All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Rriten frikshëm shifrat, 5 të vdekur dhe 123 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

2 Gusht 2020, 14:25 Nga DOSJA
Rriten frikshëm shifrat, 5 të vdekur dhe 123 raste të reja me
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit njofton se kanë humbur jetën dhe 5 pascientë në dy spitalet COVID. Po ashtu bëhet me dije se janë konfirmuar dhe 123 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 474 testime. 

Betejën me COVID nuk e kanë fituar dot 3 qytetare nga Shkodra; një 47-vjeçare, një 51-vjeçare, një 72-vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Po ashtu kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese, duke e çuar numrin e viktimave në 166.

Nga ana tjetër mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë. Në të gjithë vendin janë 2335 raste aktive dhe shimica po ndiqen nga mjekët e familjes. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

NJOFTIMI I PLOTË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Situata epidemiologjike paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë. 2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë fton bizneset dhe njesitë akomoduese të respektojnë protokollet e sigurisë: Distancën fizike, maskën e detyrueshme në shërbim dhe të kryejnë dezinfektimin dhe higjienizimin e vazhdueshëm të ambienteve. Një kujtesë edhe për pushuesit: Respektoni distancën me të tjerët që nuk janë familjarët tuaj dhe kujdesuni për higjienën vetjake. 28 qendra shëndetësore verore janë në dispozicion të pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën Covid. Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (2 Gusht 2020): Testime totale 42183; Raste pozitive 5519; Raste të shëruara 3018; Raste Aktive 2335. Humbje jete 166 (Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1285; Durrës 291; Shkodër 215; Fier 95; Vlorë 93; Lezhë 79; Korçë 75; Kukës 68; Elbasan 52; Berat 29; Dibër 28; Gjirokastër 25.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Gusht 2020, 11:48

TIRANË– Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reguar menjëherë pas lajmit për ndalimin ish-luftëtarin e UÇK-së Murte...

Aktualitet 2 Gusht 2020, 11:44

TIRANË– Një lajm nga Kosova ka trazuar ujrat e politikës në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm kryetari i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri