LIVE UPDATES
Aktualitet

Bllokimi i rrugës Milot-Lezhë, prokuroria nis hetimet për kompaninë ‘Geci’, pretendimi: Në kontratë nuk kishte parashi

14 Shkurt 2021, 14:38 Nga DOSJA
Bllokimi i rrugës Milot-Lezhë, prokuroria nis hetimet për

SHQIPËRI– Dhjetra qytetarë e kaluan natën në rrugën Milot-Lezhë, e cila u bllokua për orë të tëra pas reshjeve të dëborës dhe mungesës së borëpastrueseve. Situata u përkeqësua rreth orës 17:00 të së shtunës, duke sjell bllokim total të këtij segmenti rrugor, ndërsa dhjetra qytetarë që ishin në rrugë mbetën të bllokuar deri pas mesnate, kur u mundësua kalimi në një rrugë dytësore.

Që prej ores 17:00 jam bllokuar tek ura e Milotit bashkë me 40 pasagjer. Kemi 5 orë këtu dhe asnjë masë nuk është marrë. Kam dhe një fëmijë të sëmure me temperatur në autobuz këmi telefonuar spitalin, por ambulanca ka ngelur e bllokuar”, tha drejtuesi i një autobuzi në një bisedë telefonike.

Policia e Lezhës fajësoi kompaninë “Geci” që ka me koncesion mirëmbajtjen e rrugës, ndërsa njoftoi nisjen e procedimit penal ndaj saj. Prokurori i Lezhës Erjon Shehaj i tha BIRN se kishin filluar hetimet dhe se po merreshin dokumentacionet e kontratës së mirëmbajtjes. Kompania “Geci”, nuk qe e arritshme, por sipas prokurorit ka pretenduar se në kontratë nuk kishte parashikime për mirëmbajtje nga dëbora.

Ndërkohë pas thirrjeve të shumta për ndihmë, forca të ushtrisë dhe mjete të saj ndërhynë për zhbllokimin e rrugës edhe pse dhjetra mjete mbetën të bllokuara edhe gjatë ditës së dielë.

I bllokuar në rrugë ndërsa udhëtonte për në Shkodër ishte edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një bisedë telefonike me News 24, Basha fajësoi qeverinë se edhe pse kishte pasur informacion për motin dhe reshjet e pritshme të dëborës, nuk kishte marrë masa.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku vizitoi aksin rrugorë në mesnatën e të shtunës dhe pretendoi se ishin marrë masat për zhbllokimin e saj, ndërsa qytetarët e bllokuar po ndihmoheshin nga policia dhe Emergjencat Civile.

Por drejtuesit e makinave të bllokuar në rrugë thanë se nuk patën asnjë ndihmë për mbi pesë orë. “Po kalojmë një situatë mjaft të vështirë në mes të ftohtit, pasi temperaraturat janë disa gradë nën zero. Kjo është e pafalashme për shtetin shqiptar, duke qenë se reshjet e dëbores ishin paralajmëruar dhe këtu madje është dhe reliev fushor dhe rruga mund të ishte mbajtur lehtësisht e hapur”, tha drejtuesi i autobuzit.

Shkak i bllokimit të këtij segmenti rrugor sipas policisë u bë mungesa e ndërhyrjes nga firma kontraktore që mirëmban këtë segment rrugor. Në rrugë nuk është parë asnjë mjet apo punëtor për të pastruar dëborën dhe hedhur kripë, pavarësisht se ishte paralajmeruar për reshje dëbore në të gjithë rajonin e Lezhës.

Në oret e drekës të së shtunës Policia e Lezhës njoftoi se nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi.

Ndërkohë sipas prokurorit Erjon Shehaj, që po kryen hetimet pas referimit nga policia, drejtues të kompanisë “Geci”, e cila ka në kontratë mirëmbajtjen e rrugës, kanë pretenduar se ata nuk kishte parashikime për mirëmbajtje dimërore, pasi rruga ishte fushore dhe nuk ka pasur parashikim për mot të kësaj natyre. “Ata pretendojnë që mirëmbajtja në dimër nuk është parashikuar në kontratë, por kjo do shikohet kur të merren të gjithë dokumentet”, tha Shehaj.

Në superstradën Lezhë-Milot u krijua një problematikë mjaft i madhe, pasi mungesa e ndërhyrjes nga kontraktori solli bllokim të lëvizjes, e për pasojë dhjetra qytetar ngelën të bllokuar për shumë orë”, tha Ndrek Mhillaj, Shef i Emergjance Civile në Prefekturën e Lezhës.

Mhillaj tha se kishin pasur një numër të madh telefonatash dhe kërkesash për ndihmë. “Përballë situatë kërkuam mbështetjen e ushtrisë. Këta të fundit kanë ardhur pak minuta para mesnatë dhe kanë shpërndarë karburant dhe batanije për udhëtarët që ngelën të bllokuar”, tha ai, ndërsa shtoi se ushtria vijoi të ishte në rrugë edhe gjatë ditës së dielë.

Sipas Mhillajt rreth orës 2:00 të mëngjesit është bërë i munduar zhbllokimi i automjeteve dhe është devijuar lëvizja për nga rruga e vjetër Lezhë-Milot.

Reshjet e dëborës janë ndërprerë që prej mesnatës të së shtunës në Qarkun e Lezhës, por situata në rrugë vijon të mbetet problematike si shkak i ngricave. Superstrada Lezhë-Milot vijon të jetë e bllokuar dhe policia ka devijuar lëvizjen për nga rruga e vjetër, ndërsa akset e tjera kombëtare të këtij qarku janë të kaluashme, por këshillohet të bëhet kujdes nga përdoruesit e rrugës për shkak të ngricave.

Po ashtu si pasojë e motit me stuhi dëbore kanë ngelur pa energji elektrike disa fshatra si shkak të dëmtimeve në rrjet, ndërsa dhe rrugët në zonat rurale në Mirditë janë të bllokuara, pasi trashesia e dëbores ka arritur në mbi 20 centimetra.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet geci hetohet geci per mirembajtjen e rrugeve kompania geci moti i keq ne shqiperi geci hetohet geci per mirembajtjen e rrugeve kompania geci moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:33

TIRANË– Kompania ‘Salillari’, në pronësi të Pëllumd Salillarit, është kompania që ka marrë përsipër të mirëmbajë rrugët ‘Ura e Zogut-Rrëshen’, ‘Ura e...

Aktualitet 14 Shkurt 2021, 13:09

TIRANË-Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjendjen e rrugëve teksa vendi është përfshirë nga moti i keq.Sipas ARRSH-së, në rajonin ve...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet