LIVE UPDATES
Bota

Kthesa energjitike në Gjermani, 10 vjet pas Fukushimës

11 Mars 2021, 13:41 Nga DOSJA
Kthesa energjitike në Gjermani, 10 vjet pas Fukushimës

Nëse i beson rrëfimit që qarkullon prej kohësh në Berlinin politik, para dhjetë vitesh, më 11 Mars 2011 kancelarja Merkel pa në televizor në zyrën e kancelares pamjet e tmerrshme nga Japonia: Pamje tërmeti dhe cunami. E sidomos shpërthimin e centralit atomik. E pas kësaj Merkel bëri diçka, që një kancelare gjithmonë e matur rrallë e ka bërë në mandatin e saj. Ajo vendosi e vetme fundin e energjisë atomike në Gjermani, në fillim kundër rezistëncës së ashpër brenda partisë së saj, më pas për tmerr të ekonomisë energjitike, dhe sigurisht të partnerit liberal. Kaq thjesht!

Vendim spontan me efekt afatgjatë

Një vendim që deri më sot është në fuqi. Atëkohë ishin 17 centrale atomike në Gjermani në funksionim, aktualisht janë vetëm 6. Deri në vitin 2022 nuk do ketë më asnjë central atomik aktiv. Energjia atomike kështu hyn në histori, dhe është vështirë të përfytyrohet, se kjo do të ndryshojë. Breza të sotëm e ata të ardhshëm do ta kenë gjithnjë e më të vështirë për të kuptuar debatet e nxehta që janë zhvilluar për mundësitë teknike për sigurimin e rrymës elektrike. Vetëm pak muaj para katastrofës, në vjeshtën e vitit 2010, qeveria e atëhershme e Unionit CDU/CSU dhe FDP-së kishte zgjatur afatin e funksionimit të centraleve të vjetër. Kurse pas 11 marsit 2011 iu hoq vizë energjisë atomike. E gati paralelisht me këtë, Gjermania nën moton “Kthesa energjitike” kërkoi  rrugë të reja për sigurimin e energjisë: Zjerimin e energjisë së erës, asaj diellore si edhe reduktimin e ngadalshëm e të vazhdueshëm të energjisë së linjitit. E si gjithmonë, kur gjermanët fillojnë projekte të mëdha, ata janë shumë ambiciozë. Por edhe shumë të komplikuar dhe të fiksuar në detaje.

Kthesa energjitike – mjaft komplekse dhe e ngadaltë

Sot kthesa energjitike në Gjermani është një monstër e ngadaltë, tejet komplekse, me pjesëtarë të panumërt që grinden vazhdimisht. E frymëzuar nga premtimi botëror që të reduktohen emetimet e gazrave ndotës deri në mesin e shekullit. E habitshme që pas Fukushimës nuk pati asnjë debat, që do e vinte në pikëpyetje daljen nga energjia atomike. Vende të tjera reaguan shumë më ndryshe pas katastrofës në Japoni: Franca, SHBA, Kina vazhdojnë t’i përdorin centralet atomike, edhe pse ata vjetërohen. Ngritja e centraleve të rinj është tmerrësisht e shtrenjtë dhe në demokraci është shumë e vështirë t’i realizosh planet kundër dëshirës së popullit.

Askund nuk pati një lëvizje kaq të fortë kundër energjisë atomike sa në Gjermani. Grindja disa dekadëshe për një vend të mundshëm magazinim në Gorleben në Saksoninë e Poshtme ishte fillimi, pastaj aksidenti atomik në Çernobil në vitin 1986 i tronditi gjermanët. Kurse pas Fukushimës energjia atomike nuk ishte më e realizueshme. Këtë Merkel e kuptoi.

Deri sot e pazgjidhur çështja e ruajtjes së mbeturinave

Megjithatë ende edhe sot energjia atomike në Gjermani është relevante politikisht. Vetëm tani ky vend është në kërkim të pikave ku mund të ruhen përgjithmonë mbeturinat atomike, jo më në Gorleben, por diku tjetër. Edhe kjo do të çojë në konflikte të nxehta dhe të gjata. Vetëm nga mesi i shekullit mbeturinat rrezatuese nga centralet atomike gjermanë, ku janë izoluar përkohësisht, mund të transportohen për t’i futur thellë nëntokë përgjithmonë. Këtë e shpresojnë personat përgjegjës. Ndërkohë që miniera e dikurshme “Asse” në Volfenbytel, ku pa shumë kujdes u ruajtën mbeturinat atomike me rrezatim të dobët, është një nga kantieret mjedisorë më të shtrenjtë dhe më të trishtueshëm të Gjermanisë.

Përkrahësit e paktë të energjisë atomike në Gjermani nxjerrin argumentin, se një vend industrial si Gjermania nuk mund të arrijë qëllimet ambicioze për klimën pa energjinë e linjitit dhe vetëm me energjinë e rigjenerueshme të erës dhe atë diellore. Sipas tyre mbrojtja e klimës do të detyrojë ndërtimin e centraleve atomikë. Por nuk ka shumë të dhëna për këtë. Centralet atomikë janë të shtrenjtë, ata kërkojnë ujë pafund, janë monstra gjigande në një peizazh energjitik që po orientohet gjithnjë e më shumë nga mjedisi dhe po decetralizohet, sidomos në vendet e varfra.

Një vizitë e trishtueshme në Çernobil

E kush e ka vizituar njëherë centralin atomik të Çernobilit në Ukrainën e sotme, kush e ka parë qetësinë e frikshme në rrënojat e qytetit Pribyat të braktisur me nxitim nga 50.000 banorët e tij, zonën e vdekjes përreth reaktorit, arrin në përfundimin, se vendimi i Angela Merkelit para 10 vjetësh ka qenë vendimi i duhur.

Atëkohë Merkeli veproi me instinkt të ftohtë politik. Kancelarja nuk mori pjesë asnjëherë në debate idelogjike të nxehta për energjinë atomike. Por ajo konstatoi qartë, se kostoja për vazhdimin e një politike të tillë dhe atmosfera në popullsi flisnin kundër centraleve. Edhe sot është kështu, 10 vjet pas Fukushimës.

DW

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 10 vite pas fukushimes 10 vite pas fukushimes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet