LIVE UPDATES
Aktualitet

“Japin besën, edhe djalin…’/ “Il Post”për mafien shqiptare: Kontrollon kokainën!

7 Dhjetor 2021, 09:42 Nga DOSJA
“Japin besën, edhe djalin…’/ “Il

ITALI – Portali i njohur Italian, ‘Ilpost.it’, ka publikuar së fundmi një artikull të zgjeruar e të detajuar që flet mbi rritjen e shpejtë të pushtetit të mafies shqiptare, e cila sot është një nga më të fuqishmet në Evropë, përsa i përket trafikut të kokainës. Sipas shkrimit, nga viti 2018 deri në vitin 2020 pjesa më e madhe e të arrestuarve në Evropë për trafik kokaine janë shtetas shqiptarë, përkatësisht 266 të tillë, më shumë sesa brazilianët apo kolumbianët e arrestuar në të njëjtën periudhë kohe.

“Nëse deri dje, shqiptarët kanë qenë të distancuar nga këto lloj trafiqesh, tanimë ato janë konsoliduar ndjeshëm në këtë treg të jashtëligjshëm, gjë që e ka ndihmuar shumë edhe lidhja e tyre me narko-trafikantët nga Amerika e Jugut, sidomos nga Ekuadori, të njohur tashmë për influencën e tyre.”, thuhet ndër të tjera në këtë shkrim të ‘Ilpost’.

Më tej, në artikull citohet një raport i Europol-it, sipas të cilit shqiptarët kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut britanik të kokainës, ndërsa në Evropë kanë influencë të fortë në vende si Gjermania, Belgjika, Zvicra, Bullgaria dhe Greqia.

Çfarë shkruan Ilpost.it për mafien shqiptare:

Në një dalje në muajin gusht të këtij viti, prokurori i Katanzaros, Nicola Gratteri, është shprehur se në gjithë këto vite luftë kundër ‘Ndraghetës’ së famshme, të paktën në këto tre vitet e fundit, në Evropë është një mafie tepër e rrezikshme dhe emergjente, që është ajo shqiptare. Sipas tij, Shqipëria është një vend i korruptuar, ku është tepër e lehtë të blesh e korruptosh funksionarët e lartë publikë.

“Një provë e fortë e aktivitetet gjithnjë e më shumë në rritje e mafies italiane janë pikërisht operacionet e policisë, ku p.sh. kujtojmë këtu operacionin e ndërmarrë në shtator të vitit 2020, ku u bë e mundur goditja e një klani tepër të fuqishëm kriminal shqiptar, të cilët ishin autorë të disa veprave të rënda penale në Firence, veçanërisht për prostitucion. Për të komunikuar mes tyre, pjesëtarët e organizatës kriminale në fjalë, përdornin celularë të llojit ‘Blackberry’, nga ku dërgonin mesazhe të kodifikuara. Në pranga atëherë ranë 21 qytetarë shqiptarë, ndërsa 80 të tjerë u arrestuan në vende të ndryshme si: Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Rumani dhe Hungari. Mes të arrestuarve asokohe ishin: Denis Matoshi, 40 vjeç, i arrestuar në Dubai dhe Dritan Rexhepi, i vendosur në Ekuador, i cili mbeti i vrarë në nëntor të vitit të kaluar në një nga zonat më të populluara të qytezës La Aurora, Guayaquil, aty ku ai ishte zhvendosur për të pasur një jetë të qetë dhe i pashqetësuar.”, thuhet ndër të tjera në artikullin e ‘Ilpost.it’

Sipas prestigjiozes italiane, janë shumë arsye se përse kriminelët shqiptarë kanë zgjedhur pikërisht Ekuadorin si qendrën e zhvillimit të aktivitetit të tyre criminal. Dhe këto janë: Ekuadori ndodhet vetëm 700 kilometra nga Kolumbia, pozicioni qendror, porti dhe mbi të gjitha korrupsioni galopant në radhët e policisë dhe gjyqtarëve.

“Prezenca e shqiptarëve në Ekuador është vënë në dukje që nga vitet 2000, ndërsa në vitin 2011, drejtori i DEA-s amerikane për Amerikën e Jugut, Jay Bergman është shprehur: Janë disa banda shqiptare, ukrainase, italiane dhe kineze, të cilat janë zhvendosur ne Ekuador për të zhvilluar aktivitetin e tyre, që nuk mund ta bëjnë në vendet e tyre respective. Deri në vitin 2016, mafia shqiptare ishte furnizuesi kryesor i Ndraghetës, që kishte kontrollin e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut. Shqiptarët janë konstatuar gjithashtu se kanë qenë ndër të parët në transportin e kokainës nga Ekuadori në Amerikën Qendrore dhe atë Veriore.”, thuhet më tej në këtë shkrim.

Ilposto nuk lë sigurisht pa përmendur edhe rolin e mafies shqiptare në Itali, që tanimë ka arritur të fitojë statusin se saj si një nga organizatat më të pavarura dhe me shumë pushtet, teksa citon edhe një raport të vitit 2020 të Zyrës Investigative të Antimafies, ku thuhet:

“Kriminelët shqiptarë janë prezentë në pjesën më të madhe të territorit kombëtar Italian, në forma të ndryshme operimi. Disa prej tyre janë organizuar në grupe të vogla, madje dhe multietnike, duke u kthyer kështu në grupe të strukturuara të një mafieje tipike. Kriminaliteti shqiptar është rritur edhe në drejtim të trafikimit të armëve dhe të qenieve njerëzore, duke shfrytëzuar kryesisht vajza të etnive të ndryshme si rumune apo nigeriane.  Mafia shqiptare ka raporte të shkëlqyera me të gjitha grupet e tjera kriminale që operojnë në Itali. Raporti i tyre me mafian siciliane në vitet ’90 kur Cosa Nostra u godit, u zbulua se mes tyre dhe organizatave shqiptare ka pasur një lidhje të fortë, që shtrihej deri në Vlorë, aty ku këto organizata kanë tashmë zyrat e tyre qendrore.  Mafia shqiptare ka lidhje të forta gjithashtu edhe me ‘La Sacra Corona Unita’, mafien pulieze, e cila është aktive në zonën e Salentos. Bandat shqiptare përdorin puljezët për të arritur në Itali, sidomos nga Vlora, nga ku kryhet transporti i marijuanës dhe hashashit. Kjo realizohet nëpërmjet kësaj organizate kriminale, e cila u siguron trafikantëve shqiptarë gomonet, skafistët dhe pikat e kryerjes së procedurës së dorëzimit të mallit kur mbërrin në destinacion.”, thuhet më tej në këtë raport, citon Ilposto.

Ndërkohë, në shkrim i kushtohet një vëmendje e veçantë edhe lidhjes së mafies shqiptare me familjen. Klani quhet fis dhe në to bëjnë pjesë një ose më shumë familje, që kanë lidhje gjaku mes tyre.

“Çdo grup ka një shef që është koka e bandës, një zëvendësshef që është kryetari, ku i fundit që është edhe ura lidhëse me të gjithë anëtarët e tjerë të organizatës kriminale.  Një gazetar anglez, John Lucas, që ka studiuar prej vitesh klanet shqiptare shprehet se: gangsterët shqiptarë thonë se sensi i tyre i nderit shikohet kur ata respektojnë urdhërat, pasi raportet mes tyre janë të ndara dhe kur bossi e thotë fjalën dhe e merr vendimin, urdhërat e tij duhen respektuar dhe kryer deri në pikën e fundit, në mënyrë  që të mos ofendohen të tjerët. Nuk ekziston një formulë betimi për pjesëtarët e klanit, por ekziston një kod i pashkruar, i bazuar në Besë, në respect të fjalës së dhënë. Besa është një kod nderi me këtë moto: Kur shqiptari të jep fjalën, të ka dhënë djalin!”, përfundon shkrimi i prestigjiozes italiane ‘Ilpost.it’.

Marrë nga ilpost.it

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artikulli i medias italiane mafia shqiptare ne itali artikulli i medias italiane mafia shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet