LIVE UPDATES
Bota

Kush është Mullah Baradar, fytyra më publike e talebanëve, pjesë e grupit që firmosi marrëveshjen me Trump më 2020

17 Gusht 2021, 17:11 Nga DOSJA
Kush është Mullah Baradar, fytyra më publike e talebanëve,

Abdul Ghani Baradar, i njohur si Mullah Baradar, është bashkëthemelues i talibanëve dhe një lider i lartë i grupit militant islamik, i cili pritet të ketë një rol të lartë në qeverisjen e Afganistanit, pas marrjes së vendit nga talibanët.

Baradar- që është fytyra më publike e talibanëve, ai ka qenë gjithashtu përfaqësuesi i grupit kryengritës, që nënshkroi marrëveshjen historike të shkurtit të vitit 2020 në Doha me Shtetet e Bashkuara, marrëveshje që kishte për qëllim dhënien fund të luftës 20-vjeçare në Afganistan.

I lindur më 1968 në provincën Uruzgan, Baradar është një durrani pashtun nga fisi Popalzai. Ai po ashtu ka shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes i talibanëve.

Baradar ishte larguar në Pakistan, pas pushimit të Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara, që pasoi sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, që çoi në rrëzimin nga pushteti të grupit.

Baradar kishte qëndruar për tetë vjet në burg në Pakistan, pasi raportohet se ishte arrestuar në Karaçi më 2010 gjatë një operacioni të agjentëve të inteligjencës së SHBA-së dhe Pakistanit. Ai ishte liruar nga burgu me kërkesë të të dërguarit të SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, me qëllim që të luante rol në bisedimet e paqes, për shkak se ai kishte autoritet dhe reputacion si një njeri që ishte në gjendje të negocionte.

Por, përderisa marrëveshja e vitit 2020 me SHBA-në i dha fund luftës më të gjatë të Amerikës, kjo marrëveshje po ashtu i hapi rrugë kthimit triumfues të talibanëve në Kabul më 15 gusht, pasi grupi mori nën kontroll shumicën e vendit brenda një jave.

Baradar, që u raportua se ishte nisur për në Kabul më 15 gusht, për herë të parë pas pothuajse dy dekadash, mund të ketë një post të lartë në administratën e ardhshme të Afganistanit.

Suhail Shaheen, zëdhënës dhe negociator i talibanëve, tha më 16 gusht për Associated Press se militantët, gjatë ditëve në vijim do të mbajë bisedime, të cilat do të kenë për qëllim formimin “e një qeverie të hapur, gjithëpërfshirëse islamike”.

Baradar, që ka shërbyer si udhëheqës i byrosë politike të talibanëve, është një figurë e fuqishme që gëzon respekt në mesin e grupit, për shkak të aftësive të tij ushtarake dhe negociuese.

Gjatë një video-mesazhi të shkurtër, më 15 gusht, Baradar tha se fitorja e grupit kishte ndodhur shumë shpejt, duke shtuar se testi i vërtetë do të niste tani me shërbimin ndaj njerëzve dhe me zgjidhjen e problemeve të tyre.

Gazetari Sami Yousaifzai ka mbuluar aktivitetet e talibanëve për shumë vjet dhe është takuar me Baradarin.

“Baradar është një person shumë i qetë, e kam takuar tri apo katër herë. Ai është shumë diplomatik, flet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Edhe para se të kapej, ai ishte i njohur si një figurë që mendonte shumë (për talibanët). Ai gëzon shumë respekt në mesin e talibanëve”, tha Yousafzai për Radion Evropa e Lirë.

“Mendoj se ai ka ambicie që të bëhet lider dhe ai është i vetmi që në mënyrë të suksesshme arriti marrëveshje me amerikanët. Siç kam dëgjuar nga talibanët, ai po ashtu ka dëshirë që të marrë një rol të lartë në të ardhmen”, shtoi ai.

Baradar, që u bë njeriu i dytë në hierarkinë e talibanëve pas vdekjes së liderit të talibanëve Mullah Omar më 2013, raportohet se ka punuar në hije për vite me radhë, duke bërë strategji për kryengritjen e përgjakshme të talibanëve dhe duke emëruar komandantë ushtarakë të grupit.

Gjatë burgosjes së tij në Pakistan, ai raportohet se i ka ofruar SHBA-së informacione “të dobishme” lidhur me punën e brendshme të grupit militant.

Baradar vjen nga fisi i njëjtë sikurse ish-presidenti afgan, Hamid Karzai, i cili qëndroi në Kabul dhe tha se po punon “për të zgjidhur në mënyrë paqësore çështjen e Afganistanit me udhëheqësin e talibanëve”.

Baradar, që ka luftuar kundër sovjetëve në vitet e 80-ta, ka mbajtur një sërë postesh gjatë udhëheqjes brutale të talibanëve nga vitit 1996 deri më 2001, periudhë kjo kur grave iu hoqën të drejtat themelore, përfshirë edhe ndalimin e shkollimit dhe punës, si dhe ato kishin qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor.

Grupi, gjatë javëve të fundit, është munduar që të projektojë për veten një imazh më të moderuar, por shumë – përfshirë afganët që po largohen nga shteti dhe ata që viteve të fundit kanë jetuar në zonat e kontrolluara nga talibanët – vazhdojnë të mos jenë të bindur.

Gjatë një interviste dhënë më 2009 për Newsweek, Baradar tha se grupi ishte i vendosur që të luftonte deri në dëbimin e trupave amerikane nga vendi.

“Historia e Afganistanit tregon se afganët nuk lodhen kurrë duke luftuar deri në çlirimin e vendit të tyre. Ne do ta vazhdojmë xhihadin tonë deri në dëbimin e armikut tonë nga tokat tona”, kishte deklaruar ai.

Në mars të vitit 2020, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike, që zgjati 35 minuta, me liderin politik të talibanëve. Këtë bisedë, Trump e përshkroi si “shumë të mirë”.

Në nëntor, Baradar u takua në Doha të Katarit me ish-sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.Ai po ashtu ishte përfshirë në bisedimet e zhvilluar ditëve të fundit – që dështuan – me administratën e presidentit Ashtraf Ghani, i cili u largua nga Afganistani më 15 gusht./REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abdul ghani baradar mullah baradar abdul ghani baradar mullah baradar

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen