Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Dikur transportonte drogë me gomone, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë, pjesë e grupit kriminal (Video)
9 Gusht 2019, 17:15Nga DOSJA
VLORË– Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për 32-vjeçarin e identifikuar si Sandër Likaj.
Likaj ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 15 vite burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. 31-vjeçari u arrestua ditën e sotme në Lapardha, në shtëpinë e tij ku fshihej prej kohësh.
Në vitin 2009 policia e shtetit shkatërroi një grup kriminal prej 14 personash, shqiptarë dhe italianë, pjesë e të cilit ishte edhe Sandër Likaj. Grupi u kap nga policia italiane teksa transportonin një gomone me kanabis, dhe 31-vjeçari u shpall në kërkim.
Njoftimi i policisë Vlorë
Finalizohet operacioni i koduar “Lapardhaja”
Kapet i kërkuari, i dënuar me 15 vite burg.
Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe njësia Shigjetat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap në banesë, në fshatin Lapardha shtetasi:
Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.
31-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Në vitin 2009 është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike cannabis sativa dhe është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.
Në atë periudhë ndaj shtetasit Sandër Likaj filloi procedimi penal dhe më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit rezultoi se edhe ky shtetas ishte i përfshirë në këtë këtë grup kriminal dhe për këtë u bë shpallja në kërkim e tij.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Disa biznese janë gjobitur dhe mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi janë konstatuar shkelje të dnryshme duke nisur që nga mungesa ...
KAKAVIJË– Frontex misioni ndërkombëtar i kontrollit të kufirit bëri publike disa prej rezultateve të punës disa mujore të efektivëve nga disa vende p...
FIER– Një 65-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.Dosja...
ELBASAN– Një aksident a ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Prrenjasit, Elbasan. Dosja.al ka siguruar disa foto nga vendngjarja ku shihet se një automje...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncime të shumta në rrjetet sociale. Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha...
TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona ditën e sotme për vepra të ndryshme penale.Në prangat e policisë ka qënë një 19-vjeçar nga Turqia...
SARANDË– Një trup i pajetë është gjetur në një kanal me ujë në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” në Bistricë.Nga informacioni paraprak mësohet se i ndj...
FIER– Gardiani i burgut të Fierit, Xhevat Manaj është aksidentuar teksa po shkonte në shtëpi vetëm 20 ditë pasi kishte filluar punë. Ngjarja ka ndodhur ditën e...