson çdo vend normal që diku midis 70 dhe 90% e stazhierëve të sigurojnë një vend pune, ose aty ku po bëjnë stazhin ose përmes rrjetit që krijojnë gjatë stazhit, gjatë praktikës që bëjnë në profesionin e tyre.

Tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë. Trishtimin dhe dramën dhe rrënimin që ka mbjellë kjo qeveri në 8 vite t’ia kthejmë në një votë jo thjeshtë për ta larguar atë por për t’i kthyer shpresën shqiptarëve. Dhe unë e di që fuqia e shpresës dhe e ndryshimit do të vij nga rinia. Do të vij nga ty dhe shokët e shoqet e tu prandaj jam plot me besim se gjithë këtë rrënim që ka shkaktuar për Elbasanin dhe për Shqipërinë 8 vite të keq qeverisjes do ta kapërcejmë me energjinë, me dashurin tuaj për qytetin tuaj dhe për vendin dhe me profesionalizmin me të cilin do të dini ti përgjigjeni dhe që do zëvendësoj, meritokracia pra do zëvendësoj këtë ngritje në piedestal të analfabetizmit, të klientelizmit dhe të anonimitetit madje të aleancës me krimin siç ka ndodhur dhe po ndodhë edhe këto javë të fundit të qeveris në ikje. Ne do të nderojmë meritokracinë. Kemi planin për stazhe në mënyrë që ata student që mbarojnë universitetin te fillojnë të integrohen në tregun e punës, si kundër kemi dhe planin kryesor që është plani ekonomik që Shqipëria mos të humbas shanset siç kanë humbur shumë shanse në këto 8 vite ndërkohë që vendet e tjera të rajonit i kanë përfituar këto shanse por të kthehet në një qendër të investimeve të huaja dhe investimeve të brendshme që hapin vende pune me paga dinjitoze dhe që sigurojnë mirëqenie për ju dhe kolegët tuaj kudo ku janë. Kështu që mërzia dhe frustrimi ndihet kudo, padurimi për ndryshim ndihet kudo, le të bëhemi të gjithë bashkë që 25 Prilli të jetë dita e ndryshimit dhe më 26 prill ta festojmë edhe njëherë Ditën e Verës të gjithë bashkë. Ajo që të thashë është pikërisht zgjidhja për këtë problem. Së pari, ne do të shtojmë orët e praktikës mësimore në çdo universitet dhe për çdo degë që mos të jetë mësim thjesht teorik por të ketë edhe orë praktike dhe gjatë kohës që studioni. Së dyti, 1 në çdo 3 studentë, më të mirët, pasi të mbarojnë studimet do ti ofrohet një vit stazh i paguar nga shteti që të fillojnë të integrohen me tregun e punës dhe kjo do të mundësojë, siç mundëson çdo vend normal që diku midis 70 dhe 90% e stazhierëve të sigurojnë një vend pune, ose aty ku po bëjnë stazhin ose përmes rrjetit që krijojnë gjatë stazhit, gjatë praktikës që bëjnë në profesionin e tyre. Ky do të jetë dhe një nga ndryshimet kryesore që do të vijë përmes planit tonë me 25 prill. Ndaj na duhet ndihma juaj, na duhet të jemi të gjithë bashkë, e keqa do të mundet përmes bashkimit të gjithë shqiptarëve, siç e the vetë pa dallime politike sepse dhe ndryshimi që do të vijë do ti shërbejë të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë të rinjve pa dallime politike,”-tha Basha. 

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha takim me te rinjte ne elbasan lulzim basha takim me te rinjte ne elbasan


Sondazh

Poll
Politike 14 Mars 2021, 16:03

VLORË– Të enjtën nga Vlora, kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë, me të cilët do të kërkojë nga qytetarët e qarkut votat për të marrë nj...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit