LIVE UPDATES
Politike

“Kusht për në BE është minoriteti”, Spartak Ngjela shpërthen kundër kryeministrit grek: I paaftë, s’di se ku e ke k

23 Gusht 2019, 05:31 Nga DOSJA
“Kusht për në BE është minoriteti”, Spartak

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela, në një reagim në Facebook, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis, i cili si kusht parësor për hyrjen e Shqipërisë në BE cilësonte zbatimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Ngjela shkruan se Mistotakis është një kryeministër i paaftë dhe nuk di ku e ka kokën dhe të gjitha ato që thotë për minoritetin i ka të gabuara. Ai shton më tej se të gjitha këto deklarata janë në kundërshtim më politikën e SHBA-së dhe BE-së, të cilat Shqipërinë e cilësojnë një faktor të fortë në Ballkan.

REAGIMI I PLOTË

Kryeministri grek, për çeljen e negociatave të Shqipërisë, na paska dalë sot me një kusht për minoritetin grek në Shqipëri.

Cili është ky minoritet?

l.

Kryeministrat grekë, me ndonjë përjashtim, “minoritet grek” quajnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Dhe, e dini pse? Se ata nuk mund të pranojnë që të ketë ortodoksë që të flasin shqip. Domethënë, shqiptarë. Sepse iu del zbuluar pushtimi i territoreve të gjera shqiptare, dhe gjithë politika e ndyrë që kanë bërë në 150 vjet kundrejt arvanitasve në Greqi dhe genocidit antishqiptar e antiçam në Epir.

Këta mesjetarë, pasi pushtojnë territoret shqiptare, me genocid, dëbojnë nga tokat e tyre shqiptarët myslimanë, si turq. Ky ka qenë turpi i tyre historik. Dhe këtë gjithmone ia ka pranuar edhe Stambolli; kurse pastaj, shqiptarët ortodoksë nuk i lënë të flasin shqip, dhe i detyrojnë të deklarohen “helenë”. Ja, kjo është metoda e tyre çnjerëzore kundër shqiptarëve në këta 150 vjetët e fundit.

Janë po këta, që, me anë të kishës greke, gjuhën shqipe e kanë quajtur “gjuhë të mallkuar”. Dhe, e dini pse? se gjuha shqipe është gjuha e parësore e gadishullit tonë, domethënë edhe e vetë Greqisë. Në shkollat greke nuk thellohen në atë që i thonë “greqishte e vjetër”, se ajo gjuhë mund të shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe, sidomos me gegnishten.

E kuptoni tani se sa vuajnë këta kur shohin forcimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës?

ll.

Por ky, në fakt është kryeministri më i paaftë grek. Do ta shihni.

Kryeministër! Asnjë kusht nuk vini dot ju shqiptarëve. Edhe Uashingtoni, edhe Berlini, edhe Brukseli, që të dyja gjeopolitikat e mëdha të botës perëndimore, e kanë përcaktuar Shqipërinë dhe Kosovën në zonën e vet.

Pse, kryeministri grek, që nuk di se ku ka kokën, do ta mundë këtë politikë të madhe! Le më pastaj injorantët liderë të Shqipërisë që shkojnë deri te Erdogani për të njëjtën gjë. Qesharakë janë këta ballkanas që nuk dinë asgjë dhe iu duket se dinë gjithçka.

Gjithsesi, lodhen kot së koti dhe fare kot.

lll.

Po ku ka forcë politika e kryeministrit grek që të mundë gjeopolitikën e madhe USA-BE!

Pse nuk e ka atë forcë?

E para, se grekë nuk ka as në Athinë e jo më në Shqipëri. Athina ka qenë e gjitha me shqiptarë të quajtur arbëreshë, si shqiptarët e Italisë së Jugut. Por çmendurisë greke po i vjen fundi.

E dyta: Greqia i ka Gjermanisë 350 miliardë Euro borxh. E di kryeministri grek që Shqipëria është aleate e ngushtë me politikën e Berlinit? Dhe, a e di ky që vota e Greqisë tanimë kondicionohet nga Berlini?

E pra, pse flet kështu kryeministri grek?

Sepse ka frikë nga potenca që po akumulon dhe do të akumulojë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Sidomos kjo do të shihet qartë pas përfundimit të reformës që ka nisur kundër liderëve të korruptuar të Shqipërisë, të gjithë të shitur te fqinjët dhe te armiqtë shekullorë të shqiptarëve dhe kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por, një gjë është e sigurt: kjo kohë e re po punon për shqiptarët. Prandaj, edhe kryeministri grek është mirë ta rregullojë gjuhën brenda kontekstit historik.

Pak ditë më parë qeveria greke me anë të Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm reaguan në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërinë me BE-në duke thënë se duhet të zbatohen të drejtat e minoritetit që një gjë e tillë të ndodhë. Ata po ashtu kërkuan dhe mbylljen e hetimeve për vrasjen e Konstandino Kaçifas.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kiriakos mitsotakis minoriteti grek spartak ngjela te drejtat e minoritetit kiriakos mitsotakis minoriteti grek spartak ngjela te drejtat e minoritetit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen