LIVE UPDATES
Bota

Kurti dhe Vuçiçi s’janë marrë vesh për axhendën e dialogut, pritet dakordim para takimit të radhës

20 Qershor 2021, 12:06 Nga DOSJA
Kurti dhe Vuçiçi s’janë marrë vesh për

KOSOVË– Agjenda e dialogut Kosovë-Serbi pritet të dakordohet para takimit të dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Megjithëse, parimisht është pajtuar 25 korriku si datë, në partinë në pushtet thonë se ajo duhet të konfirmohet pasi në takim ka pasur dallime mbi vijueshmërinë e diskutimeve.

Ndërsa, njohësit e procesit të dialogut thonë se para takimit Kurti-Vuçiq duhet të ketë një takim të rangut më të ulët për përgatitjen e këtij takimi dhe pajtueshmërinë e kornizës së negociatave.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni thotë për KosovaPress, se takimi i parë i kryeministrit Kurti me palën serbe ka dëshmuar qasjen ndryshe të tyre për dialogun me Serbinë.

“Qëndrimi dhe pozicionimi i kryeministrit në dialogun me Serbinë ka qenë mjaft i qartë dhe ka treguar se ne jemi të gatshëm të tregohemi konstruktiv, derisa jemi brenda kornizave që ne konsiderojmë se nuk duhet të dalim. Prandaj vet qëndrimi i Albin Kurtit si kryeministër dhe propozimet që i ka nxjerr, tregon që ne e kemi qasje ndryshe dhe po dëshirojmë t’i qasemi ndryshe nga të tjerët. Prandaj kemi shkuar edhe propozime të reja dhe jo të vazhdojmë aty ku kanë mbetur dhe kanë lënë të tjerët. Parimisht janë dakorduar që të mbetet 25 korriku data kur do të jetë takimi i radhës, megjithatë e dimë që nuk ka një konfirmim se nuk ka pasur pajtueshmëri për agjendën që pritet të jetë pjesë e dialogut”, thotë ajo.

Nevojën për një takim paraprak ndërmjet palëve, para atij të dy krerëve të shtetit e thotë drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.

Ai për KosovaPress thotë se takimi mund të jetë i një rangu më të ulët politikë për ta vendosur kornizën e negociatave gjatë muajve në vijim.

“Kjo pastaj do të hapte rrugë që në nivel teknik, të fillojnë në nivel diplomatik negociatat për një gamë çështjesh teknike dhe thelbësore që përbëjnë mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky raund negociatash pastaj diplomatike do të ishte le të themi përgatitje e terrenin për takimin e ardhshëm Kurti-Vuçiq, ku dy liderët do të mund të konfirmonin negociatat diplomatike, ose të mbyllnin një raund të dakordimeve që janë bërë, ose të përmbyllin gjithë raundin negociator”, thotë Shasha.

Por, para këtij takimi të dytë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se duhet të hartohet një platformë për dialogun në Kuvendin e Kosovës.

Nuk ka dilemë që kjo çështje është e ndjeshme dhe fjalën e fundit duhet të ketë Parlamenti i Kosovës, vendi ku mishërohen qëndrimet pro dhe kundër. Hartimi i një platforme dhe miratimi i saj nga parlamenti është domosdoshmëri sepse miratimi i saj do të paraqiste bazamentin e ecjes përpara të ekzekutivi kosovar”, thotë ai.

Për një takim të tillë KosovaPress ka pyetur edhe zëdhënësin e Bashkimit Evropian, mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Të martën e kësaj jave u takuan për herë të parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Në Bruksel kryeministri Kurti i paraqiti katër propozime për vijueshmërinë e dialogut, por të njëjtat u refuzuan nga pala serbe./Express.

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet