Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Atentat mafioz në Vlorë, shënjestrës i vrasin shokun para syve: Më ngatërrojnë me ekzekutorin e avokatit grek (FT+VD)
27 Maj 2019, 04:53Nga DOSJA
VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi dy persona kanë rënë pre e një atentati, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.
Dosja.al mëson se bëhet fjalë për shqiptarin e shumëkërkuar për vrasjene avokatit grek Mihalesi Zafiropoulos (ngjarje e ndodhur në vitin 2017), Eno (Aleksandër) Mata dhe shokun e tij, Sotiraq Mëhilli.
Dy të rinjtë po udhëtonin me motor rreth orë 01:10, në fshatin Poro në Vlorë teksa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar mebreshëri plumbash drejt tyre. Mëhilli, 22-vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.
Eno Mata
Viktima, Sotiraq Mhilli
Viktima, Sotiraq Mhilli
Vendi ku ndodhi atentati
Vendi ku ndodhi atentati
Automjeti i djegur
Ndërkohë në fshatin Bishan është gjetur një automjet i djegur, i tipit “Mercedez Benz” që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.
Pas ngjarjes, i pyetur nga policia, Eno Mata ka mohuar përfshirjen e tij në vrasjen e avokatit grek dhe ka thënë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.
Njoftimi paraprak i policisë Vlorë
Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.
Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LEZHË– Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës ne lagjen “Gurra”.Dosja.al mëson se i plago...
Për herë të parë në parlamentin Europian, ulur do të jetë edhe një shqiptare.Ajo është 32-vjeçarja shqiptare, Arba Kokalari, e cila garoi në këto zgjedhj...
VLORË– Dosja.al ka mësuar se shënjestra e atentatit të sotëm në Vlorë, ku i vdekur mbeti shoku i tij Sotiraq Mhilli është Eno Mata.Mata nuk është një emër ...
Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në hapjen e Festivalit të Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”. Në fjalën e tij përshëndetëse në hapje të veprimtaris...
GJERMANI- Vendet e Bashkimit Europian kanë zhvilluar këtë të dielë zgjedhjet për PE-në.Partia me të cilën garonte eurodeputeti Knut Fleckenstein ka pësuar rënie...
Seanca e sotme ndërmjetësuese mes zonjës Anila Bushi dhe bashkëshortit të saj, Qemal Bushi pati edhe momente tepër të tensionuara.Përveçse i drejtohej An...
Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të “E Diela Shqiptare” ishte një çift nga një fshat i Durrësit, të cilët prej vitesh jetojnë të ndarë për shka...
TIRANË- Opozita zhvilloi pasditen e djeshme protestën e 6 kombëtare, protestë e cila u kaloi në mënyrë paqësore, përveç disa incidenteve të të lokal...
TIRANË- Një investigim i BIRN, zbuloi se Bashkia e Tiranës ka dhënë 5500 euro për një pishë, të cilat janë mbjellë anash autostradës. Për këtë çmim ...