Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BURREL– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka prezantuar në Burrel kandidaten për zgjedhjet e 25 prillit e cila është mësuesja Luljeta Skura.
Gjatë fjalimit të saj, Kryemadhi ka thënë se Skurën e ka parë më parë, në të gjitha protestat e opozitën. Sipas saj, LSI në Dibër ka ruajtur raportin 5 me 5 ndërkohë që thekson se politikës i duhet dhënë një imazh tjetër pasi politika shqiptare ka më shumë nevojë për gra.
“Në Burrel fillonte gjithmonë angazhimi, prezantimi dhe pastaj e mbyllnim por këtë radhë ndërruam të gjithë sistemin, për të bërë prezantimin e Luljetës si kandidate e LSI në qarkun e Dibrës, një mësuese por unë nuk do ta shikoja vetëm si mësuese, do ta shikoja dhe si një grua stoike që në gjithë historikun e LSI bashkë me ekipin e LSI ndër vite jo vetëm që ka qëndruar por ajo që më ka bërë përshtypje është që gjithmonë e kam parë Luljetën në të gjitha protestat e opozitës dhe nganjëherë ne gratë ne kemi nevojë shumë dhe për suportin edhe fizik të njëra tjetrës. Dhe gjithmonë mendoja që vjen vetëm, i merr të gjitha përgjegjësitë vetëm për të ardhur, i organizon gjithë strukturën e Burrelit dhe në një vend si zona e Matit apo zona e Dibrës është pak e vështirë kërkon një forcë dhe guxim të madh. Por dhe ne në politikë kemi nevojë për gra, me guxim të fortë, me pjesëmarrje aktive dhe Luljeta për vetë profesionin që ka të saj, preferonin e mësuese është një profesion që duhet ti edukojë vajzat dhe djemtë e Burrelit me këmbëngulje për të arritur objektivat që fakt vendosin nënat për fëmijët e tyre. Por edhe në politikë në këtë këndvështrim duhet ta shikojmë. Në këndvështrimet e politikanëve politika shikohet si një gjë shumë agresive ose si një gjë shumë pa kuptim. Por në fakt ne duhet ti japim një imazh tjetër politikës, imazhin e administrimit të jetës shoqërore politike dhe ekonomike të vendit, për t’iu shërbyer njerëzve, për të qenë në funksion të njerëzve, të shoqërisë, të të rinjve dhe të rejave. Lindita të falënderoj shumë që pranove të jesh pjesë e sfidës sonë duke qenë në një listë të përbashkët me doktor Hajriun me doktor Blendin në Burrel, me Bora Kacin që e kemi juriste, me inxhinier Altinin. Kështu që e kemi ruajtur dhe raportin 50 me 50 për të treguar që emancipimi nuk është keq në qarkun e Dibrës pavarësisht se e mbajmë si pak patriarkale por nganjëherë ky patriarkalizmi në pamje është emancipim i brendshëm. Unë mendoj që angazhimi për 25 prillin është angazhim qytetar në radhë të parë, për t’u përfshirë në sfida të tilla dhe për të dhënë ndoshta atë përmbysje përfundimtare të tranzicionit, që në fakt në grahmat e tij të fundit është pak më shumë qëndrestar. Por është si puna e atyre akullnajave që duken shumë të mëdha, por që shkrihen dhe bien në oqean. Unë Luljeta të jam shumë mirënjohëse , sepse ne kemi nevojë për angazhim dhe sidomos Bashkia e Matit ka nevojë e ka treguar që gratë e Matit kanë qenë aktive, kanë qenë të vendosura, kanë qenë intelektuale. Ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi përsëri, ndoshta nuk jetojnë më këtu në qytetin e Matit, por jetojnë në Tiranë dhe janë larguar qoftë për arsye ekonomike apo familjare nga këtu. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë përsëri kontribuuese dhe do të jenë pjesë e gjithë atij ekipi të madh që është këtu. Dhe kur u takuam sot në Klos, u takuam dhe me Hamdiun dhe Ilirin që unë i mbaj mend që në kohën e fushatës së 2009, sa ka qenë aq sfilitëse dhe lodhëse por ka qenë dhe shumë e bukur me emocione sepse në fund të fundit fushata e 2009 ka qenë një fushatë që kemi qenë më pak por tani jemi shumë më shumë, një rreth i zgjeruar, na janë rritur dhe të rinjtë e LRI. Diskutuam dhe për Anisa Sanën e cila ka qenë gjimnaziste tani është bërë nënë me dy fëmijë dhe është pjesë e organizimit të strukturave të fushatave në Tiranë. Ashtu siç janë shumë e shumë të tjerë. Këtë të mirë ka angazhimi në politikë sepse krijon lidhje me gjithë Shqipërinë dhe pavarësisht zonës ku je, moshës, religjionit, ke një lidhje shumë të ngushta që të jep efektet e veta, të krijon emocione dhe pse jo përmirësim të shumë gjëra për të cilat ka nevojë shoqëria.”- ka thënë ajo.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte ditën e sotme në një fasoneri në Sukth, për t’u njohur me situatën e vështirë që po kalon ...
SHBA– Shqipëria ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi midis MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të marrëveshjes me Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimi të autom...
TIRANË– Fryma e Re Demokratike i ka dërguar një letër Bashkisë së Tiranës, me anë të së cilës kërkon tërheqjen e kësaj të fundit nga vendimi për bastisjen ...
TIRANË– Godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo i ka kaluar në pronësi të bashkisë në ...
TIRANË- Në javën e grave, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi organizoi një marshim me gra dhe vajza për të ngritur zërin për mosrespek...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të formularit të dekriminalizimit për kandidatin e PD Durrrës Rezeart Tusha.Tekst-Kontaktuar nga Top...
TIRANË- Në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes socialiste për integrim është edhe një person që është paditur për shpërdorim detyre dhe arrestuar...
TIRANË- Sokol Binaj, Albana Boksi, Klodian Kurushi dhe Klodian Kurushi janë emrat që i shkojnë presidentit për konfirmim, për t’u bërë anëtarë të Gjykatës ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka grisur kërkesën që Bashkia e Tiranës i ka bërë Sali Shehut, për lirimin e ambienteve të “Frymës së ...