Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Kryemadhi thirrje SPAK: Hetoni aferën e inceneratorëve, mos u bëni pis nga çifti Rama-Basha
10 Mars 2022, 15:34Nga DOSJA
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sot në lidhje me raportin e komisionit hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shton se SPAK nuk duhet të influencohet nga ato që ajo i konsideron si lojrat politike të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, që i konsideron si çifti i 17 majit. Datë që i referohet takimit të tyre. Po ashtu, Kryemadhi akuzon Bashën se për 5 muaj ka konfuzuar SPAK, që të mos merrej me hetimin. Në fund të postimit të saj, kryetarja e LSI bën thirrje që të anulohet koncensioni i inceneratorit të Tiranës, ndërsa kërkon që me këto para të rimbursohen qytetarët shqiptarë, që vuajnë pasojat e rritjes së çmimeve
Postimi nga Monika Kryemadhi
Konfuzoi SPAK-un 5 muaj, që të mos merrej me hetimin e inceneratorëve, e tani vjen tek fjalët tona që kemi 5 muaj që i themi. Vijojmë t’i bëjmë thirrje SPAK, që të refuzojë me forcë bërjen pis nga lojërat politike të çiftit të 17 Majit, por ta çojë hetimin deri në fund. Pa frikë, deri tek nivelet më të larta të mazhorancës qeverisëse! Të anulojë koncesionin e inceneratorit 30 vjeçar të Tiranës; duhet ta kishte bërë këtë me kohë, por edhe sot nuk është vonë, e ato para le t’i përdorë qeveria për të rimbursuar qytetarët për rritjen e çmimeve.
Estrada e Bravës nuk ka të mbaruar, se edhe raportin e “komisionit hetimor”, me 100 faqe, e ka dorëzuar vetëm dje në darkë kryetarja e komisionit, për ta “miratuar” sot Kuvendi. Hipokrizi! Kaq peng janë, sa edhe pasi u bënë qesharak në sytë e të gjithë shqiptarëve, vijojnë me devotshmëri të shërbejnë si patericë për mbajtjen në pushtet të Edi Ramës.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në sallën e Kuvendit se janë përballur me shumë sulme. Basha përgëzoi Tabakun për qëndresën që i ka bërë ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri foli për hetimin e Komisionit Hetimor për Inceneratorët të drejtuar nga demokra...
TIRANË– Ministrja e shtetit Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha. Nga salla e Kuvendit, Spiropali tha se PD-së i ka për...
TIRANË-Ish-kryeministi Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga gazetarët jashtë Kuvendit të Shqipërisë se kur do të largohet nga partia. Kjo e ka një kusht t...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet sërish nga gazetarët jashtë Kuvendit nëse do të japë dorëheqjen si kryetar i PD-së po të kërkohej n...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti edhe një herë dy kërkesat e Partisë Demokratike për krizën energjitike. Për gazetarët, jashtë sallës së ...
TIRANË– KQZ e Shqipërisë tërheq anëtarësimin nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës si pasojë e mospërjashtimit të KQZ-ve të Rusisë dhe Bjel...