Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vrau gruan dhe kunatën, Gjykata e Apelit vendos burg përjetë për Gazmend Mustën
7 Dhjetor 2021, 09:13Nga DOSJA
VLORË– Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi dënimin me “burgim të përjetshem” për Gazmend Musta, i cili vrau gruan dhe kunatën e tij më 2 janar 2019. Gjykata e Fierit kishte dhënë vendim për burg përjetë për Mustën, vendim ky i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Vlorë.
SI NDODHI KRIMI?
Vrasja e dyfishtë ndodhi në Ballsh, ditën e 2 janarit 2019, kur Gazmend Musta vrau gruan e tij, Gentjana Musta dhe kunatën e tij Merisë. I gjithë konflikti nisi pasi Gentjana kishte kërkuar të shkonte tek prindërit e saj në fshatin Drizar për vizitë pas Vitit të Ri. Për këtë arsye kishte ardhur edhe Merisa në shtëpinë e tyre, në mënyrë që tek prindërit të kthehej me Gentjanën.
Momentin e krimit ajo u fut mes Gazmendit dhe Gentjanës që të mbronte të motrën, por përfundoi e vrarë. Pas krimit të ndodhur dy familjet patën konflikte për kujdestarinë e fëmijëve. Prindërit e autorit kërkuan që ta merrnin ata kujdestarinë e dy të miturve, por Gjykata e Fierit e rrëzoi këtë kërkesë.
Gjykata vendosi në favor të dajës së të miturve dhe gjithë këtë periudhë dy të vegjlit kanë qëndruar në fshatin SOS.
TIRANË– 44% e shqiptarëve të anketuar në një sondazh të “Open democray” mendojnë se jeta e tyre ishte më e mirë gjatë periudhës së komunizimit. Sonda...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas njoftimit të Ambasadës Amerikane lidhur me vizitën e zv/sekretarit të Shtetit Amerikan...
Fëmijët e mitur të çiftit shqiptar në Lachonia të Greqisë, ku nëna ju vra nga babai ndërsa i ati është arrestuar, i ka marrë daja i tyre.Vëllai i viktimë...
RROGOZHINË – Një aksident i rëndë është shënuar pak më parë në aksin Rrogozhinë – Kavajë, në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’, ku një 66-vjeç...