E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Vilson Tafçiu Ndoka, 28 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Teodor Keko”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet. Dosja.al ka mësuar se 28-vjeçari ishte ulur në një nga lokalet më të frekuentuara të zonës, nën shoqërinë e dy vajzave, në momentin që është thirrur nga jashtë nga disa persona, në orën 20:45.
Sapo Vilsoni ka kaluar pragun e lokalit është qëlluar me tre plumba në gjoks nga personat që e thirrën, duke mbetur i vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, autorët, ende të paidentifikuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të llojit “Golf 6”, me ngjyrë të zezë. Kamerat e sigurisë të lokaleve rreth zonës, të cilat aktualisht janë sekuestruar nga policia, kanë fokusuar atentatorët në momentin e largimit.
Ndërsa dëshmitarët kanë treguar se personi që e ka qëlluar ishte i pamaskuar, i gjatë dhe me mjekër. Policia ka ngritur pika kontrolli në shumë akse rrugore dhe është në kërkim të personave që i morën jetën 28-vjeçarit.
Por kush është Vilson Tafçiu Ndoka
28-vjeçari që përdorte dy mbiemra ishte me origjinë nga Dibra. Ai kishte jetuar më parë në Belgjikë dhe në Francë, nga ku ishte deportuar një vit më parë. Ndoka ishte larguar nga Shqipëria në drejtim të Francës në muajin mars të vitit 2018, ku dhe ishte arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. 28-vjeçari ishte dënuar me 1 vit burg, por kishte qëndruar vetëm 8 muaj në paraburgim, e më pas ishte deportuar drejt Shqipërisë.
Vilson Tafçiu Ndoka kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e tij, e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh, por pa e ditur që do të udhëtonte edhe vetë drejt banesës së fundit. Ai ishte zhvendosur me banim në Institut kohët e fundit. Pista e parë ku po hetohet është pikërisht e kaluara e viktimës dhe prishja e pazareve të drogës, në të cilin ai ishte përfshirë.
(a.b/f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TEPELENË- Policia e Tepelenës gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme ka sekuestyruar një sasi të konsiderueshme me lënndë narkotike. Sipas informa...
ITALI– Një shqiptar 38-vjeç ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për tregti të lëndëve narkotike.Sipas informacioneve nga mediat vendase...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbardhur darkën që është zhvilluar pak kohë në shtëpinë e Hashim Thaçit në Kosovë disa kohë më ...
TIRANË- Në ngjarje e rëndë është shënuar sot në rrugën për në Kamzë, pasi një urban është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve mësohet se urbani ësht...
Më 09 Prill 2019 Aeroporti Ndërkombëtar ‘’Nënë Tereza’’ ra pre e një grabitjeje me armë, ku persona të armatosur rëndë me kallashnikovë e granata dore thyen mas...
Familja e Aleks Nikës vrarë më 21 Janar 2011 në Tiranë nga qeveria Berisha, tregon peripicetë e familjes Nika për të gjykuar dosjen e Aleksit, përpjekjen për ta...
POGRADEC– Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në tunelin panoramik të qytetit të Pogradecit, ku gjashtë persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se nj...
TIRANË– Pajtim Aga, vëllai i Robert Agës, ish-drejtorit të Policisë së Dibrës që doli edhe në përgjimet e “Bild”, duhet të ishte duke vuajtur dënimin me pe...
TIRANË– Sardian Sulejmani shijon prej 4 muajsh lirinë pasi Gjykata e Fierit i fali 5 vite burg, Sulejmani ishte dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vite burg,...
TIRANË– Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNI-t të Durrësit, i cili është shpallur në kërkim nga policia për për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor, ësht...