“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Kryeministrja serbe: Nuk do ta njohim Kosovën, s’është kusht
16 Tetor 2021, 17:15Nga DOSJA
SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar prerë se Serbia nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës. Mediat serbe shkruajnë se Brnabiç është shprehur se si kryeministre nuk do ta nënshkruanre kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas saj, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës, por pa një zgjidhjeje të konfliktit mes tyre.
Brnabiç beson është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion.
“Jo, si kryeministre nuk do ta firmos Pavarësinë e Kosovës. Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht. Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë,”- tha Brnabiç.
TIRANË-Finalizohet me një dokument të nënshkruar nisma “Open Balkan”, e kritikuar nga opozita shqiptare dhe politika e Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare, ...
TIRANË- Në të gjithë botën muaji Tetor është muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, për të rritur kontrollet periodike te mjeku, për të mbështetur ...
TIRANË– Poshtë Kryeministrisë, për Edi Ramën ishte ndërtuar një “panair arti” me fëmijë nga shkolla të ndryshme të vendit. Si një inspektor, Rama zbr...
Gjykata Kushtetuese vendosi të premten të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta...
TIRANË– Bashkimi Europian njoftoi tre projekte të reja që mbështesin financiarisht në disa milionë dollarë bashkitë në Shqipëri. Projektet “Bashkitë ...