Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Kush është Bajlozi që e porositi? Vrasja e Behar Sofisë, SPAK di vetëm pseudonimin
8 Mars 2022, 21:03Nga DOSJA
TIRANË- Megjithëse me pesë të akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë midis tyre edhe vrasësi Ernejt Shyti i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, SPAK vijon ende të kërkojë prova për zbulimin e porositësit të parë që e donte me doemos eleminimin e 66-vjeçarit. Për këtë shtetas nga rrëfimet e Ernejt Shytit, SPAK di vetëm nofkën e tij.
Ky person përshkruhet nga i penduari i drejtësisë si “Bajlozi”. Ernejt Shyti sipas burimeve të sigurta të TCH kujton bisedën mes të akuzuarit tjetër Xhuliano Visha, qe ishte ndërmjetësi, dhe shtetasit Bujar Leza, i cili do të siguronte biçikletën me të cilën ai do të largohej nga skena e krimit.
Dëshmitari i drejtësisë kujton se të dy ata ishin njohur në një burg dhe kur u pyet: A është e sigurtë që “Bajlozi” do na japë lekët për punën që do kryejnë tek ETC? Ai e përshkroi porositësin si një person korrekt me të cilin kishin bërë edhe punë të tjera. Në këtë moment i akuzuari kujton se e pyeti se përse e thërrasin “Bajlozi”?
“Kur i dyshuari u prezantua me njërin nga te akuzuarit ai e pyeti nëse kishte apo jo para për te blerë një kostum te gjere ne mënyre qe mos te dallohej ?
Për ta bindur SPAK se po thotë të vërtetën, Ernejt Shyti që sapo ishte kthyer nga Mali i Zi, ka treguar edhe banesën e të dyshuarëve të përfshirë, por edhe detaje të tjera qe mbahen sekret. Deri më tani janë identifikuar si të përfshirë për vrasjen e Behar Sofisë shtetasit Ernejt Shyti , Xhuliano visha, Leonard Xhixha , Skënder Vathi dhe Bujar Leze, që nga ana e tyre mbajnë qëndrim mohues.
“Ernejt shyti tregon edhe ngjarje të tjera si porosia për të djegur një makinë”BMV”, pasi i zoti i saj nuk e kishte dorëzuar të gjithë drogën”.
Ky shtetas, sipas të penduarit ka mbetur invalid dhe negocimi për ta kryer shpërthimin e mjetit ndodhi mes kusheririt dhe Lezës.
Marrë nga Top Channel
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma i është kundërpërgjigjur ashpër kryedemokratit Lulzim Basha që prej dy ditësh e akuzon se nuk k...
TIRANË- “Skllavëria akoma ekziston, por i bëhet vetëm grave dhe quhet prostitucion”, – thoshte Viktor Hygo, një dashamirës i tyre, referuar punonjësv...
POGRADEC- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e ujit të pijshëm në fshatin turistik të Linit në Pogradec, banorëve të së cilit iu premtua 24 o...
TIRANË- Disa debate mes Kolegjt të Kryetarëve dhe kryedemokratit Lulzim Basha kanë dalë nga mbledhja e sotme. Mësohet se kandidati për kryebashkiak të Rrog...
TIRANË-Sipërmarrësi dhe eksperti i bujqësisë Ervin Resuli ka lajmëruar se duke filluar nga sot blegtoria shqiptare ka shpallur falimentin pas rritjes së &c...
TIRANË- Një numër qytetarësh kanë dalë në protestë pasditen e sotme për rritjen e çmimit të karburantit. Qytetarët kanë folur në protestë, kanë bërë...