"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Ekstradohet 39-vjeçari nga Shqipëria drejt Kanadasë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një aksidenti me pasojë
11 Gusht 2020, 13:35Nga DOSJA
TIRANË– Erjon Kashari, 49 vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Shqipëria drejt Kanadasë. Mësohet se shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet kanadeze, të cilët kanë lëshuar një urdhër-arrest më datë 15.06.2018 nga Gjykata British Columbia, Kanada.
Kashari është një person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez. Ai akuzohet se në vitin 2014, në Richmond, Kanada, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Për këtë arsye, Gjykata e British Columbia, Kanada, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shqiptarin Erjon Kashari.
Ai është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë. Tashmë, autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë, ku Kashari do të përballet me drejtësinë.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar E. K., 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K. Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë. Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Etleva Deda. Sipas ...
TIRANË– Muaji gusht ka rikthyer përsëri një numër të lartë të aksidenteve rrugore. Në vetëm 10 ditët e para të këtij muaji janë regjistruar 62 aksid...
TIRANË– Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek ai, përmes një videoje intim...
VLORË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot katër zyrtarë të Bashkisë Himarë. Sipas informacioneve mësohet se IKMT ka paditur k...
KUKËS- Policia e Kukësit ka pësuar ndryshime në strukturën e saj drejtuese. Sipas informacioneve mësohet se ndryshimet janë tek Policia Rrugorë dhe jo tek ...
TIRANË- Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin kundër gjyqtares së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Në një njoftim për mediat, Komisionieri Publik bë...
SARANDË– Një pushuese në Ksamil ka humbur tragjikisht jetën sot. Sipas informacioneve mësohet se viktima është një 69-vjeçare, e cila është rrëzuar ...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë ka shpërndarë sot një mesazh nga mjeku Saimir Cenameri nga Materniteti “Koço Gliozheni”. Në një video-mesazh, mjeku...
FIER-OLF (Operacioni Forca e Ligjit) i ka dërguar formularët 4 personave në Fier, që janë dënuar për trafik droge. Mësohet se në “sitën” e OFL-së ja...
ITALI- Edhe katër ditë kanë mbetur nga afati i vënë nga qeveria italiane për të huajt që duan të pajisen me një leje qëndrimi. Afati mbyllet më 15 gusht. Në Ita...