LIVE UPDATES
Politike

Goditi me vezë Kryeministrinë, Gjykata shpall të pafajshëm qytetarin

24 Mars 2021, 13:13 Nga DOSJA
Goditi me vezë Kryeministrinë, Gjykata shpall të pafajshëm

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi më 1 shkurt 2021 të shpallë të pafajshëm 48-vjeçarin Pavlin Tetaj, i akuzuar nga prokuroria për veprën penale ‘prishja e qetësisë publike’, pasi më datë 1 maj 2017 goditi me disa vezë fasadën e kryeministrisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.

Menjëherë pas ngjarjes, ai u ndalua nga disa punonjës policie që ndodheshin në vendngjarje dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë.

Prokurori i çështjes, Etien Kapo kërkoi në konkluzionet përfundimtare deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Tetaj dhe dënimin e tij më 1 muaj e 15 ditë burgim-ndërsa avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata, Antoneta Lala i ka kërkuar gjykatës të caktojë një dënim më të lehtë.

Ndryshe nga prokuroria dhe mbrojtja që kërkuan dënim, gjyqtari i çështjes Erjon Bani e ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin, Pavlin Tetaj duke vlerësuar se në veprimet e tij nuk provohet të ketë fakt penal dhe se goditja me vezë është shprehje e protestës së tij individuale.

Duke u bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kushtetutë dhe në jurispudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjykata vlerëson se Tetaj ka vepruar në ushtrim të të drejtës së lirisë së tij për t’u shprehur.

Prokurori i çështjes, Etien Kapo i tha BIRN gjatë një komunikimi me mesazh telefonik se ka kryer ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

I pandehuri pranon ngjarjen, por jo akuzën

Në vendimin e arsyetuar të gjykatës thuhet se i pandehuri Pavlin Tetaj është gjykuar në mungesë dhe se vlerësimi është kryer mbi deklarimet e dhëna gjatë hetimeve paraprake. Ai ka shpjeguar se kishte dy javë që ishte kthyer nga Italia ku jetonte së bashku me familjen dhe se në Shqipëri nuk dispononte banesë, ndërkohë që ishte strehuar tek halla në Laprakë të Tiranës.

‘Rreth orës 12:30 kam shkuar tek pazari i ri në qendër të Tiranës dhe kam blerë 4(katër) kokrra veze tek një person që shiste në rrugë, pasi kam qendruar disa minuta tek lulishtja përballë kafe ‘EUROPES’, jam nisur në drejtim të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe kam shkuar para Kryeministrisë rreth orës 13:00,’ ka treguar Teta në dëshminë e tij.

‘Kam nxjerrë nga xhepi vezët që mbaja me vete dhe kam qëlluar në drejtim të katit të dytë të godinës së kryeministrisë dhe konkretisht nga pjesa kryesore,’ shton ai, ndërsa thekson se arsyeja e hedhjes se vezëve ka qenë vetëm se është i papunë.

Tetaj e ka kundërshtuan akuzën dhe ka këmbëngulur se kjo ka qenë mënyra e tij për të protestuar ndaj mënyrës së qeverisjes.

Tetaj ka theksuar se nuk e ka prishur rendin dhe qetësinë publike të asnjë lloj njeriu apo grupi shoqëror.

‘Nuk kam bërtitur, nuk kam kënduar, nuk kam krijuar zhurma të cilat të shqetësonin komunitetin apo individ të veçantë. Nuk kam hedhur gurë, apo vezë në banesën e ndonjë shtetasi, nuk kam fyer e apo hedhur fjalë poshtëruese ndaj ndonjë personi apo grupeve të njerëzve të cilët të ndjeheshin keq nga fjalori im,’ ka deklaruar ai.

‘Unë thjeshtë, qetë, pa zhurmë, me sende të cilat nuk dëmtojnë e shkatërrojnë pronën e personit apo të institucionit, kam protestuar në mënyrën time kundër qeverisë aktuale e cila për mendimin tim nuk po qeverisë si duhet, nuk po mban premtimet e dhëna në fushatën elektorale,’ ka shtuar 48-vjeçari.

Ai ka vijuar se është kryefamiljar i një familje me pesë persona të cilët presin ‘bukën e gojës në darkë’ prej tij dhe se nuk po e realizon dot këtë gjë, pasi nuk ka arritur të punësohet.

‘Pra veprimi im nuk ka prishur qetësinë publike, nuk ka cenuar moralin shoqëror, nuk ka dëmtuar apo shkatërruar pronën e dikujt,’ ka deklaruar ai.

‘Në bazë të Kushtetutës unë kam të drejtë të protestoj,’ ka pohuar Tetaj dhe ka treguar se nuk ka reaguar ndaj ndërhyrjes së punonjësve të gardës të cilët e kanë larguar, duke ju bindur në ‘mënyrën më të kulturuar të mundeshme’, pasi konsideronte se ata po kryenin detyrën.

I pandehuri nuk ka shprehur pendesë për veprimin e kryer.

Protesta si liri e shprehjes

Gjykata çmon se në rrethanat që ka ndodhur ngjarja, aplikimi i nenit 274 të Kodit Penal ‘Prishje e qetësisë publike’, mund konsiderohet një dispozitë që duhet sikur kufizon lirinë e shprehjes, e garantuar drejtpërdrejtë nga Kushtetuta.

Për të analizuar mbi këto rrethana, gjykata i referohet Kushtetutës, lidhur me parashikimet për ‘Liritë dhe të drejtat vetjake’, ku përcaktohet ndër të tjera se: ‘Liria e shprehjes është e garantuar’. Gjithashtu janë sjellë në vëmendje interpretimet nga Gjykata Kushtetuese për liritë dhe të drejtat.

Sipas gjykatës liria e shprehjes përbën një nga gurët themelorë të shtetit demokratik. Pa garantimin e kësaj të drejte nuk mund të bëhet fjalë për pluralizëm, tolerancë dhe krijim të vullnetit të lirë politik, aq të domosdoshëm për shoqërinë demokratike. Shkëmbimi i ideve dhe informimi i lirë janë gjithashtu ndër mjetet më të rëndësishme dhe më efikase për të kontrolluar demokracinë si formë e qeverisjes.

Po ashtu, pasqyrohen edhe parashikimet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, KEDNJ lidhur me lirinë e shprehjes dhe theksohet se marrëveshjet ndërkombëtare kanë epërsi mbi ligjet e vendit – si dhe jurispudenca e Gjykatave Evropiane për të drejtat e Njeriut, GJEDNJ.

Vendimi për pafajësinë

Gjykata e nis vlerësimin lidhur me përgjegjësinë penale të të pandehurit Pavlin Tetaj dhe analizon veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’ për të cilën akuzohet. Gjykata çmon se për zbatimin e drejtë të kësaj dispozite në praktikë, duhet të sqarohet termi juridik ‘vend publik’.

Sipas gjykatës ‘vend publik’ duhet kuptuar çdo mjedis që iu ofrohet për ta frekuentuar, vizituar apo përdorur, një publiku të gjerë, pa asnjë kufizim dhe që qytetarët mund të shkojnë atje lirisht dhe pa asnjë ndalim.

Gjykata konstaton se godina e Këshillit të Ministrave është një institucion i rëndësisë së veçantë dhe nuk mund të konsiderohet si një vend publik në kuptim dhe zbatim të drejtë të nenit 274 të Kodit Penal, ‘Prishja e qetësisë publike’.

Në vendim thuhet se nga pamjet filmike dhe nga deklarimi i Tetajt rezulton se, kur ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur prani të publikut.

Gjithashtu, çmohet se edhe nëse veprimet e Tetajt, do të ishin kryer në vend publik dhe në prani të publikut, përsëri nuk mund të konsiderohet si një ‘sjelljeje të papëlqyeshme’ që të sjellë pasoja në kuptim të veprës penale për të cilën akuzohet.

Gjykata thotë se, mbështetur dhe në jurisprudencën e GJEDNJ-së, vlerëson vetëm se kush ka qenë qëllimi të pandehurit në ndërmarrjen e këtij veprimi sipas gjykimit të tij.

Për të arritur në këtë përfundim, Gjykata mban në konsideratë arsyetimin në çështjen ‘Murat Vural kundër Turqisë’.

Gjykata e Tiranës sjell në vëmendje se intensiteti i veprimeve të të pandehurit Pavlin Tetaj është shumë herë më i ulët në raport me ato të kryera nga shtetasi turk Murat Vural, për të cilën GJEDNJ konstatoi se kishte shkelje të nenit 10 të KEDNJ, ‘Liria e e shprehjes’.

Në vendim thuhet se vendimet e GJEDNJ nuk mund të cënohen nga gjykatat kombëtare dhe vlerëson se prokuroria ka bërë interpretim të gabuar të ligjit material kur ka regjistruar procedim për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’.

Gjyqtari Bani vëren se gjykata ka detyrimin të kryejë interpretim në pajtim me Kushtetutën dhe se në rastin konkret veprimet e të pandehurit Pavlin Tetaj duhet të përjashtohen nga fushëveprimi i nenit 274 të Kodit Penal, ‘Prishja e qetësisë publike’.

Sipas gjykatës, në rastin konkret hetimi duhej të ishte përqëndruar tek vepra penale ‘Shkatërrim prone’. Duke ju referuar jurispudencës së Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Tiranës vëren se pasojë e rëndë për dëmin që pëson personi juridik do të konsiderohet kur vlera e dëmit është mbi dy million lekë.

‘Gjatë gjykimit konstatohet se dëmi që i ka ardhur godinës së Këshillit të Ministrave nga goditja me dy vezë nuk kalon vlerën e 2 milion lekë,’ citohet në vendim.

Në përfundim, gjyqtari Erjon Bani konkludon se në këtë rast nuk provohet se ka fakt penal dhe për pasojë nuk ka as faj, duke konkluduar se i pandehuri Pavlin Teta është i pafajshëm për akuzën ‘Prishje e qetësisë publike’.

BIRN

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion