LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmi me thikë! Flet babai i Rudolf Nikollit: Jemi katolikë si familje, djali im ishte gjeni, në shkollë të mesme iu fut fe

19 Prill 2021, 14:44 Nga DOSJA
Sulmi me thikë! Flet babai i Rudolf Nikollit: Jemi katolikë si

TIRANË– Bababi i Rudolf Nikollit, autorit të sulmit me thikë që la pas pesë të plagosur ka treguar se ata janë katolikë si familje. Në një deklaratë për mediat, Niko Nikolli tregon se Rudolfi falej në xhami pasi kishte kontaktuar me një hoxhë. Madje ai shton se i biri ka shkuar edhe në Maqedoni ku kalonte shumë kohë me muslimanë dhe i ishte dedikuar kësaj feje.

Niko Nikolli tregon gjithashtu se ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike, për që ai ka tentuar ta nisë drejt Italisë të birin, për ta larguar. Ai i ka bërë letrat për ta çuar në Itali, por në aeroport e kanë kthyer mbrapsht për arsye që ende nuk dihen.

Fjala e babait:

I kam bërë letrat për ta çuar në Itali. Në Rinas e kanë kthyer pas. Ka qenë në rregull djali. E kanë pyetur; a ke qenë në Maqedoni? Po i ka thënë djali. Nuk ka qenë në gjendje se qysh e si. E kanë pyetur se çfarë datë ka ikur apo ka ardhur, djali e ka harruar për momentin. Do ikte për Itali. Rinasi e ktheu dhe që aty çuni ka shkalluar. Ka ikur nga truri. Gjatë kohës që ishte i qetë, e kam pyetur; o bir pse je kaq i kaq i irrituar, më tha, babai më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Më ndjekin. Se kush janë ata njerëz që më ndjekin s’e di. Tha unë e di se do më vrasin, do më zhdukin. E ndjej. Tani ai ose e ka nga sëmundja, ose tamam e ndjekin. S’e di. Kur unë rri i qetë me të, ai këtë llaf më ka thënë. Ai u çonte natën disa herë. Unë mendoj se ka pasur kërcënime. E kanë ndjekur njerëzit. Unë i kam thënë, nëse ke borxhe, ti paguan mami, sa lekë të jenë. Ai më ka thënë, më ndjekin shumë njerëz nga pas. E largova nga shtëpia tek stadiumi ‘Qemal Stafa’ i gjeta një tjetër me qira. Gjasme sikur ishte vend i keq që e ndiqnin njerëzit. E pyeta, a të ndjek kush më? Ai më tha, vazhdojnë të më ndjekin po ata persona. Edhe ai tek ajo xhamia tek Rruga e Kavajës, rrallë herë ka shkuar me u fal. Ai ishte larguar prej xhamisë tek rruga e Kavajës, shkonte në xhami tjetër. I pata thënë, mos ik or bab në xhami. Meqë e sheh se nuk të duan njerëzit aty, se të thonë; je kaurr e do me na prish. Këtë punën e xhamisë e ka vazhduar që në shkollë të mesme, të falmen që në shkollë të mesme. Kam parë njerëz që i kanë ardhur çunit tim afër, ishin nga Peshkopia. E njoh atë djalin dhe i kam shkuar dhe i kam thënë, mos të shoh më tek çuni im. Disa njerëz vinin pas çunit, nga Peshkopia. Çuni është i degrauduar, ose e ka nga stresi që e kanë kthyer në Rinas. Kam 6 fëmijë, i kam rritur me shumë halle. Jam katolik. Kur erdhi kjo koha e demokracisë, një hoxhë që rrinte këtu i merrte fëmijët dhe tentonte t’i kthente fëmijët në myslimanë. Më pas nisi djali duke u falur. Unë i thoja, robt kanë qenë katolik, kurse ti bëj ç’të duash. Ai mu mor me xhami.

Vazhdoi shkollën për Frëngjisht në Tiranë. Bëri një dy vite si mbaroi të gjitha. U merrte me pica, se nuk kisha shumë të ardhura. Erdhi këtu, më mori lekët që kisha unë dhe hapi një biznes në Peshkopi. Ndihmonte dhe lloj lloj robi. Ai iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di se ça i futën, pasi çuni nuk u bo rob mo. Kaloi në depresion. Para Vitit të Ri kaloi në depresion. I bëra letrat për të shkuar në Itali. Në kthim, në aeroport, ai kaloi në depresion. Edhe u mbyll. Ishte koha e COVId-it, kaloi dhe virusin. Para vitit të ri e takova unë. Ishte në spital. Ishte tek Pesa. I thash doktorit, unë jam katolik, djali mysliman. I thashë dua ta marr në shtëpi djalin. Djali më tha, jam në rregull, do i pi ilaçet. Ai si kishte pirë. Ai ishte ngatërruar në terminal. Qe një djalë i mrekullueshëm. Ata ma falën çunin. I shkova dhe prokurorit dhe më tha, nuk ta jap letrën. Më tha, ku e ke çunin? I thashë e kam në spital. Ndërkohë unë e kisha në shtëpi. I kërkoj falje prokurorit. Tani unë kërkoj që çuni im e bëri këtë gjë, në vend të shenjtë, ai nuk është mirë me shëndet por nuk kishte asnjë lloj arsye. Të ma bënte këtë punë çuni im nuk kishte asnjë arsye. I kërkoj familje atij prokurorit, por tek fëmija njeriu s’dika ça bëka. Kur e mora vesh në lajme, jam shumë i irrituar. Është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthyer nga Rinasi pas, ai hyri në stres. E kaloi dhe COVID-in me shumë stres. Nga viti i ri është shtruar 5 herë në spital. I kam raportet këtu. I kam ilaçet akoma këtu dhe nuk mi pi. Ai është gjeni. Të bëjë vaki që çuni im shkon e bën ashtu në vend të shenjtë, se pavarësisht se unë jam katolik, i kam dhënë të drejtë. Pasi unë gruan e kam myslimane dhe fëmijës i kam dhënë të drejtë. S’do më shku në kishë, shko në xhami por si njerëz. Ky në xhami e ka bërë dy herë, pavarësisht se i kam mbyllur ato probleme. Këtë herë nuk kam ku ta çoj. Ai s’duhet ta bënte këtë punë.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet niko nikolli plagosje ne xhami rudolf nikolli niko nikolli plagosje ne xhami rudolf nikolli

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Prill 2021, 14:14

TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me plagosjen e 5-fishtë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë....

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet