LIVE UPDATES
Bota

Një vit më pas, OBSH-ja ende në hall për menaxhimin e pandemisë

11 Mars 2021, 12:29 Nga DOSJA
Një vit më pas, OBSH-ja ende në hall për menaxhimin e

GJENEVË– Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi koronavirusin një pandemi, një vit më pare, ajo e bëri këtë pas disa javë rezistence për ta përdorur këtë vlerësim dhe pohoi se virusi shumë infektiv, ende mund të ndalet.

Një vit më vonë, kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ende po lufton për të qëndruar në hap me zhvillimet shkencore rreth COVID-19, për të bindur shtetet që të braktisin tendencat e tyre nacionaliste dhe të ndihmojnë në dërgimin e vaksinave atje ku nevojiten më shumë.

Agjencia bëri disa gabime të kushtueshme përgjatë rrugës: ajo këshilloi njerëzit të mos mbanin maska për muaj të tërë dhe pohoi se COVID-19 nuk përhapej gjerësisht nëpërmjet ajrit. Ajo gjithashtu nuk pranoi të qortonte publikisht vendet – veçanërisht Kinën – për gabimet për të cilat zyrtarë të lartë të OBSH-së ankoheshin privatisht.

Kjo krijoi disa politika të ngatërruara që sfiduan besueshmërinë e OBSH-së dhe e vendosën atë midis dy fuqive botërore, duke nxitur kritika të zhurmshme të administratës së ish presidentit Donald Trump, nga të cilat agjencia tek tani po e merr veten.

Mbështetja e presidentit, Joe Biden për OBSH-në, mund të sigurojë një hapësirë shumë të nevojshme që organizata të marrë frymë më lirshëm, por ajo përballet me një detyrë monumentale ndërsa përpiqet të projektojë një autoritet moral mes një përplasjeje universale për vaksinat, që po lë miliarda njerëz të pambrojtur.

“OBSH-ja mbeti pak mbrapa, duke qenë e kujdesshme më shumë sesa parandaluese”, tha Gian Luca Burci, një ish-këshilltar ligjor i OBSH-së. “Në kohë paniku, krize dhe kështu me radhë, mbase të jesh më i gatshëm për të rrezikuar, do të kishte qenë më mirë”.

OBSH-ja bëri paralajmërimin e parë të madh më 30 janar të vitit 2020, duke e cilësuar shpërthimin e koronavirusit, një emergjencë shëndetësore ndërkombëtare. Por shumë vende e injoruan ose e anashkaluan paralajmërimin.

Vetëm kur Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e deklaroi “pandemi” gjashtë javë më vonë, më 11 mars të vitit 2020, shumica e qeverive morën masa, thanë ekspertët. Por ishte tepër vonë dhe virusi kishte arritur në çdo kontinent përveç Antarktidës.

Një vit më vonë, OBSH-ja ende duket e lënduar. Një ekip i udhëhequr nga OBSH-ja që udhëtoi në Kinë në janar për të hetuar origjinën e COVID-19, u kritikua për dështimin që të hedh poshtë teorinë e Kinës se virusi mund të jetë përhapur përmes ushqimeve të ngrira e të ndotura të detit.

Vitin e kaluar OBSH-ja lavdëroi vazhdimisht Kinën për përgjigjen e saj të shpejtë dhe transparente, edhe pse regjistrimet e takimeve private të siguruara nga agjencia e lajmeve, Associated Press, treguan se zyrtarët e lartë ishin të irrituar nga mungesa e bashkëpunimit të Kinës.

Të gjithë po pyesnin pse OBSH-ja po e vlerësonte kaq shumë Kinë në muajin janar të vitit 2020”, tha zoti Burci, duke shtuar se lavdërimet u kthyen “në ankth për OBSH-në për një kohë të gjatë”.

Disa ekspertë thonë se gabimet e OBSH-së u pasuan nga një çmim i lartë dhe ajo edhe më tej mbetet shumë e varur nga shkenca “hekurt” në vend që të marrë përsipër rreziqe të llogaritura për t’i mbajtur njerëzit më të sigurt – qoftë kur bëhet fjalë për mbajtjen e maskave apo se COVID-19 përhapet shpesh edhe përmes ajrit.

Pa dyshim, dështimi i OBSH-së për të miratuar maskat më herët, kushtoi jetë“, tha Dr. Trish Greenhalgh, profesoreshë e shkencave shëndetësore në Universitetin e Oksfordit, që është pjesë e disa komiteteve ekspertësh të OBSH-së. Deri në qershor, OBSH-ja nuk i këshilloi njerëzit të vinin rregullisht maska, shumë kohë pasi agjencitë e tjera shëndetësore dhe vendet e shumta e kishin bërë këtë.

Zonja Greenhalgh tha se ishte më pak e interesuar të kërkonte nga OBSH-ja shlyerjen e gabimeve të së kaluarës, sesa të rishikonte politikat e saj përpara. Në tetor, ajo i shkroi kreut të një komiteti kryesor të OBSH-së për kontrollin e infeksionit, duke ngritur shqetësime në lidhje me mungesën e ekspertizës midis disa anëtarëve. Kurrë nuk mori përgjigje.

Ky skandal nuk i takon vetëm të kaluarës. Është i pranishëm dhe përshkallëzohet në të ardhmen”, tha zonja Greenhalgh.

Raymond Tellier, një profesor në Universitetin McGill të Kanadasë, i cili po specializohet rreth koronavirusit, tha se ngurrimi i vazhdueshëm i OBSH-së për të pranuar se sa shpesh përhapet COVID-19 nëpërmjet ajrit, mund të jetë më i rrezikshëm me shfaqjen e varianteve të reja të virusit të identifikuara për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut, që janë edhe më ngjitës.

Me disa vaksina tashmë të licencuara, OBSH-ja tani po punon për të siguruar që njerëzit në vendet më të varfra të botës marrin doza të saj përmes nismës COVAX.

Por COVAX-i ka vetëm një pjesë të 2 miliardë vaksinave që shpreson të shpërndajë deri në fund të vitit. Disa vende që kanë pritur me muaj po e humbin durimin, duke vendosur të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre private për qasje më të shpejtë në vaksina.

Shefi i OBSH-së, Tedros, u ka bërë thirrje vendeve të veprojnë në “solidaritet”, duke paralajmëruar se bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik” nëse vaksinat nuk shpërndahen në mënyrë të drejtë. Megjithëse ai u ka kërkuar vendeve të pasura të ndajnë dozat e tyre menjëherë me vendet në zhvillim dhe të mos bëjnë marrëveshje të reja që do të rrezikonin furnizimin me vaksina për vendet e varfra, askush nuk e ka marrë përsipër si detyrim.

OBSH-ja po përpiqet të udhëheqë me autoritet moral, por duke përsëritur ‘solidaritetin’ pa pushim ndërsa po injorohet nga vendet që veprojnë në interesin e tyre, tregon se ata nuk po e njohin realitetin“, tha Amanda Glassman, nënkryetare ekzekutive e Qendrës për Zhvillim Global. “Është koha për t’i thënë gjërat ashtu siç janë”.

Irwin Redlener, nga Universiteti Columbia, tha se OBSH-ja duhet të jetë më agresive në udhëzimin e vendeve se çfarë të bëjnë, duke pasur parasysh mënyrën jashtëzakonisht të pabarabartë të shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19.

OBSH-ja nuk mund të urdhërojë vendet, por mund të jap udhëzime shumë të qartë dhe të prera, që e bëjnë më të vështirë për vendet që të mos i ndjekin“, Irwin Redlener.

Zyrtarët e lartë të OBSH-së kanë thënë shumë herë se nuk është mënyrë e veprimit të agjencisë që të kritikojë shtetet.

Në një konferencë me gazetarë këtë muaj, këshilltari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylëard tha thjesht: “ne nuk mund t’u themi vendeve veç e veç se çfarë të bëjnë”.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nje vit pandemi obsh nje vit pandemi obsh

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë