Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 494, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja, pas testimit të 252 personave të dyshuar. Ministria e Shëndetësisë, përmes një deklarate për shtyp, me anë të zv/ministres Mira Rakacolli ka bërë me dije se numri i viktimave ka shkuar në 25, pasi mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera, si diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.
Përsa u përket 19 rasteve të reja, Rakacolli bëri me dije se janë të shpërndarë përkatësisht në 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor. Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 pacientë të shtruar, 5 prej tyre në terapi intensive. Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 4 të intubuar. Sipas Rakacollit, pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 rast
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Ministria lajmëron se është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Vlorë- Ditën e sotme, me një vendim të Shtabit të Mbrojtjes Civile dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është mbyllur tregun i Orizit në Vlorë. Mësohet se mosr...
KUKËS– I infektuari i parë më Covid-19 në Kukës, një ditë më parë ka sjellë edhe borën me vete. lajmi i keq për përhapjen e koronavirusit në qytetin ...
Tiranë-Mjeku shqiptar në Nju Jork, Sulejman Çelaj, drejtues i Departamentit të Kardiologjisë në spitalin e San Barnabas, në Bronx ka deklaruar së fundmi ...
Itali- Roberto Saviano është pothuajse gjithmonë një zë jashtë korit në analizën e tij politike, në zbërthimin sesi vepron krimi mafioz, në denoncimin e mungesë...
Vlorë- Dhjetëra tregtarë të tregut Orizi në Vlorë kanë dalë në protestë, pasi AKU ka vendosur mbylljen e tij mëngjesin e sotëm, masë kjo e marrë pas përhapjes s...
TIRANË– Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti foli për preparatin mjaft të diskutuar së fundmi, heparinën që është aplikuar tek pacientët me koronavirus. Në nj...
KUKËS– Numri i të infektuarve në Kukës ka shkuar në gjashtë. Mësohet se pesë persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë më Covid-19, pasi janë testuar 58 të ...
Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar veten një president në kohë lufte dhe shumë të tjerë nëpër botë po përdorin një gjuhë të ngjashme. Ky është një ...
Shqipëri- Shqiptarët janë ende të izoluar në banesat e tyre, pasi në vend është përhapur COVID-19. Tashmë, shqiptarët mund të dalin të bëjnë pazar nga ora 05:00...
Shqipëri- 494 të infektuar, 25 viktima dhe 251 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotm...