LIVE UPDATES
Bota

Kufizimet për abortin nxisin reagime në Iran, demografi: Shihen si mjete riprodhimi

19 Nëntor 2021, 09:08 Nga DOSJA
Kufizimet për abortin nxisin reagime në Iran, demografi: Shihen si

IRAN – Gouya, një grua 43-vjeçare nga Irani, ka vendosur të mos ketë fëmijë. Por, e drejta e saj për të zgjedhur kërcënohet nga shteti.

Autoritetet kanë miratuar një legjislacion të ri, që vendos kufizime të mëtejme mbi abortet mjekësore, ndalon shpërndarjen falas të kontraceptivëve nga sistemi publik i shëndetësisë dhe ofron përfitime shtesë nga shteti për familjet që kanë më shumë fëmijë. Ky ligj është përpjekje e autoriteteve për të nxitur rritjen e popullsisë së Iranit – një shtet me rreth 84 milionë banorë.

Në vitet e fundit është rritur numri i grave iraniane që kanë zgjedhur të kenë më pak fëmijë ose të mos kenë fëmijë fare – kryesisht për shkak të problemeve ekonomike, ndryshimit të normave gjinore, rritjes së numrit të vajzave të shkolluara dhe programeve për planifikim familjar.

Ky trend ka bërë që norma e rritjes së popullsisë së Iranit nga mbi 4 për qind në vitet 1980, të bie në 1.29% në vitin 2020. Këto të dhëna të Bankës Botërore kanë alarmuar udhëheqësinë e Iranit. Ligji është nënshkruar nga presidenti i linjës së ashpër, Ebrahim Raisi, më 16 nëntor. Legjislacioni për “ripërtëritjen e popullsisë dhe mbështetjen e familjes” është kritikuar gjerësisht.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se ligji i ri do të kufizojë qasjen e grave në abortet mjekësore, që mund të çojë në shtatzëni të padëshiruara dhe lindjen e fëmijëve me probleme shëndetësore. Sipas tyre, një ligj i tillë mund të rrisë edhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përfshirë AIDS-in. Gouya, që jeton në një zonë të pasur të kryeqytetit, Teheran, e përshkroi ligjin si “qesharak”, duke dënuar ndërhyrjen e shtetit në jetën personale të qytetarëve. Ajo tha se gratë si ajo, do të gjejnë mënyra për t’i shmangur këto rregulla të reja.

“Në vend që t’i zgjidhin problemet ekonomike, (autoritetet) duan që edhe më tej të ndërhyjnë në jetën tonë”, tha Gouya për Radion Evropa e Lirë.

Ajo u identifikua vetëm me emër, nga frika e hakmarrjes.

“Nuk është puna e tyre. Është vendimi im. Ne jemi mësuar me kufizime në këtë shtet dhe ne gjejmë mënyra që t’i anashkalojmë ato”, shtoi ajo.

Në Iran, abortet ligjërisht mund të kryheshin gjatë katër muajve të parë të shtatzënisë, nëse tre mjekë pajtoheshin që shtatzënia kërcënon jetën e gruas ose nëse fetusi ka probleme të rënda fizike dhe mendore, që mund ta bënin shumë të vështirë për nënën që të kujdesej për fëmijën. Këshilli i Gardianëve, një trup i fuqishëm i klerikëve që duhet t’i miratojë të gjitha legjislacionet e propozuara, tha se për rastet e abortit tani do të vendosë një panel, ku do të përfshihet një gjykatës dhe dy profesionistë shëndetësorë.

Ligji i ri po ashtu kërkon që transmetuesit shtetërorë të prodhojnë përmbajtje që do t’i inkurajojë gratë të kenë sa më shumë fëmijë dhe do ta dënojë beqarinë apo abortin. Ligji po ashtu parasheh ndalimin e prodhimit, shpërndarjen dhe publikimit të çfarëdo përmbajtjeje që shkel politikat shtetërore sa i përket popullsisë. Ekspertët për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Iranit që të heqë dorë nga ligji, duke thënë se ai paraqet një “kthesë alarmante dhe regresive nga Qeveria, që është lavërduar për përparimin e bërë sa i përket të drejtës për shëndet”.

“Është tronditëse të shohësh shkallën se deri ku autoritetet kanë zbatuar ligjin penal për të kufizuar të drejtat themelore të grave”, thanë ekspertët e OKB-së përmes një deklarate, duke shtuar se ligji do të dëmtojë të drejtën e grave dhe vajzave për shëndet.

Human Rights Watch (HRW), javën e kaluar, ka deklaruar se ligji shkel më tej të drejtat e grave për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe vë shëndetin dhe jetën e grave në rrezik”.

Ligji për rritjen e popullsisë minon hapur të drejtat, dinjitetin dhe shëndetin e gjysmës së popullsisë së vendit, duke iu mohuar atyre qasje esenciale në kujdesin shëndetësor për riprodhim dhe duke iu mohuar qasje në informacion”, tha hulumtuesja në HRW, Tara Sepehrifar, përmes një deklarate të publikuar më 10 nëntor.

Demografi nga Teherani dhe njëherësh edhe sociologu i shëndetësisë, Simin Kazemi, tha për gazetën iraniane, Shargh, se ligji i ri i denigron gratë.

“Ato shihen si mjete për riprodhim, në shërbim të Qeverisë”, tha ai.

Saeed Paivandi, një profesor i sociologjisë që punon në Paris, tha për Radion Evropa e Lirë se shoqëria iraniane “ka pësuar ndryshime të rëndësishme “dhe transformime mendore dhe kulturore në 20-25 vjetët e fundit”.

“Kjo është një nga arsyet e rënies së popullsisë. Gratë nuk duan të jenë vetëm nëna dhe bashkëshorte, si në të kaluarën, dhe kjo nuk është e pranueshme për establishmentin,” shtoi ai.

Ai tha se sfidat e mëdha ekonomike në Iran dhe çmimi i lartë i jetesës po ashtu kanë kontribuar në vendimin e grave që të kenë më pak fëmijë apo asnjë fëmijë. Ekonomia e Iranit është goditur rëndë, për shkak të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, por edhe keqmenaxhimit që ka ndodhur për vite të tëra. Varfëria është rritur, për shkak të rritjes së inflacionit.

“E vërteta është që problemet ekonomike nuk lejojnë që të rinjtë të martohen apo të kenë fëmijë pas martesës”, tha Massoud Pezeshkian, ish-ministër i Shëndetësisë dhe aktualisht anëtar i Komisionit parlamentar për Shëndetësi.

Raisi: Irani ka mbetur seriozisht prapa

“Rinia jonë është e papunë dhe për aq kohë sa papunësia është një problem i pazgjidhur, këto iniciativa nuk do të sjellin asnjë ndryshim”, tha ai.

Por, ligjvënësi Mehrdad Viskarami e mbrojti ligjin. Ai tha se ky ligj ka për qëllim që të lejojë gratë që të “luajnë rolin e tyre si nëna”, duke mos penguar “rritjen e tyre politike dhe sociale dhe në aspektet e tjera të personalitetit të tyre”. Irani është vlerësuar për politikat efikase të popullsisë pas luftës shkatërruese të viteve 1980-1988 me Irakun, që dekurajonin shtatzënitë në mesin e vajzave të mitura, ofronin perservativë falas dhe vazektomi falas dhe po ashtu inkurajonin familjet që të kenë dy apo një fëmijë. Por, këto politika gradualisht janë ndryshuar në vitet e fundit, pasi lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje iranianëve që të kenë më shumë fëmijë, duke i paralajmëruar qytetarët për plakjen e popullsisë së Iranit.

Gjatë një fjalimi vitin e kaluar, Khamenei u citua të ketë thënë se “çdo veprim apo masë që ul numrin e popullsisë, duhet të ndërmerret pasi popullsia të arrijë në 150 milionë”. Sociologu në Teheran, Saeed Madani, i tha Radios Evropa e Lirë se udhëheqësia klerike e Iranit dëshiron rritjen e popullsisë për arsye ideologjike.

“Ata besojnë se rritja e popullsisë do të çojë në rritje të ndikimit të ideve fetare. Sipas kësaj ideologjie, njerëzit shihen si mjete që mund të përhapin apo rrisin fuqinë dhe ndikimin e Iranit”, tha Madani.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota irani ligji kundra abortit ligji per abortin ndalohet aborti ndalohet aborti pas 6 javesh te shtatzanise ne teksas irani ligji kundra abortit ligji per abortin ndalohet aborti ndalohet aborti pas 6 javesh te shtatzanise ne teksas

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet