LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi prezanton kandidatin për deputetë në Mallakastër: Këtij qyteti do t’i rikthejmë identitetin duke vënë në pu

24 Mars 2021, 16:35 Nga DOSJA
Kryemadhi prezanton kandidatin për deputetë në Mallakastër:

MALLAKASTËR- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka prezantuar Ardian Alushi, kandidat për deputetë në Mallakastër.

Kryemadhi në fjlaën e saj, ka thënë se një nga qëllimet kryesore për Mallakastrën është vënia në punë rafinerisë së naftës.

Po ashtu Kryemadhi ka prezantuar dhe programin e LSI-së për ekoniminë, shëndetësinë dhe arsimin.

FJALA E PLOTË: 

Në radhë të parë dua t’iu falenderoj të gjithëve që janë pjesëmarrës. Në fakt pritja ishte fantastike, sepse kur erdha ishin shumë fëmijë. Nuk kishin ardhur për mua, por për stërvitje, sepse mesa duket ishin fëmijët e ekipeve zinxhirë të ekipit të Bylisit. Ishin të jashtëzakonshëm dhe u ndjeva shumë mirë, sepse kishte një energji pozitive, që na mungon në jetën tonë të përditshme. Na mungon energjia për shkak të politikës, për shkak të agresivitetit, për shkak të problematikave që kanë jo vetëm njerëzit, por e gjithë shoqëria shqiptare. Dhe ai sinqeriteti fëmijëror, ajo dashuri dhe çiltërsi jo vetëm që është energji pozitive, por edhe motivim dhe një angazhim shumë i madh.

Unë gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë në shumë qytete, sidomos në qarkun e Fierit, por edhe në Shqipëri dhe rrethet e vogla si xhep, siç është Mallakastra, Patosi, Roskoveci apo qytetet të tjera, janë vende të cilat po vijnë duke u shteruar dhe po shpopullohen. Është shumë ë vështirë që të shikosh fëmijë në rrugët e qyteteve apo edhe në fushat e sportit, sepse familjet e reja po largohen çdo ditë e më shumë.

Bato përmendi pak më përpara problematikat që ka Mallakastra, jo vetëm në bujqësi, blegtori, por edhe në sektorin e naftës. Unë nuk jam aq kompetente për të folur për sektorin e naftës, saç mund të flasë një nga njerëzit të cilët ju e njihni shumë mirë, Ardian Alushi, i cili kandidon nën siglën e LSI-së në listën tonë. Ai ka qenë drejtor i ARMO-s dhe të gjithë punonjësit e ARMO-s e mbajnë mend dhe e dinë shumë mirë që kur ai ishte drejtor, jo vetëm që kishin rrogat më të mira, jo vetëm që ARMO ishte në punë nga mëngjesi deri në darkë, por edhe çmimi i naftës në tregun shqiptar ishte shumë më i ulët dhe punëtorët dhe naftëtarët që punonin në ARMO merrnin gjithmonë në fund të vitit shpërblime. Pra paguhej një naftëtar apo një punonjës i rafinerisë së naftës më shumë se një ministër, se kryeministri, presidenti e kështu me radhë.

Dhe problemet e naftës, siç i di Ardiani, por si Ardiani edhe shumë e shumë të tjerë, dhe aq më shumë ju që jeni këtu, ish inxhinierë, ish naftëtarë, ish laborantë, apo gratë naftëtare që i kemi takuar në grevën e urisë, janë njerëz që e njohin problematikën e naftës, por edhe të gjithë historinë e saj dhe dinë edhe rrugëzgjidhjen e problemeve që ka. Bashkë me Kejdin edhe me Adin, ne kemi diskutuar dhe jemi jo thjesht në kuadrin e gjetjes së problematikave, por edhe zgjidhjes së problemit. Nëse këtij qyteti nuk do t’i kthejmë atë identitet, që është identiteti i rafinerisë, i prodhimit të naftës, do të jetë shumë e vështirë që ky qytet të vazhdojë dhe të banohet. Përkundrazi do të vazhdojë dhe të shpopullohet me ritme më të shpejta, sepse nëse deri dje rafineria punonte 1, 2 apo 3 muaj, tashmë ajo ka shkuar drejt mbylljes totale. Kështu që një nga obligimet dhe angazhimet tona është rikthimi në punë i menjëhershëm në punë i saj, por edhe trajtimi me dinjitet i punëtorëve të rafinerisë së naftës. Ne e dimë shumë mirë dhe kemi kohë që po e ndjekim, që në kohën e grevës së punëtorëve së Poçemit të pompave dhe të Ujësjellësit të Mallakastrës dhe që nga ajo kohë jemi bërë më familjarë për problematikat. Kejdi po ashtu edhe si bijë Mallakastre, por edhe si vajza e dy prindërve që kanë punuar në rafinerinë e Ballshit. Janë jo vetëm obligime politike, por edhe detyrime morale, njerëzore që ne i kemi ndaj jush. Nuk dua të flas më shumë për angazhimet politike, sesa dua të angazhohem më shumë tek marrëdhënia jonë njerëzore, për të arritur në ato 5 prioritete tonat kryesore që ne kemi si LSI, që kanë të bëjnë me aspektin ekonomik, por në lidhje jo vetëm me Mallakastrën, por të gjithë qarkun e Fierit, kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me sektorin e naftës, ku 22% e Prodhimit të Brendshëm Bruto vjen nga sektori i naftës, që derdhen të ardhura në buxhetin e shtetit. Çdo ditë e më shumë, ne e dimë shumë mirë, që sektori i naftës jo vetëm që nuk paguan asnjë detyrim në buxhetin e shtetit, por përkundrazi, është një naftë që del jashtë kufijve të Shqipërisë dhe nuk kthehet më këtu, qoftë edhe me atë çmim që ikën. Por përkundrazi vjen 2-3 herë më e shtrenjtë seç del nga Shqipëria.Prandaj unë do doja t’iu falënderoja juve shumë, por dua të falenderoj edhe Ad Alushin, të cilin e kanë shumë merak këta rilindasit, sepse thonë është trim, është i vendosur. Në fakt unë nuk kam parë ndonjë mallakastriot që nuk është trim. Historikisht Mallakastra ka pasur një nga rezultatet më të larta se çdo bashki tjetër dhe jam e bindur se do ta mbajë. Por edhe shtrihet kudo, me shumë mallakastriotë që nuk janë në Mallakastër apo në rrethinat e saj, por edhe në qytetin e Fierit, në Tiranë, Durrës e kudo. Unë u jam shumë mirënjohëse dhe i jam mirënjohëse edhe Adit, por edhe Kejdit, që na e kanë bërë punën në qarkun e Fierit shumë më komode, shumë më të thjeshtë, shumë më interesante, por edhe më të dashur. Sepse ndonjëherë ne bëhemi edhe skeptikë për t’i parë gjërat ashtu siç janë. Por kur gjen njerëzit e duhur, kur gjen djemtë dhe vajzat e duhura, sigurisht që gjërat janë më të thjeshta, janë më të drejtpërdrejta, janë edhe me bio.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet