LIVE UPDATES
Aktualitet

GJK pranon pjesërisht kërkesën e noterëve, shfuqizon një nen

27 Tetor 2021, 14:42 Nga DOSJA
GJK pranon pjesërisht kërkesën e noterëve, shfuqizon

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e Unionit të Noterëve Shqiptarë për pezullimin e disa neneve për noterinë. Në një njoftim zyrtar, Kushtetuesja bën me dije se ka vendosur të shfuqizojë fjalinë e fundit të pikës 1 të nenit 26 të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”, ndërsa kërkesat e tjera janë rrëzuar. Vendimi përfundimtar do të shpallet brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji.

Njoftimi nga Gjykata Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 14.10.2021 dhe 20.10.2021 çështjen me palë kërkuese shoqata “Unioni i Noterëve Shqiptarë”, me objekt:

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e fjalisë së fundit të pikës 1 të nenit 26 të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”.
– Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Pak ditë më parë Unioni i Noterëve Shqiptarë depozitoi një kërkesë ku kërkonte shfuqizimin e disa neneve me të cilët kishin papajtueshmëri.

Deklarata e plotë e Noterëve:

UNIONI I NOTEREVE SHQIPTARE perfaqesuar nga Admir Drago depozitoi një kërkesë për papajtueshmëri te një pjese te neneve te Ligjit 110/2018 Për noterinë ne Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim te seancës plenare te mbajtur sot ne date 20.10.2021, ne pritje te vendimit te Gjykatës ju njohim për disa nga kërkesat qe kemi depozituar. Kjo nismë ka qenë fryt pune i 9 noterëve dhe është konsultuar gjerësisht me noterë të juridiksionit të Tiranës dhe qyteteve të tjera të cilët kanë shprehur shqetësime të ndryshme nisur nga vetë fakti që konsultimi për hartimin e ligjit bazë mungoi. Profesioni i noterisë në vendin tonë është një profesion relativisht i lashtë në ekzistencë por i ri në organizim dhe funksionim.

Një noter është njëkohësisht një zyrtar publik që njëson dokumente dhe është përgjegjës për sigurinë e këtyre dokumenteve dhe një anëtar I një profesioni të lirë që vepron në mënyrë të pavarur dhe të paanshëm dhe që zgjidhet lirisht nga palët që kërkojnë shërbimin.’ Pas kalimit nga sistemi monist në demokraci, u miratua Ligji i parë për noterinë nr. 7829 datë 1 Qershor 1994. Ky përbën rregullimin e parë të plotë dhe sipas modeleve të vendeve evropiane të zhvilluara përshërbimin noterial. Në historikun e vendit tonë të sistemit të demokracisë parlamentare, rregullimet ligjore të noterisë janë përmirësuar me anë të dy ligjeve dhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila ka hedhur dritë mbi mënyrën e funksionimit dhe rëndësisë së profesionit të noterisë në vendin tonë.

Veprimtaria noteriale shërben për vendosjen e aktiviteteve e interesave të qytetarëve mbi baza plotësisht ligjore dhe në mënyrë të unifikuar, duke siguruar shmangien e konflikteve e duke sjellë stabilitet në qarkullimin civil. Ofrimi për publikun i shërbimeve noteriale lidhet ngushtë me garancinë për një pasqyrim të besueshëm të fakteve apo të vullnetit të shprehur në veprimet që kryejnë qytetarët. Nga ana tjetër, veprimtaria noteriale krahas publikut ka rëndësi të veçantë edhe për institucionet shtetërore, sepse ky shërbim duhet t’i sigurojë atyre një dokumentacion të besueshëm, të njëvleftshëm dhe pjesë përbërëse e të rëndësishme të sistemit të dokumentacionit shtetëror e publik.

Unioni ka kërkuar pezullimin e neneve 95,96 dhe 106 të Ligjit 110/2018 si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministraven Nr. 1045, datë 15.1.2020 “PËR MËNYRËN E NDËRLIDHJES, NIVELIN E AKSESIT DHE TË BASHKËVEPRIMIT TË SISTEMIT ELEKTRONIK TË DHOMËS KOMBËTARE TË NOTERISË ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE”. si dhe Unioni ka kërkuar pezullimin e neneve 41 deri 53 dhe 26 pika 2 germa “d” “dh” të Ligjit 110/2018 Cënohet liria ekonomike e grupit të një profesioni të rregulluar siç parashikohet në nenin 11, 17, 155 dhe 157 të Kushtetutës.

UNIONI I NOTERËVE SHQIPTARË
Shpjegime Gjykata Kushtetuese 20.10.2021 – 2 –
V. Cënohet parimi i barazisë përpara ligjit siç mbrohet nga neni 18 i Kushtetutës
VI. Cënohet parimi i prezumimit të pafajësisë siç mbrohet nga neni 27 i Kushtetutës

Kjo bazë ligjore është përdorur për hartimin dhe miratimin dhe rrjedhimisht ndërtimin dhe aksesimin e një sistemi BAZË TË TË DHËNASH i quajtur NISA.

Ky sistem ndër të tjera cënon disa interesa shtetërore  dhe shoqërore. Krijimi dhe funksionimi i sistemit nuk është bërë në përputhje me standardet ligjore  dhe ndërkombëtare të mirë pranuara të krijimit të bazave shtetërore të të dhënave pasi: Të dhënat shtetërore duhet të administrohen nga një person publik ose një person privat që ushtron
funksion publik. Dhoma Kombëtare e Noterisë nuk është subjekt që ushtron funksion publik (për më tepër për funksionet e Dhomës shih Vendimin e GJK nr.3 v.2005) 2. Krijohen 2 sisteme bazash të dhënash. Aktualisht për veprimet noteriale që përfshijnë të dhënat  personale të shtetasve shqiptare operojnë 2 sisteme elektronike të pavarura nga njëra tjetra:

a.RNSH krijuar në bazë të VENDIM Nr. 304, datë 21.5.2014 PËR KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE TË SHËRBIMIT NOTERIAL SHQIPTAR, REGJISTRI  NOTERIAL SHQIPTAR (RNSH) i krijuar në bazë dhe për zbatim të LIGJ Nr.10 325, datë  23.9.2010 PËR BAZAT E TË DHËNAVE SHTETËRORE. Standardet ndërkombëtare të  mbrojtjes së të dhënave personale2 përcaktojnë se nuk mund të krijohen dy sisteme të dhënash  për një objekt dhe se Bazat e të dhënave shtetërore, krijohen dhe administrohen nga çdo  institucion publik;ose nga çdo person juridik privat, që ushtron funksion publik, në përputhje  me legjislacionin në fuqi.

NISA krijuar në bazë të VENDIM Nr. 1045, datë 15.1.2020 PËR MËNYRËN E NDËRLIDHJES, NIVELIN E AKSESIT DHE TË BASHKËVEPRIMIT TË SISTEMIT ELEKTRONIK TË DHOMËS KOMBËTARE TË NOTERISË ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE i cili është miratuar vetëm në bazë dhe për zbatim të pikës 3, të nenit 96, të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë” dhe jo të Ligjit kuadër (lex specialis) për BAZËN E TË DHËNAVE. 3.

Akti prezanton kosto shtesë për noterët dhe rrjedhimisht një taksë të fshehtë (barrë fiskale) pa autorizimin e shprehur nga ligji në kundërshtim me nenet 155 dhe 157 të Kushtetutës. Sistemi NISA nuk autorizohet nga asnjë akt tjetër ligjor që të përcaktojë taksa apo tarifa shtesë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Në fund të fundit, funksioni i vërtetimit, i besimit publik, i takon shtetit dhe vetëm ky i fundit mund t’ia japë  atë autoriteteve të tij, ose delegatëve të autoritetit në fjalë. Nëse shteti nuk arrin ta japë atë, atëherë nuk ka  besimin publik siç është përshkruar më parë. Prandaj “Rregullat për organizimin e Noterëve” përcaktojnë se Noteri është një zyrtar publik të cilit shteti i ka deleguar fuqinë e tij duke e lejuar atë të japë vërtetësinë e dokumenteve të draftuara prej tij.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ligji per noterine gjykata kushtetuese ligji per noterine

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri