Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Soicaliste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvillua sot një takim në Njësinë nr.11, Laprakë ku është takuar me disa banorë. Kryemadhi prezantoi edhe drejtuesin e fushatës elektorale në këtë zone dhe u shpreh para banorëve se shumica e shqiptarëve, rreth 70% e tyre janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre.
Ajo shtoi më tej se shqiptarët janë përmbytur dhe kryeministri bën xhiro nëpër botë. Sipas Kryemadhit, Rama ka dalë kërkon azil politik për veten e tij, sepse e di shumë mirë që 25 prilli është afati i fundit i mbijetesës së tij.
Kryemadhi shtoi se sipas saj, Rama do të dojë të rrijë gjithë jetën, të bëhet edhe mbret, por shqiptarët për hir të së vërtetës, nuk e duan.
Fjala e Monika Kryemadhit
Unë isha në Paskuqan dhe sapo erdhëm. Kishte shumë trafik, rrugët ishin të pamundura për t’u kaluar dhe të përmbytura dhe ajo që të bënte përshtypje ishtë zymtësia dhe mungesa e shumë gjërave të cilat janë të domosdoshme. Sot e kam filluar ditën që në mëngjes, që nga njësia 3 në takime me banorët, por do e vazhdojmë edhe më tutje. Tani e kishim lënë një takim me doktor Besnikun, që të bëjmë një prezantim të tiji, ku do të drejtojë fushatën elektorale në këtë zonë, por edhe do të hartojë së bashku me ju një plan pune jo vetëm për zhvillimin e kësaj zone, por edhe të shumë gjërave të tjera, që kanë të bëjnë sidomos me angazhimin e të rinjve dhe të rejave, sidomos me punësimin e mirëpaguar, ashtu sikurse me zhvillimin dhe krijimin e hapësiarve për qytetarët.
Në fakt nuk ka nevojë tua kujtojmë ne qytetarëve, se qytetarët gati 70% e tyre janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është që nuk merret asnjë lloj mase apo tentative nga qeveria për t’i krijuar. Ne jemi të fokusuar më shumë tek të rinjtë dhe të rejat. Unë si grua dua për gratë dhe për vajzat, por kjo nuk do të thotë se jam feministe, edhe pse jam mes dy burrave, por kemi prapë shumë vajza. E kemi kaluar pak ne gratë, kemi vajtur mbi 51 më duket, por nuk është ky problemi, ne jemi të gjithë të barabartë. Unë do të dëshiroja që imuniteti ynë të mos ishte thjesht në aspektin shëndetësor, por edhe ndaj qeverive të këqija, të cilat për hir të së vërtetës kanë krijuar një hapësirë shumë të vogël për zhvillimin e ekonomisë.
Sot ndihem pak si në minorancë për sa i përket dijeve, por edhe të gjitha asaj që Rimi dhe profesor Besniku ofrojnë me profesionalitetin e tyre. Ne këtu sot duke qenë së bashku me Përparimin si kryetar i Tiranës, kemi ardhur të prezantojmë edhe doktor Besnikun, i cili do të marrë angazhimin e tij për të gjithë njësinë, që është i angazhuar dhe do të ketë përgjegjësinë e tij jo vetëm me 25 prillin, por edhe shpalljen e rezultatit.
Edhe me Përparimin për sa i përket asaj që kemi diskutuar për programin ekonomik, jo vetëm për sa i përket taksës së sheshtë, por edhe disa analiza të tjera që ne do t’i kemi në vazhdim. Në fund të ditës përgjegjësia e secilit nga ne është jo vetëm ndaj vetes sonë, por edhe ndaj familjes, ndaj shoqërisë edhe ndaj të githë atyre qytetarëve që i kanë dhënë shansin LSI-së për të qenë pjesë e gjithë kësaj.
Sot duke u përfshirë të gjithë do të jetë një hapësirë shumë më e madhe për shumë të rinj. Edhe angazhimi i Përparimit në Tiranë apo edhe juaji në një forcë politike tashmë, duke marrë përsipër tashmë diçka më shumë se profesionalizmi juaj, besoj se është diçka shumë e rëndësishme.
Njerëzit e presin politikanin me krahë hapur, sepse në radhë të parë duan të nxjerrin inatin për ata që kanë votuar apo se nuk kanë votuar dhe në anën e dytë, duan të bëhen pjesë e ndërtimit të një epoke të re. Në Babrru isha me të rinjtë, votues për herë të parë. Ishin edhe më të kthjellët se ne. Pra ata ishin aq të qartë saqë nuk diskutonin më thjesht çështjen e punësimit. Një i ri thoshte që për mua punësimi nuk është alternativë ikja si emigrant i paligjshëm në Angli për shtëpitë e barit. Këtë po i japin mundësi rinisë sot këta. Ndërkohë që ishte nxënës ekselent gjimnazist, donte ta vazhdonte universitetin, por mundëistë financiare nuk ia krijonin të mundshme. Ndërkohë që kisha një studente të Fakultetit të Inxhinierisë Matematikore, Gjeofizike, e cila ishte studente ekselence dhe punonte në një call center, sepse nëpërmjet asaj mundësie ajo mbulonte jo vetëm shpenzimet e shkollës, por ndihmonte edhe familjen e saj.
Pra them që kapacitetet njerëzore janë shumë të mëdha, por ne e kemi kthyer administratën dhe institucionet shtetërore në struktura militante. Jo që ne nuk duam të përkrahim militantët apo përkrahësit tanë. Përkundrazi. Por nëse krijojmë një sistem dhe infrastrukturë ku të gjithë të jenë të barabartë dhe njerëzit të vlerësohen në bazë të profesionalizmit dhe meritokracisë, sigurisht që partitshmëritë do të jenë inekzistente dhe njerëzit do të shkojnë të votojnë jo vetëm njeriun më të mirë, por profesionistin më të mirë, ekonomistin,mjekun, apo politikanin më të mirë.
Unë jam shumë e kënaqur që njerëzit po na shikojnë ne live në këtë bashkëbisedim dhe po na shkruajnë mesazhe. Madje ndihen edhe krenare për prurjet në LSI. Por ka edhe shumë të tjerë që duan të kontribuojnë dhe do të kontribuojnë në LSI. LSI-ja nuk është partia e një njeriu LSI-ja është partia e të rinjve dhe të rejave, LSI-ja është partia e të ardhmes së Shqipërisë. Sepse në fund të fundit ajo që ne duam është të jetojmë dhe të punojmë në Shqipëri, të ngremë shumë gjëra të cilat garantojnë dhe e bëjnë jetën e çdo qytetari prezent. Ajo që ne kemi dëshirë dhe që sot ndoshta dhe të gjithë bashkë, edhe pse para shumë viteve kemi qenë në drejtime të ndryshme, sot jemi të gjithë bashkë, na ka bashkuar një qëllim, i cili është për të ndryshuar të gjithë atë lloj arrogance dhe sjellje arrogante të çdo lloj politike apo politikani, çdo qeveritari ndaj qytetarëve.
Të mendosh që në vitin 2021 trafiku për të ardhur nga Paskuqan të bën 40 minuta apo edhe 1 orë, sepse ishte premtuar një urë që do ta bënin për 40 ditë, por ka 140 ditë që akoma nuk kanë filluar punimet e jo më të mbarojë ura për 40 ditë. E gjithë Tirana është në një kaos të madh. Jo vetëm për sa i përket përmbytjeve, por edhe menaxhimit. Ndërkohë që prishen shtëpi për të hapur rrugë të reja, dhe ndërkohë prishen rrugët e vjetra për të ndërtuar pallate dhe kulla, ky është absurditet.
Ka dhe një gjë tjetër, që shqiptarët janë përmbytur dhe kryeministri bën xhiro nëpër botë. Ka dalë kërkon azil politik për veten e tij, sepse e di shumë mirë që 25 prilli është afati i fundit i mbijetesës së tij. Ai me qejfin e tij do të dojë të rrijë gjithë jetën, të bëhet edhe mbret, por shqiptarët për hir të së vërtetës jo.
Përsëritja është shumë e mirë në arsim, por në politikë ndëshkimi është një moment që i duhet asaj, kur politika në shumicën e rasteve bëhet arrogante me qytetarët. Unë jam e bindur që qytetarët dinë të ndëshkojnë kur ne gabojmë dhe dinë të vlerësojnë kur ne jemi vërtetë të përulur përpara tyre për të realizuar atë gjë. Nëse secili nga ne do të ketë qëllim në vetvete jo për të përmbysur individin, por për të përmbysur tranzicionin dhe për të ndërtuar një sistem që i shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë, unë mendoj që kjo do jetë edhe shans dhe mundësi që i rikthehet rinisë shqiptare për ta bërë Shqipërinë europiane. Edhe pse jemi në mes të Europës, për shumë gjëra nuk jemi europianë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DUBAI– Një delegacion prej 18 personash nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Tiranë kanë udhëtuar drejt Dubait për takime zyrtare.Dosja.al ka siguruar një video ku...
ELBASAN– Gazmend Bardhi është prezantuar zyrtarisht si drejtues politik në Elbasan. Vetë Bardho ka deklaruar se pas 25 prillit të vitit të ardhshëm, Elba...
TIRANË– Edi Paloka i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëjë gazmorin si zakonisht por që tu përgjigjet e tu vijë në ndihmë banorëve që...
DIBËR– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka denoncuar faktin se 13 fshatra të Zall Dardhës dhe Reçit në Dibër janë të izoluar...
GREQI– Ditën e djeshme qeveria greke dërgoi në parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Protothema shkruajti se projektligji është plan...
TIRANË– Largim tjetër nga LSI! Këtë herë është ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani i cili ka vendosu...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar tragjedinë e 9 janarit 2004, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujrat e detit Jon.Në një postim në rrjetin social ̵...
Tenderi për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit mbështjell një histori përplasjesh mes ortakësh, ku qeveria shqiptare u përfshi në mëny...
FIER– Spitali Rajonal i Fierit do të ndërtohet pranë Bypassit të Fierit. Kryeministri Edi Rama është shprehur se spitali i ri duhet të ishte krah autostradës, n...
SHBA– Deputetja Rudina Hajdari është një nga politikanet shqiptare që herë pas here është gjendur në situata të pakëndshme, për shkak të lapsuseve që bën në par...